Nga konkursi i fundit i pranimit të studentëve për në akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostolski” në Shkup janë pranuar 35 kadetë, përcjell INA. Ministria e Mbrojtjes ka shpallur edhe listën e kandidatëve të pranuar, ku nga 35 kadetët vetëm 3 shqiptarë. (INA) shiko tabelën e kandidatëve të pranuar KËTU
Author: Jeta almakos
Është më mirë të sigurohet që abuzimet e detyrave zyrtare të dënohen më shpesh sesa, si tani, të dënohet një në njëqind zyrtarë me një dënim drakonian me burg, thotë profesori i së drejtës penale Gordan Kalajxhiev në lidhje me ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, të cilat ulin dënimet për veprat e shpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar, konkretisht neni 353 dhe bashkim kriminal, pra neni 394 i KP. Profesori thekson se prej kohësh është diskutuar për nenin 353 të Kodit Penal, nëse është shumë i gjerë dhe nëse interpretohet drejt. Sipas tij, neni është interpretuar në atë…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në lidhje me informatën e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi për “Gjendjen me sigurimin e teksteve shkollore në arsimin fillor për vitin shkollor 2023/24”, thekson se përgatitja e teksteve shkollore është proces i ndërlikuar i cili varet nga shumë faktorë, të pavarur nga kompetencat që kanë institucionet. Në pajtueshmëri me aktet ligjore dhe nënligjore, me kohë kanë filluar dhe janë realizuar aktivitetet në kompetencën tonë për përgatitjen e teksteve shkollore, të harmonizuar me programin mësimore të vlefshëm, thuhet në komunikatën e MASH. MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS “Ministria nuk ka mekanizma ligjore për…
Çështja e Velesit u zgjidh. Kështu shkroi ministri i Arsimit Jeton Shaqiri në rrjetin e tij në facebook, pas protestës që u mbajt në Veles, nga nxënësit e shkollës “Koço Racin”. AI bëri me dije se Inspektorati Shtetëror i Arsimit është në terren dhe dy paralelet në SHMK “Koço Racin” në Veles, që siç tha ai, i pengojnë dikujt do të vazhdojnë të funksionojnë. Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës “Mësimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese të cilën askush nuk mund ta mohoj. Nëse është faj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i mundëson secilit mësim…
Mundësia që njëzet deputetë të kërkojnë mbajtjen e seancës së re nuk është obligim që kryetari i Kuvendit të thërrasë seancë, tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në fillim të seancës së sotme të 125-të, duke iu përgjigjur kërkesës së deputetes Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE për mbajtjen e vazhdimit të seancës së 123-të për votimin e amendamenteve kushtetuese. Në fillim të seancës së 125-të të Kuvendit, kryeparlamentari u përgjigj se baza e kërkesës ishte joadekuate. Ai shtoi se vazhdimi i seancës së ndërprerë është në kompetencë ekskluzive të kryetarit të Kuvendit. TALAT XHAFERI, KRYETAR…
“Hristijan Mickoski të përgjigjet para mediave se a po frikësohet nga ajo çfarë do të tregojë hetimi për rastin në Onkologji, për gjithçka që është bërë me vite”. Kështu e pyetën liderin e VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja. Skema morbide siç qëndron në komunikatën e tyre dërguar mediave, ka qenë e vendosur para shumë viteve dhe tani është koha që secili që ka gabuar të përballet me përgjegjësi dhe të dalë para drejtësisë. LSDM “Dukshëm lidhja e Mickoskit për hetimin me kërkesën e re për zgjedhje, është vetëm që të mos zgjidhet kjo çështje, e cila hapet për herë të parë pas 20…
Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në botë po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të mëdha. Këtij numri i shtohen edhe Artea Brahaj, e cila së fundmi diplomoi në universitetin më prestigjioz në botë. Ajo ka treguar historinë e emigrimt dhe sfidat që kishte në Universitetin Harvard. Më poshtë sjellim rrëfimin e saj të plotë lidhur me sukseset dhe diplomimin e saj. Katër muaj vonuar, por më 25 maj 2023 diplomova në Universitetin e Harvardit magna cum laude me nderime të larta në Studime Sociale; një sekondar në Etni, Migracion dhe të Drejta; dhe një citim…
Sonte në Butel të Shkupit ka mbajtur punimet kuvendi i gruas së Aleancës për Shqiptarët ku për kryetare dege e forumit të gruas u zgjodh Senka Nuhiu Qaflesh. Në praninë e kryetarit, Arben Taravari, kryetarit të Kuvendit qendror të partisë, Ziadin Sela, ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe funksionarëve tjerë të Aleancës për shqiptarët u mbajt Kuvendi i dyë i forumit të gruas – Butel. Vërtet gruaja është strumbullar i shoqërisë, sepse ne konsiderojmë se shoqëria zë fill pikërisht në familje,aty ku gruaja është një nga shtyllat më të rëndësishme për ndërtimin dhe kultivimine saj. Andaj ne dhe zërri ynë…
Edhe sonte u mbajt protestë para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, e organizuar përmes rrjeteve sociale. Protestuesit kërkojnë përgjegjësi për mjekët të cilët pa përgjegjësi e kanë kryer detyrën e mjekut dhe në këtë mënyrë do të bëhet dallimi mes mjekëve të cilët e kryejnë detyrën ashtu si duhet. Protestuesit kërkojnë përgjegjësi për fajtorët dhe të vihet drejtësia në vend. “Kërkojmë të dihet e vërteta, cilët persona kanë qenë të përfshirë, cilët mjekë dhe nëse ka nevojë, le të shkohet edhe 20 vite pas dhe të pyeten edhe 13 ministrat e mëhershëm të shëndetësisë, të gjithë drejtorët e Onkologjisë dhe…
Në qytetin turk Malatya, i cili ishte një nga të prekurit nga tërmeti katastrofik në Turqi në shkurt të këtij viti, do të ndërtohet një shkollë që do të mbajë emrin e vendit tonë dhe klasat, 32 në numër, do të marrin emrin e Qyteteve të Maqedonisë, përcjellë Klan M, njofton Kryqi i Kuq i Maqedonisë. Shkolla do të ndërtohet me pjesën më të madhe të mjeteve që qytetarët e Maqedonisë dhuruan për aksionin humanitar të Kryqit të Kuq për të ndihmuar popullatën e vuajtur në Turqi dhe Siri. “Në fushatë janë mbledhur gjithsej 63.380.807 denarë. Prej tyre, 12.427.334 denarë…
Interesimi i treguar nga përfaqësuesit e komunitetit gjerman të biznesit na bën të sigurt se kompanitë gjermane do të vazhdojnë të marrin pjesë aktive në avancimin teknologjik, rritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e ekonomisë sonë, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi. Zëvendëskryeministri Bytyqi, i cili po qëndron në Frankfurt, në një tryezë të rrumbullakët së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike (DZZHIT), Jovan Despotovski, para përfaqësuesve të industrisë së fortë gjermane, kompanive nga disa sektorë, prezantoi mundësitë për investime në…
Sërish ka shpërthyer zjarr në fshatin Vaksincë të Likovës, informoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. “Sërish është riaktivizuar zjarri i cili shuhej që në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Vaksincë, Komuna e Likovës, ku janë vendosur rezervuaret e groposura të derivateve të lëngëta të SHA Makpetroll”, bëri të ditur Angellov. Ai tha se në këtë vend është intervenuar para dhjetë ditëve dhe ekipet e njësitit zjarrfikës të Kumanovës nuk kanë lejuar zgjerimin e tij. “Dhe në orët e hershme të mëngjesit sërish aty ku ishte ndërprerë më parë me shuarjen e zjarrit sërish…

