Author: Jeta almakos

Të hiqet abolimi, dhe falje të ketë  vetëm pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë, respektivisht presidenti i shtetit të mund të falë vetëm persona që tashmë janë të dënuar, por jo edhe ata që i nënshtrohen ndjekjes penale. Kjo ishte temë debati lidhur me Propozim-Ligjin për Falje, të cilin e organizoi Ministra e Drejtësisë. Kryetari i Grupit Punues, Boban Misosksi, tha se me ndryshimet ligjore për falje,  nga ana e presidentit  përveç të dënuarit, kërkes për falje mund të bëjnë edhe të afërmit e të dënuarve. Boban Misoski, kryetar i Grupit punues “Risia që e gjetëm në këtë…

Lexo më Shumë

Ditën e mërkurë në Komunën e Sarajit, shumica e bjeshkatarëve shqiptarë njëzëri vendosën që të bojkotojnë dhe të çantarësohen nga Federata Bjeshkatare e Maqedonisë Veriore, pasi sipas tyre, kërkesat me shkrim nuk janë marrë parasysh nga kjo Federatë, shkruan Zhurnal.mk. Kritika kryesore ka qenë se në Federatën Bjeshkatare të Maqedonisë Veriore, janë anashkaluar të gjithë bjeshkatarët shqiptarë nga komisionet dhe deri tani nuk është plotësuar dygjuhësia. Ky vendim është përkrahur nga Shoqatat Bjeshkatare “Nivishta”, “Dardania”, “Ujëmiri” dhe “Gryka e Dërvenit”, si dhe shoqatat tjera që promovojnë bjeshkatarinë por nuk janë pjesë e Federatës si Shoqata “Natyra”-Saraj, “KBC Dibra”, “Bukuritë e…

Lexo më Shumë

Ministri i shoqërisë informative dhe administratës, Azir Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se nuk është kjo administrata që i duhet vendit. Ai tha se numri i administratorëve në vend është 129 374. “Me atë që janë në total të punësuar 1 354 institucione. 60% janë institucione në nivel lokal dhe 40 në nivel shtetëror. Po ta merrni si total thjesht numri i institucioneve është shumë i madh, pikërisht dalim në atë që e thamë më herët. Ka institucione që nuk e dinë se përse ekzistojnë dhe çfarë shërbime japin, pasi që ai gjysmë shërbim mund të tejkalohet në…

Lexo më Shumë

Vendimi i fundit i Qeverisë, me të cilin parashihet heqja e vizës dalëse për të shkuar në haxh, ka pasura me një varg pyetjesh: Çfarë nënkupton tani, ulje e çmimit të haxhit që këtë vit kalonte koston prej 6 mijë euro, apo vetëm lehtësim të procedurave? Ky sqarim nuk u tha as në njoftimin e Qeverisë, dhe as nga BFI-ja, prandaj TV21 u drejtua në zyrën për informim të këtij institucioni fetar. Nga atje, sqaruan se viza dalëse nuk ka rënduar xhepin e myslimanëve, pasi ajo ka pasur çmimin prej 150 denarësh, por heqja e saj nënkupton lehtësim i procedurave për…

Lexo më Shumë

Ministri i shoqërisë informative dhe administratës, Azir Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se administrata është e çorientuar në aspekt të organizimit të brendshëm. “Ju keni institucione që s’kanë person në aspekt të kapaciteteve njerëzore janë të pakta, ndërsa keni të tjera që kanë shumë. Pra me optimizmin, ky është edhe një prej Ligjeve në të cilin punojmë, dhe që është në përputhje me kërkesat e BE-së, që të bëhet optimizmi dhe riorganizimi i administratës shtetërore. Me optimizim nënkuptojmë që secili njeri të ketë një përshkrim të punës, cilat janë përgjegjësitë dhe punët që duhet të kryejnë dhe e…

Lexo më Shumë

Sa i përket përqindjes së të punësuarve shqiptar në administratën dhe përqindjen që diku është shumë e ulët, ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se kjo është për shkak dy arsyeve, njëra është sepse nuk funksionon sistemi i meritokracisë, dhe e dyta është fakti se ende vazhdon të funksionojë mendësia e vjetër se një shqiptar është më pak i aftë se sa një maqedonas. Ai tha se duhet krijuar modele për meritokraci që këto gjëra të shmangen. “Duke krijuar indikator matës në një nivel të punës, jemi duke punuar që të krijohet…

