Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve – 18 Majit, Ministria e Kulturës njofton se hyrja në muzetë e Maqedonisë nesër do të jetë falas.
Sipas Ministres, Dita Ndërkombëtare e Muzeve na kujton rolin e paçmuar që luajnë muzetë në ruajtjen e identitetit tonë kulturor dhe nxitjen e ndjenjës së unitetit.