Author: Jeta almakos

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të vendosë nëse do të hapë lëndë lidhur me dyshimet për keqpërdorime të bëra nga familjarët e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Bëhet fjalë për djalin dhe dy nipat e tij të dyshuar për përfshirje në biznese dhe pasurim të paligjshëm. Komisioni nuk ka saktësuar se kur do të diskutojë për këto raste, por nëse vendos të iniciojë procedurë, atëherë ajo do t’u dërgohet organeve të ndjekjes për hetim të mëtejmë. Drin Ahmeti, nipi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, është bërë pronari i…

Lexo më Shumë

Ende nuk dihet se kur uniformat e policisë do të jenë në dy gjuhë. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit në Tetovë tha se procedura tashmë ka filluar dhe se ka disa probleme teknike që do të tejkalohen që uniformat të jenë në dy gjuhë. “Ka nisur zbatimi i të gjitha zgjidhjeve ligjore, akteve nënligjore e kështu me radhë, ne e bëmë atë që ishte paraparë me afat në rregullore, tani vazhdon, ashtu siç ecin prokurimet në lidhje me uniformat, respektivisht shenjave, ashtu dhe ndryshohen. Procedura është duke rrjedhur, shumë shpejt përfundon. Tani kemi pasur disa probleme…

Lexo më Shumë

Në pritje që nisma për hapjen e Kushtetutës të hyjë në procedurë parlamentare, përforcohen takimet e diplomatëve me udhëheqësinë dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, me mesazhet se opozita nuk duhet ta lëshojë momentin që t`i mbështesë ndryshimet kushtetuese me qëllim në në dhjetor, RMV-ja ta vazhdojë rrugën eurointegruese. Siç kanë konfirmuar jozyrtarisht burime partiake të VMRO-DPMNE-së, për “Sloboden Peçat”, shefat e diplomacive të Austrisë, Çekisë dhe të Sllovakisë më 13 Korrik në selinë e VMRO-DPMNE-së do të takohen me liderin e VMRO-DPMNE-së, me anëtarë të udhëheqësisë partiake si dhe me një pjesë të deputetëve të partisë dhe koalicionit. Kohë më parë,…

Lexo më Shumë

Çertifikata të reja të lindjes me grafë kombësi. Udhëzimi nuk gërshetohet me ligjet, por është në pajtim me Ligjin për evidencën amë, kumtoi Ministria e Drejtësisë, duke ndarë fotografi nga çertifikatat e reja. “Kombësia në librin amë të të lindurve parashihet në nenin 4, të martuarve në nenin 11 dhe të vdekurve në nejnin 13 nga Ligji pr evidencën amë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Raportin për negociata të përfunduara mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendkalimet kufitare: “Bllacë – Hani i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë” dhe e shqyrtoi dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes mes dy qeverive për vendosjen e këtyre dy vendkalimeve të përbashkëta. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, u obligua që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ta nënshkruajë marrëveshjen. “Qëllimi i lidhjes së kësaj marrëveshje është vendosja e vendkalimeve të përbashkëta kufitare ‘Jazhincë – Glloboçicë’…

Lexo më Shumë

Me pesë vota “pro” dhe dy “kundër”, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar udhëzimin e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, me të cilin ishte futur në certifikata grafa për përkatësinë etnike. Pas vendimti të gjykatësve kushtetues kjo nuk do të jetë përkohësisht e vlefshme. Ata vendosën të vazhdojnë procedura për udhëzimin dhe deri në vendimin përfundimtar të ketë masë të përkohshme që udhëzimi të mos zbatohet. Votë kundër vazhdimit të procedurës ka pasur nga Naser Ajdari dhe Fatmir Skenderi. Debati zgjati më shumë se një orë e gjysmë, ndërsa të njëjtën e ka ndjekur edhe vetë ministri, Krenar Lloga. Ndërkohë, Lloga ka…

