Author: Jeta almakos

“Sot i gjithë shteti feston , kurse ne jemi mbledhur t’i përkujtojmë familjarët tonë që para 2 viteve u dogjën këtu në spitalin modular, këtë e tha njëri nga familjarët e viktimave të tragjedisë së para dy vjetëve në spitalin modular të Tetovë, ku jetën humbën 14 persona. Familjarët kërkojnë që sërish të hapet procedurë gjyqësore për shkaqet e zjarrit dhe shkarkimin e disa prokurorëve në krye me prokurorin republikan Lubomir Joveski. “Ata sot nuk janë në mesin tonë, vetëm se nuk u respektua asnjë standard i ndërtimit. U munduan të na frikësojnë dhe të heshtin duke i vlerësuar jetët…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari këto ditë po qendron për vizitë n% SHBA me ftesë të Departementit Amerikan të Shtetit. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për vizitën në kuadër të Programit për Lidership të Vizitorëve Ndërkombëtarë. “Me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, po qëndroj në SHBA në kuadër të Programit për Lidership të Vizitorëve Ndërkombëtarë (IVLP), ku po realizoj takime të shumta duke kultivuar njëkohësisht marrëdhënie të qëndrueshme me homologët amerikanë. Nëpërmjet kësaj vizite, ne si të përzgjedhur, në takimet pasqyrojmë interesat profesionale dhe mbështesim qëllimet e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Programi…

Lexo më Shumë

Për 19 vjedhje të makinave luksoze në Halkidiki, me vlerë mbi një milion euro, akuzohen anëtarët e organizatës kriminale, e cila u zbulua nga policia greke, gjatë së cilës u arrestuan tre persona dhe po kërkohen tre persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje, të gjithë qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Policia greke njoftoi se të arrestuarit janë shtetas të huaj, por sipas informacioneve të korrespondentes së MIA-s nga Athina, bëhet fjalë për gjashtë shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve tre janë arrestuar dhe tre janë në kërkim, dy prej të cilëve tashmë janë identifikuar. Njëri prej…

Lexo më Shumë

Familijarët kërkojnë drejtësi, nuk mund t’i ndalin lotët Kur shteti po feston, familijarët dhe një pjesë e qytetareve të Tetovës po kërkojnë drejtësi pikërisht në këtë ditë kur po bëhen dy vjet nga djegja e spitalit modular në Tetove ku humben jeten 14 persona. “Në këtë vend në spitalin modular sot ashtu sikur dy vite më parë po i kujtojmë britmat dhe të qarat e familijarëve. U dogjën para syve tanë dhe ishim të pafuqishëm t’i shpëtojmë”. “32 vjet shtet, 32 vjet korruspion që vret”, mbanin pankartë familjarët e viktimave të cilët e udhëheqnin masën e qytetarëve që protestonin.…

Lexo më Shumë

Në orët e para të ditës së sotme, është raportuar edhe për një rast të rrahjes në Çair. Këtë herë janë sulmuar me thikë dy të mitur, transmeton TV21. Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Naumi i Ohrit” ka denoncuar në policinë e Shkupit se tek ata, rreth orës 01:42, i lënduar është sjellë një 17-vjeçar nga Çairi. “Më 08.09.2023 në ora 01.42 në SPB Shkup është denoncuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Naumi i Ohrit” është sjell i lënduar një 17-vjeçar nga Shkupi. Sipas së denoncuarës, ai rreth orës 01:15 në rajonin e Çairit është sulmuar fizikisht me mjet…

Lexo më Shumë

Forcohen kontaktet e nivelit të lartë me Zvicrën: Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, takon në Bernë homologen zvicerane, pas takimit me Prokurorin e Përgjithshëm helvetik. Ministri i Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, u takua sot në Bernë, kryeqytetin e Zvicrës, në ditën e Pavarësisë, me homologen e vet, Elisabeth Baume Schneider. Ky është takimi i dytë me autoritetet më të larta të drejtësisë së Zvicrës, pas takimit të paradokohshëm me Prokurorin e Përgjithshëm të Konfederatës, Stefan Blaetler. Synimet e këtij intensifikimi të kontakteve janë: Forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; Shkëmbimi…

