Sipas burimeve të portalit plusinfo.mk Disa banorë të Haraçinës sërish kyçen me vetë-iniciativë në rrjet dhe shkaktojnë defekte të cilat i lënë pa rrymë edhe banorët e tjerë të fshatit. Sipas informacioneve deri tek të cilat ka ardhur plusinfo nga banorët e fshatit, një pjesë e banorëve në Haraçinë sërish i sulmojnë punëtorët e EVN dhe nuk i lejojnë të punojnë. Ata me vetë iniciativë lidhen në rrjet dhe shkaktojnë defekte të cilat i lënë pa furnizim edhe banorët e tjerë të cilët dëshirojnë që të punohet, që përfundimisht problemi me rrymën t’i takojë së kaluarës. Defekt i tillë ka ndodhur pikërisht sot. Jozyrtarisht personat F.A., A.M., A.Q. dhe të tjerë, nuk lejojnë që të u vendosen orëmatës dhe ju kanosen punonjësve të EVN, me qëllim që të mund të vazhdojnë me mënyrën e vjetër të funksionimit dhe vjedhjeve. Vitin e kaluar në Haraçinë u mbajt takim me përfaqësues të Qeverisë të cilët së bashku me përfaqësues të Komunës ranë dakord me banorët e fshatit që të hapet një faqe e re dhe të përmirësohet imazhi i fshatit. Megjithatë, siç duket të gjithë mundin e Qeverisë disa banorë e shumëzojnë me zero – thotë burimi i portalit plusinfo. Projekti i EVN për rikonstruim të rrjetit me çka banorëve të Haraçinës do të u mundësohet furnizim stabil me energji elektrike, filloi me realizim në fund të muajit gusht të vitit të kaluar dhe akoma është në zhvillim e sipër.
Data 28.06.2026
Aktuale
- EKSKLUZIVE: Daut Beqiri nuk merr pjesë në eventin e VLEN-it për 24 muaj qeverisje! Ja pse?!
- Media prestigjioze gjermane, ZDF: Prej një muaji mijëra shqiptarë protestojnë kundër Edi Ramës, e akuzojnë për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen
- Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit
- Mexhiti: premtimet po zëvendësohen me rezultate konkrete dhe institucionet po kthehen në shërbim të qytetarëve
- Nikollovski: Rruga Prilep–Manastir do ta shkurtojë udhëtimin drejt Athinës
- Rama replikon me Florjan Haçkën: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë! Shëndetësia, transformim epokal! Unë dhe familja nuk kurohemi jashtë, udhëtimet nga buxhetit ynë
- Po vijnë vapë përvëluese: Temperaturat në Maqedoni do të arrijnë deri në 40 gradë, priten edhe net tropikale
- FOTOLAJM/ “Politika në koshin e plehrave” – Protestuesit vendosin fotot e Ramës, Ballukut, Berishës dhe Ballës në kazanët e mbeturinave


