Author: Jeta almakos

Naum Stoillkov nga VMRO-DPMNE tha se reagimet e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me miratimin e ndryshimeve ligjore të Kodit Penal tregon se pushteti votoi jashtë logjikës, amnisti për veten e tyre. “Kjo është vetëm një dëshmi e asaj që për çdo ditë me radhë po flasim se LSDM dhe BDI, jashtë procedurave, jashtë logjikës votuan amnisti për veten dhe për një numër të madh të krimeve të padënuara dhe skandaleve korruptive duke u frikësuar nga zgjedhjet dhe nga ajo se çka do të pasojë pas zgjedhjeve, por një do të shohim e ajo është se përgjegjësi do të…

Lexo më Shumë

 Për shkaqe teknike në rrjetin elektro-shpërndarës, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve në komunat Gjorqe Petrov dhe Saraj. “Nga ora 05:00 deri në ora 07:00, pa energji elektrike do të jetë një pjesë e fshatit Vollkovë të Komunës Gjorçe Petrov dhe fshatrat Kondovë, Sillare e Poshtme dhe Epërme, Graçan, Radushë, Dvorcë, Kopanicë, Rashçe, Bojanë, Saraj, Glumovë, Gërçec, Shishovë, Arnaqi, Paniçarë dhe Raoviq në komunën e Sarajit, njoftojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizave të Qytetit të Shkupit. Të hënën, më 11 shtator, pa rrymë do të jenë komunat Aerodrom, Gjorçe Petrov dhe Karposh. “Nga…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në profilin e tij në X ish-Tuiter ka shprehur ngushëllime deri te familjet e vktimave nga tërmeti në Marok. Ai shprehu edhe dëshirë për rikuperim të shpejtë të të lënduarve. “Jemi të shokuar nga tërmeti katastrofik në Marok mbrëmë me qindra viktima. Ngushëllime të siqnerta deri te familjet e viktimave dhe dëshirë për shërbim të shpejtë të të lënduarve”, theksoi Osmani në platformën X.

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike vlerëson se ndryshimet në Kodin Penal hapin dyert për kriminalizim të mëtejshëm. Sipas partisë së Pavle Тrajonovit  аrsyet që dha kryeministri dhe siç thonë ata,  ekspertët e paguar për konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve kriminalë, nuk qëndrojnë fare. Lidhja Demokratike  radhit disa elementë kryesorë që sipas tyre I bëjnë edhe më të dyshimta ndryshimet e Kodit Penal. LIDHJA DEMOKRATIKE “Së pari, miratimi i ligjit u bë me procedurë të shkurtuar pa diskutim më të gjerë parlamentar dhe të ekspertëve. Së dyti, procedura u zhvillua me flamur europian, gjë që e bëri të pamundur bllokimin e miratimit të ligjit…

Lexo më Shumë

Nga Ilir Kulla Lironi Dritanin të dashur gjyqtarë! Jeni në shkelje të ligjit vendas dhe ndërkombëtar. Koha prej 45 ditësh për paraburgimin për ekstradim kaloi dhe Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka sjellë dokumenta shtesë sepse nuk ka të tilla. Lironi Dritanin zotërinj e zonja gjyqtarë është familjar dhe ka 2 prindër të moshuar në ngarkim e një fëmijë 5 vjeç! A e mendoni veten tuaj në kushtet e tij. Lironi Dritanin se jo vetëm nuk ka bërë gjë për të qenë në burg, po i ka shërbyer Republikës dhe Kombit duke denoncuar një nga mashtrimet më të mëdha të…

