Marrëveshja për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, do të nënshkruhet së shpejti. Kështu premtuan nga Qeveria e Kosovës. Në një deklaratë për TV Shenja, zëvendësministri i Infrastrukturës i Republikës së Kosovës, Hysen Durmishi, tha se po presin të bëhet finalizimi i tekstit të draft marrëveshjes dhe e njejta më së voni nesër do të dorëzohet në RMV, pastaj shtoi se mbetet vetëm caktimi i datës së nënshkrimit të marrëveshjes nga të dyja vendet. Tabel: Hysen Durmishi, zv/ministër i Infrastrukturës i RKS-së “Drafti i Marrëveshjes është bërë. Po presim disa komente nga Ministria e Jashtme e Kosovës, të cilat nuk janë përmbajtësore,…
Author: Jeta almakos
Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian Oliver Varhei, ka mbështetur qëndrimin e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se deri në vitin 2030 BE duhet të jetë gati për pritjen e shteteve të reja anëtare, në konferencën për shtyp në Ankara me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan, transmeton “Politico.eu.” Duke iu referuar kornizës kohore të zgjerimit të propozuar nga Charles Michel, Varhei tha se Komisioni duhet të jetë gati për të pritur anëtarë të rinj deri në vitin 2030. OLIVER VARHELYI, KOMISIONERI PËR ZGJERIMIN E BASHKIMIT EVROPIAN “Nga ana jonë, ne kemi punuar pa u lodhur drejt këtij qëllimi – kështu…
Me miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal do të mundësohet vjetërsimi i 14 lëndëve gjyqësore në të cilat akuzohen mbi 80 persona, sipas vlerësimeve të Koalicionit “Të gjithë për një gjykim të drejtë”, që e publikoi sot në Fejsbuk, me ç’rast duke përmendur se në këtë procesverbal nuk janë marrë parasysh rastet të cilat për momentin gjenden në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHPNKOK). Sipas Koalicionit, me ndryshimet të cilat u miratuan në mënyrë të shpejtë dje do të vjetërsohen rastet në vijim: TNT, Talir, Talir 2, Thesari, Tarifa, Dizajn, Toplik, Titanik, Tenderët, Titanik…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se policia ka realizuar bastisje në fshatin Sllupçan të Likovës, ku si pasojë është arrestuar një 49-vjeçar pasi i njëjti është kapur me armë dhe municion, transmeton TV21. “Sot (07.09.2023) në ora 14.30 nëpunësit policorë të Sektorit për polici kriminele – Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme dhe SPB Kumanovë – Departamenti për tregti të palejuar me drogë dhe armë, pas marrjes së urdhrit gjyqësor nga Gjykata Themelore Kumanovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera te Z.I.(49) në fshatin Sllupçan, komuna e Likovës. Gjatë bastisjes…
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski megjithatë vendosi ta firmos Dekretin për ndryshimet në Kodin Penale. Sipas njoftimit të presidencës “Me ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara në Kuvend, nuk është paraparë amnisti për vepra të kryera penale gjatë kryerjes së detyrës. Përkundrazi, dënime do të ketë, me çka me ndryshimet e bëra theksi është vendosur në të ashtuquajturën konfiskim i pronës”. Në arsyetimin e presidencës theksohet se ndryshimet në Kodin Penal janë harmonizuar me direktivën evropiane për ngrirjen dhe konfiskimin e pronës. Presidenti pret që konfiskimi i pronës të mos mbetet vetëm në letër sikur deri më tani, por të…
Ish deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi Zejd, ka zgjedhur 9 shtatorin si ditë për themelimin e subjektit të ri politik. “I prirur nga motivimi dhe besimi në sukseset politike Ju ftoj të gjithëve që më datë 9 shtator (e shtunë, hotel “Holiday Inn”) me fillim në ora 18.00 të bëheni dëshmitar dhe hisetar në krijimin e konceptit të ri politik, të përkuashtuar në ruajtjen e vlerave tona tradicionale familjare, si dhe afirmimin e vlerave bashkëkohore ekonomike, sociale, arsimore dhe kulturore”, ka shkruar Zejd në paralajmërimin e bërë për themelimin e subjektit të ri. Ja postimi i plotë: Të nderuar familjar,…