Lexo më Shumë

Sot në fshatin piktoresk të Bojanës, komuna e Sarajit, do të mbahet edicioni i shumëpritur i shtatë i Festivalit të Rrushit të Bojanës. Kjo festë vjetore e kultivimit dhe prodhimit të rrushit premton të jetë një ngjarje e paharrueshme për banorët dhe vizitorët. I organizuar nga Instituti ZIP dhe i mbështetur institucionalisht nga Komuna e Sarajit, festivali i sivjetshëm mori mbështetje të konsiderueshme financiare nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ambasada e Francës në Shkup dhe një numër të madh të bizneseve lokale. Mbështetja e tyre kolektive nënvizon rëndësinë në rritje…

Lexo më Shumë

Subjektet politike të cilat sot më së shumti kritikojnë që po vonohet blerja dhe shpërndarja e librave për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, në fakt më së shumti i vononin këto procese kur në të kaluarën udhëheqnin me Ministrinë e arsimit dhe shkencës. Është mirë t’ua freskojmë memorjen që pikërisht para 10 viteve, kur kuadrot e tyre udhëheqnin me ministrinë, marëveshjet për blerje të librave u nënshkruanin dy-tre muaj pas fillimit të vitit shkollor. Konkretisht, marëveshjet me shtëpitë botuese për blerje të librave për arsimin fillor dhe të mesëm për vitin 2013-2014 janë nënshkruar më 29, 30 dhe…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar-korrik 2023, është 304 789 580 mijë denarë, me ç’rast shënon rritje prej 3.7 % krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar-korrik të vitit 2023, është 396 398 126 mijë denarë, që është për 7.1 % më pak krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në janar-korrik të vitit 2023, është 91 608 546 mijë denarë. Mbulimi i importit me eksport, në janar-korrik të vitit 2023,…

Lexo më Shumë

Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” përmes një kumtese reagoi për propozim ndryshimet e Kodit Penal. Sipas tyre kjo do të nënkuptojë legjitimim të krimit të organizuar. “Propozim-ndryshimet e Kodit Penal që u gjendën sot para deputetëve i vlerësojmë si legjitimim të krimit të organizuar dhe stimulim edhe më të madh të korrupsionit nga politikanët. Me këtë i hudhet benzin zjarrit të kulturës së pandëshkueshmërisë e cila e ka kapluar këtë vend që mundohet të bëhet shtet. Shteti i së drejtës nuk egziston. Tre partitë më të mëdha janë shëndërruar në trekëndësh të Bermudeve që rrënojnë çdo ëndërr se në…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri ende nuk ka vendosur nëse do t’i heqë kompetencat kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, për shkak të emërimit të paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla fillore në qytet dhe rrethinë edhe pse Prokuroria Publike dhe Komisioni kundër korrupsionit tashmë e kanë vërtetuar këtë, gjetjet e tyre nuk duket të jenë arsye e mjaftueshme për të marrë vendim, shkruan Alsat. Kanë kaluar gati tre javë që kur ministria ka kërkuar dokumentacion për këto emërime nga komuna, por vendim ende nuk ka. Që nga e hëna, Alsat është në pritje të përgjigjes për pyetjet që…

Lexo më Shumë

Klan Maqedoni duke u thirrur në burime të saj ka bërë të ditur se pas mosmarrëveshjeve brenda partiake, ish deputeti Syrija Rashidi është shkarkuar nga posti drejtor gjeneral i Sh.A. MEPSO. Lajmin Rashidi e ka marrë në Bruksel, ku ndodhet në vizitë zyrtare. Klan M kontaktoi me Rashidin për ti konfirmuar apo mohuar këto informacione, por ai deri më tani nuk është prononcuar. Fillimisht shkarkimi i Rashidit pritet të kalojë edhe në seancë qeveritare, ndërsa Klan M mëson se në vend të Rashidit pritet të emërohet Zudi Koka nga e njejta parti.

Lexo më Shumë