Author: Jeta almakos

Nga qendra e menaxhimit të krizave bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 22 vatra zjarri në hapësirë ​​të hapur dhe të gjitha janë shuar dhe se nuk ka zjarre aktive. Gjithashtu QMK bën me dije se paralelisht me aksionin për zjarret në ambiente të jashtme, zjarrfikësit kanë pasur disa ndërhyrje në djegien e objekteve të ndryshme në zonat e banuara dhe urbane të vendit. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Dje policia ka arrestuar një 27-vjeçar nga Shkupi pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një polic. “Me datë 09.09.2023 rreth orës 01:20 në rrugën lokale në fshatin Marino – vendbanimi Ilinden, Shkup, nga ana e zyrtarëve policorë është arrestuar B.T. (27) nga Shkupi, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ka qenë duke kryer detyra zyrtar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Shkruan Naser Pajaziti Maqedonia e Veriut sot shënon 32 vjetorin e shtetëformësisë së saj. Kur sheh kronologjinë e ngjarjeve nga janari i 1991 me miratimin e Deklaratës së Pavarësisë, që i parapriu Referendumit të 8 shtatorit të 1991, del se prej aty buron problemi i madh apo kanceri i çështjes shqiptare që u zhvillua në metastazën e këtij shteti. Atëherë shtrohen edhe disa pyetje? Pse në Deklaratën e janarit të 1991 nuk shprehej realiteti multietnik i Maqedonisë, por ajo përmbante karakteristika të theksuara nacionale maqedonase. Kjo platformë shtetëformuese nacionale maqedonase nuk plotësonte aspak aspiratat e popullit shqiptar në Maqedoni, gjë…

Lexo më Shumë

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi në Facebook thotë se ka dyshime se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një takim ka lutur ndërkombëtarët për amnistinë e azilantit të arratisur, ish kryeministrit Nikolla Gruevski, përcjell TV21. Gashë kërkon përgjigje nga vetë Ahmeti. “Një pyetje legjitime, për të cilën opinioni pret përgjigje: A i ka lutur, deri në qiell, Ali Ahmeti disa nga ndërkombëtarët, gjatë një takimi në Shkup, që ta lejojnë amnistinë e Nikolla Gruevskit?!”, shkruan Gashi.

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në rrjetin social Facebook pyet për projektin që ai quan “Alumina”, në të cilin sipas tij janë të përfshirë ish kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, dhe Ismail Jaoski, që sipas tij është nyje lidhëse me kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe zv/kryeministrin Artan Grubi. “A është projekti milionësh “ALUMINA” nyja lidhëse e gardës së vjetër politike në RMV në përbërje me Ali Ahmetin, Artan Grubin, Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin me kumbar Ismail Jaoskin – Pucko Petrol?”, shkruan Kasami.

Lexo më Shumë

Vijojnë reagimet e ashpra nga partitë në opozitë lidhur me ndryshimet në Kodin Penal. Kryetar i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti pyet se A është e vërtetë që Nikolla Gruevskit do t’i kthehet pasaporta javën e ardhshme, sepse me ndryshimet në Kodin Penal ai automatikisht lirohet nga përgjegjësia për rastin TNT dhe TRAJEKTORJA, ndërsa për krimet e tjera për të cilat është dënuar do t’i lejohet përsëritje e procedurës penale? Kreu i Alternativës Afrim Gashi, thotë se opinioni pret përgjigje nëse Ali Ahmeti i ka lutur ndërkombëtarët gjatë një takimi në Shkup që të lejojnë amnistinë e Nikolla Gruevskit? Ndërkaq kreu…

Lexo më Shumë

Deputeti Skender Rexhepi-Zejdi sot zyrtarisht themeloi partinë e tij e cila do të quhet “Lëvizja e Popullit”. Zejdi u shpreh se Zoti nuk e ndryshon gjendjen e popullit, derisa ai popull ta ndryshojë gjendjen e tij! “Zoti nuk e ndryshon gjendjen e popullit, derisa ai popull ta ndryshojë gjendjen e tij. I prirur nga thëniet e të parëve tanë, që patriotizmi dhe atdhedashuria janë tiparet e njerëzve që dëshirojnë ta ndryshojnë shoqërinë, i prirur nga thënie e njohur që nëse dëshirojmë ta ndryshojmë botën, duhet të jem shembull, ndërsa më pak të flasim, sepse fjala vet nuk e ndryshon botën,…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot duke komentuar rastin me Onkologjinë, ku dyshohet se janë keqpërdorur terapitë e pacientëve me kancer, tha se për këtë do të kërkojë përgjegjësi pasi që ta merr drejtimin e Qeverisë, përcjell TV21. Mickoski thotë se kjo do të ndodhë pas disa muajve. “Për disa muaj nga sot, do të kemi një qeveri të re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe se ata që e vunë këtë nën qilim dhe ata që janë pjesë e këtij shoqërimi të tmerrshëm mafioz do të dalin para drejtësisë sa më shpejt, ndërsaunë personalisht a do të kërkoj dënime më…

Lexo më Shumë

Ka vazhduar debati përmes rrjeteve sociale midis zëvendëskryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grub dhe kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Gjithçka nisi me një postim që Dimitrievski i njohur si Maksi kishte publikuar në rrjetet sociale dhe që kishte akuzuar Grubin për kontakte me Nikolla Gruevskin duke aluduar edhe për një takim të zhvilluar mes tyre në Budapest. Pas kësaj menjëherë kishte reaguar Grubi, duke iu përgjigjur Maksit me një koment në postimin e tij. “I jam përgjigjur drejtpërdrejt kryetarit të Komunës së Kumanovës. Në fakt e kam thirrur për të kërkuar falje dhe ja ku po i…

Lexo më Shumë

Kaluan nëntë muaj nga mbajtja e debatit publik kur Lëvizja Antibixhoz shpalosi idenë për inicimin e referendumit lokal, për largimin e lojërave të fatit nga vendbanimet. Data për të njëjtin nuk është caktuar ende. Kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës, Besar Durmish   thotë se kanë qenë në komunikim me Lëvizjen Antibixhoz dhe të gjitha obligimet që duhet t’i ndërmerr Komuna e Tetovës në lidhje me referendumin i ka ndërmarrë dhe është e përgatitur.  “Disa herë kam kontaktuar me ata i kam pyetur dhe ende nuk kam marrë përgjigje pozitive se kur do të ulemi që të takohemi dhe të diskutojmë…

Lexo më Shumë

Një kumanovar ka ndërruar jetë në vendin e punës pasi ka marrë goditje nga korrenti, përcjell TV21. Bëhet fjalë për personin D.G. nga Kumanova. “Më datë 08.09.2023 rreth orës 16:50 në SPB-Kumanovë është raportuar se nga goditja elektrike në një fabrikë në Kumanovë është lënduar D.G.(44) nga Kumanova. Ai është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekjen”. Nga MPB thonë se sipas udhëzimit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes.

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se nuk beson që ndryshimet ligjore të Kodit Penal do të kthejnë ish kryeministrin, azilantin e arratisur, në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Taravari në intervistë për VOA thotë se Gruevski është i akuzuar në shumë lëndë dhe si rrjedhojë e ka vështirë të kthehet në vendin tonë. “Nuk besoj se këto ndryshime e ndihmojnë z.Gruevskin pasi ai ka shumë lëndë, nuk është një, dy ose tre. Në qoftë se nuk gaboj ka afër 9 lëndë. S’e besoj që ndryshimi i Kodit Penal do të ndihmon që Gruevski të kthehet në Maqedoni…

Lexo më Shumë