Shkruan: Fejzi Hajdari Kjo qeveri, sidomos faktori shqiptarë në të, në vend që të angazhohet për lirimin e më shumë shqiptarëve të pafajshëm viktimë e proceseve të montuara politike që vuajnë dënimin, po krijon kushte për kthimin e kriminëlevë dhe të korruptuarve politikë që momentalisht gjenden në arrati, por edhe për uljen e dënimit të atyre funksionarëve që do të “vidhnin”, “plaçkisnin” dhe do të kriminalizonin. Së fundmi, ndryshimet në Kodin Penal që u miratuan vetëtimthi nga Parlamenti, parashohin uljen e dënimeve për funksionarët, dhe, realisht, krijojnë edhe kushte për kthimin në vend, të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Ligji i…
Kryesuesi i OSBE-së, Ministri Bujar Osmani, sot iu drejtua Këshillit të Ambasadorëve të Hungarisë, i cili organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë. Temë kryesore e prezantimit ishin sfidat dhe bashkëpunimi në kuadër të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, në drejtim të arritjes sa më të shpejtë të paqes dhe stabilitetit në Kontinentin Evropian. Osmani shfrytëzoi rastin që para diplomatëve më të lartë hungarezë t’i prezantojë perspektivat dhe sfidat e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm ndërmjet diplomacive të të…
Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski nëpërmes rrjetit social facebook ka reaguar ndaj ndryshimeve në Kodin Penal ku mes tjerash opozita shqiptare dhe disa media aludonin se ky ndryshim po bëhet veç tjerash për kthimin e Gruevskit në Maqedoni dhe faljen e uljen e disa dënimeve me burg, përcjellë Klan M. Por Gruevski i mohoi këto pretendime duke thënë se ai po përndiqet padrejtësisht politikisht dhe synohet eliminimi i tij politik. ”Partitë, drejtpërdrejt ose përmes “botave” të tyre të internetit dhe përmes mediave të tyre në Maqedoni, në mungesë të punës, vizionit, ofertës, projekteve dhe zgjidhjeve konkrete për problemet e popullit në Maqedoni,…
Një incident ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Tetovës, teksa një fëmijë ka mbullur dyeart e banesës ku jeton dhe ka mbetur i ngujuar për disa çast, mëson TS.mk. Prindërit e fëmijës kanë raportuar rastin në polici dhe tek zjarrfiksat të cilët kanë intervenuar duke bërë të mundur për disa minuta fëmijat t’i kthehet familjes shëndosh e mirë. Portali TetovaSot ju sjell pamje nga ekipit i zjarrfiksave tetksa shpëtojnë fëmijën nga ngujimi në banesë./TS
Ky është akt i çmendur i demokracisë. Është e qartë intenca e pushtetit, afrohet fundi dhe nuk zgjedhin mjete për t’u mbrojtur nga krimi që e bënë deri më tani, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, lidhur me ndryshimet e Kodit penal që u miratuan sonte në Kuvend. Në intervistë për Kanal 5, Mickoski tha se “mënyra e vetme të kërkohet përgjegjësi është vetëm në zgjedhje”. Lidhur me spekulimet se këto ndryshime paraqesin marrëveshje të heshtur mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, ai theksoi se kjo duket joserioze dhe qesharake. Në pyetjen nëse këto ndryshime mund të kenë lidhje me ndryshimet kushtetuese,…
Deputetja e VMRo-DPMNE-së, Lidija Petkoska në seancën ku u votuan ndryshimet e Kodit Penal me çka iu ulet dënimi “funksionarëve të korruptuar”, ka akuzuar partitë e pushtetit se po amnistojnë krimin në vend që ta luftojnë atë, përcjell KlanM. “Është më se e qartë se qeveria po ndërgjegjësohet se po i afrohet fundi, ndaj sot po krijon një kuadër ligjor me të cilin nesër do të shmangë përgjegjësinë penale. Për ta bërë edhe më interesante apo edhe më të dyshimtë, edhe ministri i Drejtësisë nuk qëndron nënshkrues i kësaj zgjidhjeje ligjore, por dërgoi zëvendësen. Për publikun dua të theksoj se…

