Author: Jeta almakos

Shtrenjtimi i derivateve të naftës ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Çmimi i vajit për gatim në disa markete tashmë arrin deri në 100 denarë, ndërsa disa lloje të tjera shiten për rreth 95 denarë. Përveç vajit qytetarët ankohen se kanë vërejtur shtrenjtim edhe te disa produkte tjera të ushqimit. -I kam vërejtur, te themi konserva me fasule dhe mish të thatë ishte 111 denarë, tani është 195, atje poshtë në vero deri 220 dnearë. Gjithçka është shtrenjtuar. Paga minimale duhet të jetë më e madhe por në këtë industri ekonomike, nuk funksionon, edhe pronarët nuk…

Lexo më Shumë

Leximi i vargjeve nga Kurani gjatë muajit të Ramazanit është një traditë që praktikohet në pothuajse çdo xhami të Shkupit dhe më gjerë. Megjithatë, kjo praktikë merr një dimension të veçantë në Xhaminë e lagjes së Duqanxhikut në Shkup, ku çdo ditë krijohet një atmosferë e veçantë shpirtërore. Për çdo ditë, dhjetë hafizë mblidhen në këtë xhami, afërsisht 1 orë para faljes së namazit, për të lexuar vargje nga Kurani. Leximin e tyre e ndjekin me përkushtim edhe xhemati i pranishëm në xhami, i cili në këtë mënyrë, deri në fund të Ramazanit, arrin të përfundojë një hatme të plotë…

Lexo më Shumë

Azir Aliu Jehona e dhimbjes nga tragjeditë me një numër të madhviktimash dhe të plagosurish vazhdon të dëgjohet edhe pasperëndimit të ditës në të cilën ato kanë ndodhur. Ajo vazhdontë kumbojë në kujtimet e familjeve që kanë mbetur pa më tëdashurit e tyre, në shoqërinë që në heshtje përballet mehumbjet, por edhe në institucionet që duhet të pyesin vetennëse kanë qenë mjaftueshëm të përgatitura. Të tilla ishin tragjeditë në Laskarcë më 13 shkurt 2019, zjarrinë spitalin modular në Tetovë më 8 shtator 2021, autobusi qëu dogj në Bullgari më 23 nëntor 2021, si dhe tragjedia nëKoçan më 16 mars 2025.…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen Çair të Shkupit, ku një i mitur ka mbetur i plagosur pas një sulmi fizik. Sipas raportit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme rasti është denoncuar rreth orës 02:42 pas mesnate. Prindi me iniciale R.S. (56) nga Shkupi ka raportuar se djali i tij 16-vjeçar është sulmuar përpara një objekti hotelier në zonën e Çairit. Sipas denoncimit, sulmi është kryer nga një i mitur tjetër, të cilin i plagosuri e ka njohur. Gjatë përleshjes, sulmuesi ka përdorur një send të mprehtë dhe të fortë, duke…

Lexo më Shumë

Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe njofton të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ndodhen aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe se të martën do të realizohet një fluturim tjetër për evakuimin e qytetarëve në linjën Dubai – Shkup. Duke pasur parasysh se përgatitjet dhe detajet për realizimin e tij janë duke u finalizuar, të gjithë qytetarët që kanë nevojë të domosdoshme dhe prioritare për evakuim duhet të paraqiten në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi sa më shpejt të jetë e mundur, deklaron Ambasada. Regjistrimi, tregon Ambasada, mund të bëhet në kontaktet e mëposhtme…

Lexo më Shumë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe në një lokal. Kjo video e tij vjen ndërsa Teherani ka kërcënuar se do të vrasë liderin e Izraelit pas luftës së nisur në Iran nga sulmet izraelite dhe amerikane. Gjithashtu pati raportime se ai është vrarë. Në video, Netanyahu shihet teksa blen kafen dhe e shijon dhe thotë se ai “po vdes për kafe”. Një replikë e Netanyahut ndaj kërcënimeve me vrasje duke ironizuar se ai momentalisht të vetmen gjë për të cilën po vdes, është për kafe. Ai gjithasht shkruan bashkëngjitur me pamjet:…

