Shkruan Ambasadori i Shqipërisë në Shkup: Denion Meidani Ka një intensitet të çuditshëm në mënyrën si flitet për marrëdhënien Shqipëri–Kosovë kohët e fundit. Një zhurmë e vazhdueshme, shpesh e ngarkuar emocionalisht, ku faktet zëvendësohen lehtësisht nga perceptimet, ndërsa analiza nga etiketimet. Në disa raste, energjia dhe koordinimi i kësaj vale kritikash të bëjnë të mendosh se nuk kemi të bëjmë thjesht me debat spontan, por me narrativa të ndërtuara që, me vetëdije ose jo, dëmtojnë një nga marrëdhëniet më të rëndësishme që kemi si komb. Askund nuk është kjo më e zellshme dhe e vetëvullnetshme se kur bëhet fjalë për…
Author: Jeta almakos
Qeveria ka miratuar një vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin, e cila do të zgjasë 30 ditë, si rezultat i konfliktit të interesave në përdorimin e burimeve dhe rrugëve të burimeve strategjike të energjisë, si dhe pengimit dhe bllokimit të importit të tyre në vend. Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, aktivizohet selia kryesore e Qendrës për Menaxhimin e Krizave, e cila do të jetë në seancë të vazhdueshme për të monitoruar masat dhe aktivitetet dhe për të koordinuar veprimet. Ky vendim qeveritar i detyron organet e administratës shtetërore të marrin masa…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nëse arrihet një marrëveshje me Iranin, SHBA-ja do të marrë uraniumin e pasuruar të vendit, transmeton Anadolu. I pyetur nga gazetarët se si SHBA do ta marrë uraniumin e pasuruar të Iranit, ai u përgjigj: “Është shumë e lehtë”. “Nëse kemi një marrëveshje me ta, do të shkojmë dhe do ta marrim vetë”, shtoi ai. Duke theksuar se raundi i fundit i bisedimeve mes Washingtonit dhe Teheranit u zhvillua të dielën vonë, bisedime të mohuara nga Irani, Trump u tha gazetarëve para nisjes për një udhëtim në jug të SHBA-së: “Ata duan…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, u takua me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Në takim u diskutua rrjedha e procesit të anëtarësimit, axhenda e reformave të vendit, si dhe zbatimi i Planit të Rritjes. Duke përshëndetur bashkëpunimin konstruktiv dhe të hapur me Komisionin Evropian dhe shërbimet e tij, Mucunski theksoi se Qeveria mbetet plotësisht e angazhuar në arritjen e përparimit në procesin e integrimit dhe plotësisht e mobilizuar në përmbushjen e reformave të BE-së dhe angazhimeve të ndërmarra në kuadër të Axhendës…
VLEN, në takimin e parë që nga vendimi i Alternativës për shkarkimin e organeve partiake, do të mblidhet për të konkretizuar mënyrën e funksionimit si një parti dhe përpilimin e organeve të tjera. Detaje të tjera nuk jepen meqë ata pritet të bëhen të njohura për opinionin pas takimit të sontëm. Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ishte shumë i prerë se çfarë nënkupton shkrirja e VLEN-it për dy anëtarët e qeverisë që duket se nuk kanë më mbështetjen e koalicionit, Fatmir Limani dhe Arben Fetai “Kemi paralajmëruar se në maj ose qershor do të kemi rikonstruim në qeveri dhe kuptohet që…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se kursimi ditor i qytetarëve me masën e Qeverisë për derivatet është mbi 200 000 euro, ndërsa në javë pritet të jetë 1,5 milion euro. Ndërkaq, tregoi se përse kanë vendosur të ulin TVSH-në e jo akcizën. Hristijan Mickoski, kryeministër “Si vend, kemi taksat më të ulëta për Qeverinë, kur bëhet fjalë për benzinën dhe dizelin. Bosnje Hercegovina e ka dyfish më të madhe se sa te ne, njejtë edhe në Serbi. Kemi bërë analiza dhe marrë parasysh çmimet në bursë për benzinën dhe dizelin, erdhëm në konkludim se nëse do të intervenonim në akciza, ulja…