Lexo më Shumë

Artan Grubi, Metodija Dimovski, Nikolla Tupançevski, Hisni Xhemaili dhe Bujar Osmani, kanë marrë paralajmërime për mosrespektim të Kodit për Sjellje Etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria. Këtë e tha sot në brifingun e sotëm me gazetarët, zëvendëskryeministrja e Obliguar për Politika dhe Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska, njofton Meta.mk. “Pavarësisht të gjithave dhe pavarësisht se për këtë bëhet fjalë, ne vendosim në bazë të argumenteve. Nuk na intereson se për këtë bëhet fjalë, por nëse funksionarët e kanë shkelur kodin ose jo. Mund të them se ka ndryshim në sjellje. Rekomandimet tona janë…

Lexo më Shumë

Sektori për asgjësim të krimit të organizuar dhe serioz në koordinim me Sektorin për operacione speciale policore dhe me pjesëmarrje të ekipeve nga Drejtoria e doganës, nën kryesimin e prokurorit kompetent publik nga PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot, pas hetimit disamujor kriminalistik, kreu aksion të koordinuar policor, në të cilin u asgjësuan tre grupe të organizuara të krimit të përbëra nga persona nga Shkupi, të cilët një periudhë më të gjatë kohore ishin të involvuar në kryerje të veprave penale nga fusha e tregtisë së palejueshme me drogë dhe armë, përcjell Nistori. “Pas Urdhrave për bastisje,…

Lexo më Shumë

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se është e nevojshme që të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai këto deklarata i ka bërë gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Presidencës serbe, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë punën në normalizimin e raporteve dhe sërish ka dhënë mbështetjen e SHBA-së për procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. “Presidenti Vuçiq theksoi se Serbia vazhdon të jetë e përkushtuar në politikën e paqes dhe…

Lexo më Shumë

“Fokusi i kësaj klike të ngushtë qeverisëse është te krimi, plaçkitjet dhe interesat personale. Qeveria të shtunën ishte në Pellagoni për të shënuar fillimin e ndërtimit të një pjese të segmentit Prilep-Manastir. Ata bënë foto, bënë skena të mëdha. Agjencia e preferuar e ngjarjeve të BDI-së ngriti një platformë për të festuar, ata mbaruan, paketuan, ngarkuan ekskavatorët dhe u larguan. Për të njëjtën rrugë sot nuk po punohet”. Këtë kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në tribunën e djeshme të OBRM-PDUKM-së në Kumanovë. Ai theksoi se asgjë nuk po bëhet në terren, dhe kompania private, e cila është kontraktore, gjegjësisht “Bechtel…

Lexo më Shumë

Edhe pas pauzës së rregullt, deputetët sot kanë vazhduar debatin për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, i cili është pjesë e pakos së ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Deputetët e opozitës mendojnë se këto ndryshime ligjore janë në kundërshtim me rregullin e së drejtës, sepse ligji i robëron punëtorët, në vend që t’i çlirojë. Deputetët e LSDM-së thanë se ndryshimet në ligj janë duke u bërë për realizimin më efektiv, efikas dhe më të lirë të projekteve që janë me interes strategjik dhe kombëtar. Votimi për këtë pikë do të caktohet për ditë…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve – 18 Majit, Ministria e Kulturës njofton se hyrja në muzetë e Maqedonisë nesër do të jetë falas. “Nesër ju ftojmë të shkojmë në një udhëtim magjik nëpër trashëgiminë e pasur kulturore të vendit dhe për një moment të përjetojmë historitë nga e kaluara jonë”, njofton përmes një statusi në Facebook ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Sipas Ministres, Dita Ndërkombëtare e Muzeve na kujton rolin e paçmuar që luajnë muzetë në ruajtjen e identitetit tonë kulturor dhe nxitjen e ndjenjës së unitetit.

Lexo më Shumë