Author: Jeta almakos

Çdo deklaratë publike që fyen ose provokon palën tjetër është absolutisht e papranueshme, thuhet në komunikatën e ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, lidhur me një deklaratë të eurodeputetit bullgar, Angel Xhambaski, që në Shkup është vlerësuar si “provokim” dhe “fyerje e rëndë”. Xhambaski, më 18 tetor, përmes një video incizimi duke reaguar ndaj vendimit të autoriteteve maqedonase për miratimin e një ligji që ndalon regjistrimin e shoqatave kulturore që mbajnë emrat e personaliteteve të kontestueshme bullgare nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, tha se “bullgarët do të vendosin se kush jeni ju [maqedonasit]”, dhe se vendimi…

Lexo më Shumë

“Në vitet e kaluara jemi ballafaquar me disa kriza që e kanë prishur rëndë funksionimin normal të shoqërisë dhe shtetit. Çështja nuk është më nëse do të ketë një krizë të re, por çfarë dhe me cilin intensiteti do të jetë kriza e radhës. Prandaj mbrojtja e infrastrukturës kritike, e cila përfshin të gjitha proceset fizike dhe organizative të nevojshme për funksionimin normal të shtetit, është detyrë kombëtare e rendit të parë”. Këtë e deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në konferencën “Drejt qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike: Shkëmbimi rajonal”, organizuar nga Fondacioni “Fridrih Ebert” – Zyra…

Lexo më Shumë

Sipas parashikimeve meteorologjike, periudhat e ftohta mund të ndikojnë edhe në ekonominë evropiane, thanë meteorologët. Shërbimi Amerikan i Motit, Accuëeather, më në fund ka lansuar parashikimin për sezonin e dimrit për Evropën. Sipas Accuëeather ky sezon pritet të ndikohet nga “La Niña”, fenomen oqeanik dhe atmosferik, kur temperaturat e ulëta të oqeanit, zgjerohen në tërë Paqësorin Ekuatorial, që nga ana tjetër, krijon sistem oqeano-atmosferik, që i zvogëlon temperaturat në glob. “La Niña”, sipas meteorologut Jason Nicholls, do të arrijë kulmin në nëntor, ndërsa do të kalojë në një fazë normale gjatë janarit. Klimatologët thanë se fenomeni “La Niña”, është ende…

Lexo më Shumë

Është arritur marrëveshje për pagat e punëtorëve të Ndërmarrjes qarkulluese publike dhe autobusët e NQP-së tashmë do të fillojnë të qarkullojnë, ka konfirmuar për MIA-n kryetari i Sindikatës së NQP-së, Miço Stojanovski. “Transferimi i parave është bërë. Paga do të shpërndahet nesër. Autobusët fillojnë të qarkullojnë”, tha Stojanovski për MIA-n. Informacioni është përcjellë nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, me të cilën kanë pasur takim para gjysmë ore. Edhe nga Qyteti i Shkupit përmes një komunikate për media kanë konfirmuar se është gjetur zgjidhja. I kanë bërë thirrje menaxhmentit të kompanisë që të japë dorëheqje dhe i kanë ftuar Qeverinë…

Lexo më Shumë

Në kohën kur ende vazhdojnë diskutimet nëse “Open Balkan” e rivalizon “Procesin e Berlinit”, apo është një plotësim i tij, Gjermania ka vendosur të rivitalizojë nismën e ndërmarrë nga ish-kancelarja Angela Merkel në 2015-tën. Për këtë qëllim, në kryeqytetin gjerman po zhvillohen këto ditë tre ministeriale me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në fokus të konferencës së parë, do të jenë gjithashtu edhe çështje të sigurisë së brendshme dhe emigracionit të paligjshëm. Krahas ministrave të Brendshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të dhjetë vendeve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, si…