Maturia, durimi dhe urtësia janë tri virtyte që nuk bëjnë zhurmë, por ndërtojnë rrugë të sigurta. Ato nuk kërkojnë duartrokitje, sepse vlera e tyre shihet me kohë. Janë pikërisht këto virtyte që hapin dyer që dikur duken të mbyllura përgjithmonë dhe krijojnë shtigje aty ku të tjerët shohin vetëm pengesa. Në jetë ka gjithmonë nga ata që presin rrëzimin tënd, që ushqehen me shpresën se lodhja, pengesat apo padrejtësitë do të të thyejnë. Por historia njerëzore dhe përvoja e jetës kanë dëshmuar se rrëzimi nuk vjen nga sprovat, por nga humbja e urtësisë. Ai që di të durojë dhe të…
Rikonstruimi i Qeverisë do të ndodh në maj ose qershor. Kështu u përgjigj kryeministri Hrisitjan Mickoski, gjatë një pyetje të gazetarëve se çfarë do të ndodh me Arben Fetain dhe Fatmir Limanin, pasi ky i fundit postoi një fotografi me Ali Ahmetin, Mickoski tha se këto gjëra do të diskutohen dhe vendosen me rikonstruimin e Qeverisë. Hristijan Micksoki, kryeministër “Ne kemi një marrëveshje në parim si partnerë koalicioni në Qeveri, të tre strukturat politike, pra, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni ” Vlen” dhe partia politike ZNAM. Ne njoftuam se në maj ose qershor do të kemi një rikonstruksion në…
Në Maqedoninë e Veriut, rroga mesatare neto gjatë vitit 2025–2026 sillet rreth 46.000 – 48.000 denarë (750 – 780 euro). Në sektorë të caktuar, si tregtia apo shërbimet, paga reale shpesh mbetet edhe më e ulët, duke lëvizur mes 500 – 650 euro. Në Gjermani, rroga mesatare neto për një punonjës të vetëm (pa fëmijë) varion nga 2.400 deri në 2.800 euro, në varësi të klasës tatimore dhe landit ku jeton. Në sektorë të kualifikuar, paga neto mund të kalojë edhe 3.000 euro. Kjo krijon një diferencë të drejtpërdrejtë prej rreth 3 deri në 4 herë më shumë të ardhura…
Bujar Osmani, nënkryetar i parë i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe ish-ministër i Jashtëm, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke kritikuar përfaqësuesit shqiptarë në qeveri. “Sa e sikletshme – deri ku kemi rënë?”, ka shkruar Osmani. Ai thekson se, në një kohë kur përfaqësues të American-Albanian Relations Council (AARC) po angazhohen në Departamenti i Shtetit Amerikan për çështje që lidhen me të drejtat e shqiptarëve, përfaqësuesit e koalicionit VLEN janë të përfshirë në përplasje të brendshme. “Shtetas si Martin Vulaj, Ilir Rusi dhe Burim Rexhaj nga AARC shkojnë në Departamentin e Shtetit Amerikan për të folur…
Qeveria VLEN gjithmonë është angazhuar dhe ka mbështetur fuqishëm politikat që sjellin lehtësim konkret për familjet, bizneset dhe çdo qytetar që përballet me pasojat e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Vendimi për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 10 për qind është hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të zbutur presionin mbi standardin e qytetarëve dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik në vend. Në kushte të krizës globale, luhatjeve në tregjet energjetike dhe rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës, ndërmarrja e masave konkrete, të përgjegjshme dhe në kohë është domosdoshmëri. Pikërisht këtë e reflekton edhe…
Mbrëmja e djeshme ka qenë mjaft e tensionuar në zonën e Bit Pazarit në Shkup, ku një person i armatosur ka sfiduar hapur organet e rendit duke sulmuar tre objekte të ndryshme biznesi në një hark kohë prej më pak se 60 minutash. Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme, seria e sulmeve ka nisur rreth orës 21:21, kur personi në fjalë, nën kërcënimin e pistoletës, ka hyrë në një dyqan me qëllim për të marrë xhiron ditore. Pasi nuk ka arritur të marrë paratë, ai ka sulmuar fizikisht pronarin e objektit, 61-vjeçarin me iniciale Z.V., dhe është…

