Author: Jeta almakos

Heshtja e Ambasadave perendimore, të NATO-së, të BE, të ShBA, deshmon se gabimi me fatal historik per shqiptaret ka qenë pranimi i çarmatimit vullnetar ne periudhen 2002-2004. Ja si u shperbly ky gjest i Shqiptareve. Çarmatim per te cilen perendimoret, e sidomos Gjermanet insistonin si histerik, por, asnjehere nuk perdorej per serbet ne Bosnje, ne Kosove, apo paramilitaret Maqedonas. Ky standard i dyfishtë posaçërisht bie ne shprehje gjate vizites te Mark Rutte ne Shkup, plotë lavdata per bijën e komunizmit Radmila Sekerinska e cila refuzonte te bëjë cilindo hap qe te ndryshon kete shovenizem te kulluar te narko partive VMRO-LSDM.…

Lexo më Shumë

Pasiguritë gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimi i konfliktit rajonal kanë goditur ashpër stabilitetin ekonomik të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke shkaktuar një rënie drastike prej 30 për qind në tregun e patundshmërive në Dubai. Sipas të dhënave nga Indeksi i Patundshmërive (DFMREI), ky zhvlerësim ka nisur që prej fundit të shkurtit, periudhë që përkon me rritjen e tensioneve dhe sulmeve ndaj objektivave civile dhe ekonomike në rajon, përcjell INA. Kjo krizë ka detyruar institucione financiare globale, si banka amerikane Citibank, të pezullojnë përkohësisht operacionet në filiale të caktuara, ndërkohë që sektori i turizmit po përballet me humbje të…

Lexo më Shumë

Detyrimi katërmujor për të pasur pajisje dimërore në automjetet që marrin pjesë në trafikun publik rrugor, i cili filloi më 15 nëntor, përfundon sot, sipas dispozitave të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor. Gomat e detyrueshme dimërore me shenjat “MS”, “M+S”, “M&S” dhe simbolin e një flok dëbore në një mal të stilizuar me tre maja ose gomat verore plus zinxhirët e dëborës nuk do të jenë të detyrueshme në automjetet në territorin e Maqedonisë nga nesër. Gjoba për mospasje pajisjesh dimërore nga 15 nëntori deri më 15 mars është 45 euro në kundërvlerë në denarë.

Lexo më Shumë

Dr Arben Ramkaj 🔺 Është parë shpesh në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare se në konfliktet e mëdha mes fuqive të mëdha vendet e vogla janë ato që përballen më shumë me pasojat. Lufta aktuale mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit është një shembull i qartë i kësaj dinamike, pasi përtej përplasjes direkte ajo përfshin edhe interesa të gjera gjeopolitike dhe rivalitete të fuqive të mëdha. 🔺 Në këtë konflikt po shohim se disa vende të Gjirit, si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti, të cilat janë aleatë strategjikë të SHBA-së, janë ndër vendet që përballen më…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil deklaroi, nëpërmjet zëdhënësit të saj zyrtar Abdullah Al-Rajhi, se sot në mbrëmje disa dronë shënjestruan Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit që goditën sistemin e radarëve të aeroportit. Nuk u regjistrua asnjë viktimë në njerëz. DGCA konfirmoi se incidenti u trajtua në përputhje me planin e emergjencës në fuqi që nga fillimi i krizës dhe në koordinim të plotë me autoritetet kompetente në vend. Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil konfirmon angazhimin e saj të vazhdueshëm për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur sigurinë dhe mbrojtjen e aviacionit civil në Shtetin e…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tetovë, ku një vajzë ka rënë nga kati i katërt i një objekti banimi. Sipas informacioneve fillestare, menjëherë pas raportimit të rastit në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën dhe për të ofruar ndihmën e parë. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se vajza është e lindur në vitin 2006. Pas ndërhyrjes së ekipeve emergjente, ajo është transportuar me urgjencë drejt klinikave në Shkup për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi takim me Christos Marafatsos, i cili gjatë administratës së parë të Donald Trump ka shërbyer si këshilltar për politika ekonomike, tregti ndërkombëtare dhe energji, ndërsa më vonë ka qenë pjesë e ekipit për formimin e administratës së re dhe e komitetit të inaugurimit presidencial në vitin 2025 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për thellimin e partneritetit me rajonin. “Bashkëpunimi ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një…

Lexo më Shumë

Kryetari i Izet Mexhiti njoftoi se drunjtë që ndodhen në hapësirat ku do të ndërtohet kampusi i ri i Universiteti “Nënë Tereza” nuk do të priten, por do të zhvendosen dhe do të mbillen në parkun e ri “Rilindja” në Çair. Sipas tij, përveç investimeve dhe projekteve infrastrukturore, vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe ruajtjes së natyrës dhe shtimit të sipërfaqeve të gjelbra në komunë. Në fazën e parë pritet të zhvendosen rreth 40 drunj, të cilët do të mbillen në parkun e ri “Rilindja”, duke u dhënë një jetë të re në një hapësirë që do t’u shërbejë…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Ai deklaroi në Tëvë1 se ajo është zyrtare për shkak të përqindjes së shqiptarëve që jetojnë atje. Sipas tij, përdorimi i shqipes është rregulluar përmes ligjit për gjuhët, i cili është ndryshuar disa herë për të përmirësuar të drejtat e komunitetit shqiptar. “Është zyrtare për shkak të 20% të njerëzve që jetojnë në këtë vend. Ndërkohë, ne kemi pranuar dy gjuhë juridike. Është ligji kryesor në anglisht, por është ligji në shqip, në esencë. Ligji i parë mendoj se është në vitin 2008. Dhe i…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti e aktivizon alarmin tek faktori ndërkombëtar! Përmes një non-paperi të dërguar ambasadave në vend, ai paralajmëron se, sipas dokumentit të cilin e ka siguruar TV24, Gjykata Kushtetuese mund të destabilizojë marrëdhëniet ndëretnike në vend. Nga BDI në dokument akuzohet se, duke hapur çështje të mbyllura lidhur me të drejtat e shqiptarëve, Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një institucion parapolitik, i cili përmes mbivotimit sipas vijave etnike merr vendime me karakter etnik. Lideri i integristëve, Ahmeti u kërkon përfaqësuesve ndërkombëtarë mbështetje për vendosjen e parimit të Badenterit në votimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i fundit për “Safe City”, shfuqizimi…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka diskutuar efektet e luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme me homologët e tij nga Spanja dhe Singapori, raporton Anadolu. Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan zhvilloi telefonata të ndara me ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan. Gjatë bisedimeve, ministrat spanjoll dhe singaporian shprehën gjithashtu solidaritetin e vendeve të tyre lidhur me municionet balistike të lëshuara drejt Turqisë. Më herët gjatë ditës, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se një municion balistik i lëshuar nga Irani në…

Lexo më Shumë

Ambasada e Turqisë në Shkup dhe Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë së Veriut (MATUSITEB) organizuan program iftari në Debreshtë, në Komunën e Dollnenit në pjesën jugore të Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu. Në programin e iftarit morën pjesë zv/kryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, zv/drejtori i përgjithshëm për shërbimet administrative në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, gjeneral brigade Ramazan Toper, komandanti për Trajnim dhe Doktrinë i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, gjeneral brigade Lulzim Nuredini, kryetari i Komunës së Dollnenit, Blerim Islami, kryetari…

Lexo më Shumë