Lexo më Shumë

Zyrtarët iranianë kërcënuan se do ta “ndjekin dhe vrasin” kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa Izraeli lëshoi një raund raketash të gjera drejt Iranit perëndimor. “Nëse ky kriminel që vret fëmijë është gjallë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe vrasim me forcë të plotë”, ka deklaruar Trupa e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, shkruan NYP. Kërcënimi u bë disa ditë pasi udhëheqësi izraelit deklaroi se SHBA dhe Izraeli po e shkatërronin Iranin dhe po e riformësonin Lindjen e Mesme. Jemi në ditë historike. Ulërima jonë po bëhet gjithnjë e më e fortë”, tha Netanyahu në një fjalim drejtuar kombit të…

Lexo më Shumë

Qeveria zvicerane ka refuzuar dy kërkesa nga Shtetet e Bashkuara për avionë zbulues ushtarakë që të fluturojnë mbi territorin zviceran, duke përmendur rregullat e neutralitetit në kontekstin e luftës midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, njoftoi sot Këshilli Federal Zviceran. Sipas një deklarate nga qeveria në Bernë, ajo shqyrtoi disa kërkesa për fluturime nga avionë ushtarakë dhe qeveritarë amerikanë dhe vendosi të refuzojë dy kërkesa për fluturime nga avionë zbulues të planifikuar për 15 mars. Në të njëjtën kohë, u miratua një fluturim pas përfundimit të mirëmbajtjes, i planifikuar për 17 mars, si dhe dy kërkesa për fluturime mbitokësore…

Lexo më Shumë

“Që nga e shtuna, të gjithë e kanë të qartë se Lidhja e Sinidkatave të Maqedonisë dhe LSDM veprojnë së bashku dhe se të dyja janë të pafuqishme dhe vetëm plotësojnë njëra-tjetrën”. Kështu tha në konferencën e sotme për shtyp deputeti I VMRO-së,  Brane Petrushevski. Ai vlerëson se në protestën e djeshme të paralajmëruar prej kohësh nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, është vertetuar se kush qëndron pas protestës. Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së “Qytetarët dëshmuan se në të ashtuquajturën protestë sindikale kishte njerëz me simbole të LSDM-së. Mund t’i shihni simbolet dhe materialin promovues të LSDM-së në fotot pas…

Lexo më Shumë

Organizimi i maturës shtetërore në ambientet e shkollave të mesme duket se do të jetë shqetësim serioz edhe këtë vit për drejtuesit e disa shkollave. Kjo për shkak të bartjes së bankave dhe karrigeve, nga klasat në korridoret e shkollës dhe sallat e edukatës fizike. Në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup maturën shtetërore e kanë paraqitur 375 nxënës që nënkupton se 375 banka dhe po aq karrige do të barten nga punonjësit e kësaj shkolle. Nga ky institucion arsimor vlerësojnë se rikthimi i provimeve të maturës në klasa është zgjidhja e duhur dhe efikase. “Ka qenë një maltretim jashtëzakonisht…

Lexo më Shumë

A kërcënon ndotja ujin e pijshëm nga burimi Rashçe, me të cilin furnizohet Shkupi? Në afërsi të ish-fabrikës “Jugohrom” ekziston një deponi ku për vite me radhë janë depozituar rreth 900 mijë metra kub mbetje kromi. Edhe pse është e larguar nga burimi, megjithatë paraqet një rrezik serioz që përmes ujërave nëntokësore ta rrezikojë burimin kryesor të ujit të pastër për pije për qytetarët e Shkupit. Ana Çolloviq Leshoska nga organizata qytetare Eko-svest në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë paralajmëron se ekziston rreziku i ndotjes së ujërave nëntokësore nga “Jugohrom” me ato të Rashçes. Nëse kjo ndodh, uji…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar 23 vjet nga vrasja e studentit të ri Burhan Jonuzi-Buli në lagjen Çair të Shkupit, një krim që tronditi opinionin publik në vitet e para pas konfliktit të armatosur dhe që vazhdon të mbetet i pazbardhur nga autoritetet, përcjell TV21. Jonuzi-Buli u vra pak minuta pas mesnate më 15 mars të vitit 2003, pranë çerdhes “Fidani”, në nënkalimin që lidh bulevardin “Krste Petkov Misirkov” me bulevardin “Nikolla Karev”. Sipas raportimeve të kohës, ai ishte duke u kthyer në shtëpi kur u qëllua për vdekje. I ndjeri ishte pjesë e një familjeje të njohur nga Shkupi, e cila merrej…

Lexo më Shumë