“Është befasues niveli i vetëdijes së ministrit të Ekonomisë, Bekteshi, për kompaninë e nipit të kryetarit të partisë së tij, Ahmetit. Është e qartë se ai ka një rol të dyfishtë si ministër në Qeveri dhe zëdhënës i kompanive të familjes Ahmeti”, thotë Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.
Ky reagim vjen pasi Bekteshi sot ftoi kreun e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski që të vizitojë kompaninë e Shkumbin Ahmetit, djalit të Ali Ahmetit.
“Kompaninë e nipit të Ahmetit duhet ta vizitojë Prokuroria, jo presidenti Mickoski. Dhe në të njëjtën kohë të kontrollohet se si një njëzet vjeçar ka disa dhjetëra milionë euro, nëse paguan taksa dhe si u bë multimilioner klani nga Zajazi.
E sa i përket vizitave, në periudhën në vijim publiku do të njihet me shumë sende të luajtshme dhe të paluajtshme në posedim të klanit nga Zajazi. Shpresojmë edhe atëherë edhe tani që ministri i Ekonomisë Bekteshi të ketë dëshirë të përzemërt t’i vizitojë ata”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.(INA)