Kryetari i ASH-së, Arben Taravari këto ditë po qendron për vizitë n% SHBA me ftesë të Departementit Amerikan të Shtetit.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për vizitën në kuadër të Programit për Lidership të Vizitorëve Ndërkombëtarë.
“Me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, po qëndroj në SHBA në kuadër të Programit për Lidership të Vizitorëve Ndërkombëtarë (IVLP), ku po realizoj takime të shumta duke kultivuar njëkohësisht marrëdhënie të qëndrueshme me homologët amerikanë. Nëpërmjet kësaj vizite, ne si të përzgjedhur, në takimet pasqyrojmë interesat profesionale dhe mbështesim qëllimet e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Programi i Lidershipit është ndër vizitat më të rëndësishme të kësaj natyre që organizohen nga Departmenti Amerikan i Shtetit”, njoftoi kreu i ASH-së dhe komunës së Gostivarit, Arben Taravari.(INA)