Author: Jeta almakos

Në Kuvend, sot u dha deklarata solemne e prokurorit të ri shtetëror publik, Nenad Saveski, duke shënuar fillimin zyrtar të mandatit të tij në këtë funksion të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë. Kryeparlamentari Afrim Gashi, në njoftimin e tij, theksoi pritshmëritë për punën e prokurorit të ri. “Pres që prokurori i ri shtetëror të punojë në mënyrë profesionale, me përgjegjësi dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, është shprehur Gashi. Ai gjithashtu vuri theksin në rëndësinë e funksionimit të institucioneve, duke shtuar se “institucionet…

Lexo më Shumë

Një mesazh i shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe aplikacione komunikimi pretendon se gjatë natës së 16 marsit, në muajin e shenjtë të Ramazanit, janë lëshuar raketa drejt Jerusalemit, duke prekur zona pranë vendeve të shenjta të tri feve. Sipas këtij mesazhi, mbetje raketash kanë rënë në afërsi të kompleksit të Xhamisë Al-Aksa, Kishës së Varrit të Shenjtë, Tempullit të Malit dhe pranë Murit Perëndimor. Në përmbajtje bëhen edhe akuza të drejtpërdrejta ndaj regjimit iranian, duke e cilësuar veprimin si kërcënim ndaj civilëve dhe objekteve fetare. Mesazhi përfshin gjithashtu deklarata politike dhe qëndrime që mbështesin narrativën se Izraeli mbron vendet…

Lexo më Shumë

Deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI sot në Kuvend dorëzuan Rezoluta për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës, si një iniciativë që buron drejtpërdrejt nga studentët e drejtësisë, të cilët kanë kërkuar respektimin e një të drejte të garantuar me ligj. “Përkundër faktit se studentët shqiptarë ndjekin dhe përfundojnë studimet në gjuhën shqipe në universitete të akredituara në vend, atyre u pamundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare. Kjo situatë përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe cenon parimin kushtetues të barazisë para ligjit”,…

Lexo më Shumë

Ndalimi i manipulimit të çmimeve në tregun e produkteve ushqimore përbën një nga sfidat kryesore ndaj të cilës Qeveria duhet të reagojë përmes mekanizmave rregullator dhe sanksioneve. Profesori universitar Abil Baush thekson se ky fenomen kërkon ndërhyrje të menjëhershme institucionale, sidomos në një periudhë kur ekonomia po përballet me inflacion prej 2.9% dhe me nevojën për zbatimin e masave stabilizuese. ABIL BAUSH, PROFESOR UNIVERSITAR “Duke ditur prej përvojave që i kemi pasur me spekulimet e çmimeve bëhen tek kompanitë tona për fat të keq, dmth mund të ketë një far lloj rritje të çmimeve, por jo që vjen simbas asaj…

Lexo më Shumë

UNDP do të ndihmojë Qytetin e Shkupit në tre projekte të rëndësishme. “Projekti i parë përfshin rivlerësim të pasurive të paluajtshme në Komunën Qendër, një pilot projekt që do të mundësojë krijimin e një sistemi modern, digjital dhe plotësisht funksional të taksës së pronës. Kjo do të thotë transparencë më e madhe, mbledhje më efikase dhe stabilitet fiskal më të fortë në nivel lokal. Projekti i dytë është mbështetje për organizimin e konferencës së parë ndërkombëtare, me të cilën Shkupi bën hapin e parë të madh drejt realizimit të vizionit – Shkupi si Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2028”,…

Lexo më Shumë

Grupi i tifozëve “Vojvodët” i demanton ashpër informacionet që gjatë ditës së djeshme janë publikuar nga disa media lidhur me një incident të pretenduar në qendër të Tetovës, ku kinse ishte përfshirë një grup më i madh personash, përcjell tetova1. Publikisht dhe pa asnjë dilemë theksojmë se as të shtunën dhe as të dielën nuk ka ndodhur asnjë incident i tillë, siç po përpiqen ta paraqesin disa media. Bëhet fjalë për informacione krejtësisht të paverifikuara dhe tendencioze, me të cilat manipulohet opinioni publik dhe krijohet një pasqyrë e rreme për ngjarje që nuk kanë ndodhur fare. Si grup që përmendet…