Lexo më Shumë

Në një aksion të përbashkët policor të më shumë departamenteve pranë MPB-së, janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohen për tregti me armë, përcjell KlanM. “Pas urdhrave të pranuar paraprakisht nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, janë kryer bastisje në tetë lokacione në zonën e Gjorçe Petrovit dhe Sarajit, te B.L. (27), E.SH.(35), X .L.(22), A.Sh.(28) dhe A.Sh.(28), A.Z.(25), G.K.(27), L.I.(19) dhe D.M. (24). Gjatë kontrolleve u gjetën prova të veprës penale të kryer nga neni 396 i Kodit Penal për ‘prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve ose lëndëve plasëse’, si dhe në…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se dy shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar ndihmë pas tërmetit katastrofik që goditi Marokun, me epiqendër në provincën Al Hauz, në jugperëndim të Marrakeshit, përcjell TV21. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut nesër në mbrëmje do të udhëtojnë drejt Madridit, pas çka do të nisen për në vendin tonë. “Në Përfaqësinë tonë diplomatiko-konsullore në Kajro, deri më tani janë paraqitur vetëm dy shtetas tanë, të cilët janë evakuuar dhe aktualisht ndodhen në një kamp në Marrakesh, në gjendje të mirë dhe nesër në mbrëmje do të udhëtojnë drejt Madridit”, theksojnë nga MJP.…

Lexo më Shumë

Një burrë i maskuar mban një pankartë në gjuhën maqedonase “Hajdutë, vrasës” gjatë një proteste përpara ndërtesës së Prokurorisë Publike në Shkup, Maqedoni e Veriut, më 4 shtator 2023. “Më e rëndë se vetë sëmundja bëhen dyshimet nëse marrim ose jo terapinë e duhur”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Elizabeta Ristovska, e prekur nga kanceri në gji, e cila tash e dy vjet po trajtohet në Klinikën e Onkologjisë në Maqedoninë e Veriut. Ajo bashkë edhe me disa pacientë të tjerë për çdo mbrëmje proteston para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup me kërkesën për përgjegjësi, në lidhje me dyshimet…

Lexo më Shumë

Korrupsioni ka potencialin të minojë ambiciet strategjike të Maqedonisë, deklaroi Departamenti i Shtetit i SHBA-së për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase kur u pyet nëse ndryshimet në Kodin Penal, të cilat ulin dënimet për shpërdorim detyre dhe bashkim kriminal, do ta bëjnë më të vështirë për SHBA-në që të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit në vend. Nga atje, ata i bënë thirrje vendit që të përmbushë premtimet e tij për të luftuar korrupsionin dhe për të parandaluar ndërhyrjet politike në gjyqësor, dhe që autoritetet të tregojnë rezultate të forta, transmeton Portalb.mk. “Korrupsioni ka potencial për të minuar ambiciet strategjike të Maqedonisë. Liderët…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se aktualisht i gjithë diskutimi për amendamentet kushtetuese po zhvillohet në nivel mjaft racional nga partitë në pushtet dhe koalicioni që është për integrime evropiane dhe në nivel jashtëzakonisht irracional nga lidershipi i VMRO-DPMNE-së. Sipas kryeministrit është i nevojshëm një diskutim i bazuar në fakte.  DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “E shihni që publiku nuk ka komente për përmbajtjen e amendamenteve dhe për procedurën që po zhvillohet. Besoj se në fund duhet të rezultojë me marrjen e vendimeve të nevojshme dhe hapjen e kapitujve për anëtarësimin sa më të shpejtë në BE. Do të thotë një vendim strategjik,…

Lexo më Shumë

Dy persona nga Prilepi, babë e bir, kanë vdekur mbrëmë në zjarrin që ka shpërthyer në shtëpinë e tyre familjare në Prilep, përcjell TV21. Zjarri është raportuar tek autoritetet mbrëmë rreth orës 21:45. Njëri prej tyre është gjetur në dhomën e ditës dhe është djegur plotësisht, ndërsa tjetri është mbytur në korrikun e shtëpisë. Zjarri është shuar dhe është penguar që të përhapet në katin tjetër dhe në shtëpitë fqinje. Policia dhe prokurori themelor publik ishin në vendin e zjarrit. Bëhen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe tragjedisë. Në vendngjarje ka qenë edhe ekipi i Ndihmës së parë,…

Lexo më Shumë