Lexo më Shumë

VMRO- DPMNE ka vazhduar akuzat kundër familjarëve të kreut të BDI-së Ali Ahmeti. Deputeti i VMRO-së Dragan Kovaçki tha se  Qeveria e Kovaçevskit dhe institucionet nën kontrollin e tij, në vend që të heshtin, duhet të thonë nëse është paguar taksa e shitjes në Soravia dhe si është kryer transaksioni. Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-së “A mos vallë nipi i Ahmetit përveç që nuk ka paguar asnjë denar për Soravinë, nuk ka paguar asnjë denar në emër të tatimit në shitje? Sipas asaj që kanë publikuar mediat në hulumtimin e tyre, nuk është regjistruar asnjë transaksion në Maqedoni? Pra, Ahmeti…

Lexo më Shumë

Kryetari i Sindikatës, Slobodan Trendafilov, pas mbledhjes së grupit punues të Këshillit Ekonomik dhe Social në Ministrinë e Financave, deklaroi se ka shqetësim serioz për kërkesat e tyre për paraqitjen e pagave, pagesën e pushimit vjetor për punëtorët në sektorin publik. Slobodan Trendafilov, Kryetari i Sindikatës “Pas takimeve në një nivel më të lartë, me dy ministra dhe katër përfaqësues të sindikatës, mund të them se ka qasje serioze ndaj ideve dhe kërkesave tona dhe çfarë mund të ofrojë Ministria e Financave dhe Qeveria për kërkesat tona”. Në mbledhjet e grupit të punës së Këshillit Ekonomik dhe Social në Ministrinë e…

Lexo më Shumë

Në spitalin e përgjithshëm të “8 Shtatorit”, sot u bë hapja e qendrës për Osteoporozë dhe promovimi i aparatit të ri për densimetri, me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, tha se kjo ngjarje paraqet një hap përpara në përkushtimin e tyre, për të ofruar kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët. FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË “Dua të shpreh mirënjohjen time për këtë donacion të rëndësishëm nga Agjencia Turke, TIKA, për Bashkëpunim dhe Koordinim nga Republika e Turqisë.Me futjen e këtij osteodensitometri do të përmirësohen kushtet për diagnostikimin dhe menaxhimin e…

Lexo më Shumë

“Është befasues niveli i vetëdijes së ministrit të Ekonomisë, Bekteshi, për kompaninë e nipit të kryetarit të partisë së tij, Ahmetit. Është e qartë se ai ka një rol të dyfishtë si ministër në Qeveri dhe zëdhënës i kompanive të familjes Ahmeti”, thotë Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së. Ky reagim vjen pasi Bekteshi sot ftoi kreun e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski që të vizitojë kompaninë e Shkumbin Ahmetit, djalit të Ali Ahmetit. “Kompaninë e nipit të Ahmetit duhet ta vizitojë Prokuroria, jo presidenti Mickoski. Dhe në të njëjtën kohë të kontrollohet se si një njëzet vjeçar ka disa dhjetëra milionë euro,…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se në dy afatet e qershorit për regjistrim në shkollat ​​e mesme në Maqedoni janë paraqitur gjithsej 19.378 nxënës, ndërsa pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm janë regjistruar 15.481 nxënës. “Regjistrimi i parë i studentëve është realizuar përmes aplikimit elektronik në datat 20 dhe 21 qershor dhe regjistrimi i dytë më 27 dhe 29 qershor. Renditjet paraprake u publikuan përkatësisht më 22 dhe 29 qershor. Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla është bërë në datat 22 dhe 23 dhe 29 dhe 30 qershor. Listat përfundimtare të renditjes janë publikuar më 24 qershor dhe…

Lexo më Shumë

“Certifikatat e reja të lindjes me grafën e kombësisë. Udhëzimi nuk është në kundërshtim me ligjet, por është në përputhje me Ligjin për Evidencën Amë”. Kështu thonë nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me certifikatat e reja, për të cilat ka pasur mjaft reagime në opinion. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se kombësia në regjistrin e të lindurve është paraparë në nenin 4, të kurorëzuarve në nenin 11 dhe të vdekurve në nenin 13 të Ligjit për Evidencën Amë. E fundit e cila kërkoi anulimin e udhëzimit për certifikatat e reja të të lindurve, është ish-ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.…

Lexo më Shumë