Lexo më Shumë

Shkruan: Arben Fetai, zv.kryeministër Në lidhje me lajmin e Alsat për gjoja mosmarrëveshje mes meje dhe koalicionit VLEN, sfidoj publikisht mediumin dhe burimet e tij që të dalin me fakte konkrete dhe t’i shtjellojnë këto insinuata. Le të del e vërteta në shesh e le t’i sqarohet publikut se çfarë “mosmarrëveshjesh” paska këtu. Nëse me “mosmarrëveshje” nënkuptohet kundërshtimi im ndaj modelit të udhëheqjes së VLEN-it me dy kryetarë, atëherë po, kemi dallime thelbësore. Ky qëndrim nuk ishte i imi si Arben, por vendim kolektiv dhe unanim i ASH-së, përfshirë deputeten Musa dhe ministrin Aliu. Të dy ata, në mbledhjet e…

Lexo më Shumë

Këmbëngulja në mohimin dhe injorimin e Kushtetutës sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare në nivel të gjithë shtetit, mbetet një instrument i qëndrueshëm në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “narrativës patriotike”. Pothuajse në nivel të një “mantra inicimi”, ku për t’u pranuar në “rrethin e patriotëve të përshtatshëm” – tema e përdorimit të gjuhës shqipe duhet të jetë në përputhje me vijën e kuqe të imponuar – gjuha maqedonase është gjuha “kryesore” zyrtare, ndërsa gjuha shqipe është “dytësore”. Sipas nevojës dhe me leje, nëse dikujt i duhet përkthim. Si një analogji e qartë për atë se kush…

Lexo më Shumë

Arben Fetai dhe Fatmir Limani do të vazhdojnë të jenë pjesë e eshalonit ekzekutiv të VLEN-it edhe pse në strukturat amë partiake e kanë humbur potencën politike, ndërsa funksionet i ushtrojnë me pëlqimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, por pa koordinim me VLEN-in. Kjo situatë ka vënë në siklet koalicionin që paralajmëron të shndërrohet në parti, meqë duket se pa lejen dhe miratimin e mandatarit Mickoski, VLEN nuk ka fuqi të zëvendësojë kuadrot e saj, shkruan Alsat. “Tash jemi në proces të krijimit të VLEN dhe nuk diskutohen tema në lidhje me rikosntruimin e qeverisë apo shkarkimeve. Në momentin që hapet…

Lexo më Shumë

Ish-avokati i popullit, Naser Ziberi, mbrëmjen e sotme në emisionin “Debat në SHENJA”, e ka cilësuar si të gabuar dhe të ngutshëm vendimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinoski, lidhur me njoftimet për gjoba përmes SMS-ve. Sipas Kostadinoskit, këto njoftime dërgohen në gjuhën maqedonase dhe mund të dërgohen edhe në gjuhën angleze, por jo në gjuhën shqipe. Ziberi tha se një vendim i tillë ishte i pritshëm, duke pasur parasysh, sipas tij, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe drejtimin e saj aktual. “Ishte i pritshëm dhe i gabuar. I pritshëm duke marrë parasysh strukturën e…

Lexo më Shumë

Situata është kaotike dhe qeveria nuk duhet të presë – duhet të ndërhyjë menjëherë me masa për të amortizuar ndikimin e çmimeve të karburanteve dhe për të zbutur inflacionin dhe rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve. Ky është qëndrimi i ekspertëve pas rritjes së fundit të çmimeve të karburanteve nga Rregullatori, në një mesatare prej pothuajse 9%. “Çmimi i karburanteve ndikon në të gjitha çmimet e tjera, pasi është input për shumë produkte dhe shërbime, transport dhe të tjera. Automatikisht rrit çmimet e të gjitha produkteve dhe pothuajse të gjitha shërbimeve. Kjo do të thotë se çmimet do të…

Lexo më Shumë

Shtrenjtimi i derivateve të naftës ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Çmimi i vajit për gatim në disa markete tashmë arrin deri në 100 denarë, ndërsa disa lloje të tjera shiten për rreth 95 denarë. Përveç vajit qytetarët ankohen se kanë vërejtur shtrenjtim edhe te disa produkte tjera të ushqimit. -I kam vërejtur, te themi konserva me fasule dhe mish të thatë ishte 111 denarë, tani është 195, atje poshtë në vero deri 220 dnearë. Gjithçka është shtrenjtuar. Paga minimale duhet të jetë më e madhe por në këtë industri ekonomike, nuk funksionon, edhe pronarët nuk…

Lexo më Shumë