Lexo më Shumë

Partia opozitare OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e kryebashkiakes së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, pasi siç thonë ato fajtore për gjithë kaosin që është krijuar në NQP është vet ajo. “Arsovska hyri në histori si kryetarja më e paaftë dhe e vetmja që arriti të falimentojë një ndërmarrje. Ajo duhet të japë dorëheqjen sepse është e paaftë dhe ka mashtruar shkupjanët”, shprehen nga OBRM-PDUKM. E në paraqitjen e saj të fundit, Kryetarja e Shkupit, Arsovska pyetjes së gazetares se a do të japë dorëheqje sepse për herë të parë në historinë e qytetit të Shkupit qytetarët kanë mbetur pa transport publik,…

Lexo më Shumë

Plani i presidentit Biden synon të shtojë furnizimin në vazhdën e vendimit të OPEC+ që do të shkurtojë prodhimin Presidenti Joe Biden ka paraqitur planet për të shitur 15 milionë fuçi nga Rezerva Strategjike e Naftës e vendit deri në fund të vitit dhe detajoi një strategji për të rimbushur rezervën kur çmimet të bien. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të blejë naftë për të rimbushur Rezervën Strategjike të Naftës kur çmimet të bien në 70 dollarë për fuçi. Kjo do të thotë që kompanitë e naftës mund të investojnë për të rritur prodhimin tani me besim se do…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Bashkisë së Shkupit Danella Arsovska, të cilën e quajnë të paaftë. Nga kjo parti thonë se “për shkak të saj mijëra familje kanë mbetur pa paga, ndërsa miliona pa transport publik në kryeqytet”. Nga OBRM-PDUKM thonë se “derisa Arsovska flet me veten se kush është fajtor, Ndërmarrja Transportuese Publike po fundoset”. “Arsovksa është futur në histori si kryetarja më e paaftë edhe e vetmja të cilës i është bankrotuar ndërmarrja. Ajo duhet të jep dorëheqje pasi është e paaftë dhe i ka mashtruar shkupjanët”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Lexo më Shumë

Dita e luftës revolucionare të Maqedonisë – 23 Tetori, gjegjësisht 24 Tetori i vitit 2022 (e hënë) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kjo ditë është ditë jo pune sipas Ligjit për festa të RMV-së (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr.21/98 dhe 18/07). Nga MPPS të gjithë qytetarëve ua urojnë festën.

Lexo më Shumë

Kanceri i gjirit është një kancer i cili fillon në indet e gjirit. Sipas Statistikave tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra, mirëpo mund të paraqitet edhe te meshkujt por me shkallë më të ulët të rrezikut 1 në 100 raste. Simptoma e parë e dukshme e kancerit të gjirit është tipikisht një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji. Në lidhje me Kancerin e Gjirit, portali TS, ka bërë një bisedë me…

Lexo më Shumë

Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre pas vetëm 44 ditësh në detyrë. Truss do të jetë kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo ka qenë nën presionin e deputetëve konservatorë për të dhënë dorëheqjen, pas dorëheqjes së Suella Braverman si sekretare e Brendshme dhe pas krizës që pësoi qeveria e saj. Gjashtë javë pasi u bë kryeministre e Britanisë, Truss është hasur me probleme të shumta, me opinionin publik dhe deputetët e partisë së saj të cilët ishin në pikëpytje për qeverisjen e saj.

Lexo më Shumë

Duke komentuar zërat për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Qeveri, deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi, ka deklaruar se do të ishte mirë që shumica aktuale të zgjërohet sa më tepër, shkruan gazeta LAJM. “Unë vetëm përmes mediumeve kam dëgjuar që ndoshta ASH-ja mund të hyjë në Qeveri, por nga ana tjetër, kam dëgjuar deklarata të prera që nuk ka asgjë në këtë drejtim. Unë personalisht do të kisha dashur që shumica të zgjërohet sa më shumë, ai blloku progresi pro-evropian”, tha deputeti, Kastriot Rexhepi.

Lexo më Shumë