Sindikatat ndryshuan mendje nga marrëveshja e arritur të hënën për rritje të pagave në sektorin publik. Edhe pse Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhej të nënshkruhej deri në fund të javës, kjo nuk ndodhi. Të martën është caktuar një takim i ri në Këshillin socio-ekonomik nga që disa sindikata kanë parashtruar kërkesa të reja. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, tha se sot kanë marrë kërkesa plotësuese nga sindikalistët, të cilat nuk ishin parashtruar në takimet e mëparshme. Ndonëse nuk u firmos marrëveshja, për rritje të pagave 10% nga shtatori në të gjithë sektorin publik, autoritetet thonë se është…
Author: Jeta almakos
Përveç rrezikut për shëndetin, temperaturat e larta sjelli me vete edhe rrezikun nga zjarret. Vendi ka pësuar dëme të mëdha vitet e kaluara nga zjarret që kanë djegur mijëra hektar pyje dhe sigurisht se frika ekziston edhe këtë vit. Dilemat janë nëse jemi të përgatitur mjaftueshëm për tu përballu me zjarret e mundshme. Dy nga tre avionë zjarrfikës janë për kontroll në Spanjë. Pilotët janë gjithashtu të vështirë për t’u gjetur, ka vetëm gjysmën e numrit të kërkuar. Si Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit ashtu edhe Qendra e Menaxhimit të Krizave kanë vlerësim të njëjtë, se këtë vit ne jemi…
Punonjësit e larguar nga Ndërmarrja Publike “ Higjiena Komunale” Shkup kanë nisur betejën për rikthim në vendet e punës pasi pretendojnë se padrejtësisht janë përjashtuar. Ankesat i kanë dorëzuar në institucionin punëdhënës si dhe në Inspektoratin e punës. Pavarësisht pyetjeve të dërguara në Higjienën Komunale, nga kjo e fundit nuk u përgjigjën nëse ankesat kanë mbërritur dhe si do të veprohet. “Na kanë ofruar ndihmë disa avokatë, pa asnjë denarë se e din si është rasti. Se këtu janë prekur kategoria e njerëzve që pastrojnë nga 450 tonelata në ditë mbeturina. Udhëheqës i ndërrimit kam qenë, me 38 vjet përvojë.…
Temperaturat e larta që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut kanë detyruar autoritetet që të ngrenë alarmin për ruajtjen e shëndetit të njerëzve e gjithashtu edhe për kujdes nga shpërthimi i zjarreve. Tash e dy ditë me radhë në disa rajone temperatura ka arritur deri në 42 gradë celsius. Qeveria ka vendosur ndalimin e punës në ambientet e hapura nga ora 12 deri në orën 17. Nga puna janë liruar edhe të sëmurët kronikë, si dhe gratë shtatzëna. Institucionet druajnë edhe nga shpërthimi i zjarreve, andaj edhe organet përkatëse kanë ndërmarrë masa duke ngritur gatishmërinë e ekipeve zjarrfikëse. Por, në shumë…
Janë konfirmuar dhe identifikuar dy viktimat e ngjarjes tragjike në fshatin Shipkovicë të Tetovës pas shembjes së një muri, përcjell KlanM. Siç informon Tv Koha personat që humbën jetën sot në ora 15:45 gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Shipkovicë të Tetovës janë A.A.(63) nga Sellca e Tetovës dhe J.C.(50) nga Republika e Shqipërisë. Të dy viktimat nuk kanë arritur t’iu mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore nga të cilat kanë ndërruar jetë. Mjekët e Urgjencës kanë konstatuar vdekjen e tyre. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB – Tetovë janë duke kryer hetime dhe duke i përcaktuar të gjitha…
Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe më pas kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Kumanovës, pas një përleshje masive në fshatin Çerkez të Kumanovës, raporton media lokale kumanovonews. Përplasja, siç përcjell KlanM, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 pas një debati të mëparshëm mes dy grupeve të meshkujve. “Një sherr fizik ka ndodhur mes L.R, M.R, F.R, S.H, B.R nga njëra anë dhe O.J(31), N.J, G.J dhe B.J në anën tjetër. Gjatë sherrit janë përdorur edhe sende të forta”, thonë nga SPB Kumanovë, përcjell KlanM. Në të njëjtën kohë, lëndime të rënda trupore ka pësuar B.J. NJ dhe…
Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të përgjithshme vendosi qëndrim parimor për akreditimin e mediave në lidhje me lejet për incizim dhe fotografim, me të cilin zgjidhet çështja për praktikë të ndryshme gjyqësore për lejet e dhëna për incizim ose fotografim për një lëndë të caktuar, ndërsa lidhur me zbatimin e nenit 360 të Ligjit për Procedurën Penale dhe nenit 105 të Rregullores së Gjykatës. “Leja e dhënë nga ana e kryetarit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për incizimin ose fotografimin e një rasti të caktuar vlen nga…
Sektori i Punëve të Brendshme është deklaruar për ngjarjen tragjike në Shipkovicë të Tetovës, transmeton TV21. “Sot (14- korrik) në ora 15:45 në SPB-Tetovë është raportuar se dy persona gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Shipkovicë të Tetovës, A.A.(63) nga Selca e Tetovës dhe J.C.(50) nga Republika e Shqipërisë, kanë marrë lëndime të rënda trupore nga të cilat kanë ndërruar jetë. Mjekët e Urgjencës kanë konstatuar vdekjen e tyre. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB- Tetovë janë duke kryer hetime dhe duke i përcaktuar të gjitha detajet lidhur me këtë rast. Në vendin e fatkeqësisë janë të pranishëm…
Shumë ura në vendin tonë janë në gjendje të keqe dhe të pasigurta për t’u shfrytëzuar. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov tha se 14 ura paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve. Sipas tij, Qendra për Menaxhim me Kriza ka sanuar disa nga urat, por shumë prej tyre kanë nevojë të rindërtohen. Ura të dëmtuara ka në fshatin Bashino, Lance, në lumin Pçinjë, në Kumanovë, në Veles, në Strumicë dhe në Shkup. Angelov thotë se komunat nuk kanë kapacitete financiare për rindërtim të urave andaj tha se Qeveria duhet të tërheq fonde evropiane, sepse kjo do të…
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq deklaroi se zgjedhje të parakohshme mund të ketë vetëm nëse opozita pranon të votojë për ndryshimet kushtetuese dhe pastaj të shpallim zgjedhje të parakohshme. Ky është opsioni i vetëm që Qeveria do ta pranonte thotë Mariçiq, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”. BOJAN MARIÇIQ, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËRGJEGJËS PËR ÇËSHTJE EVROPIANE “Mendoj se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, por është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të zbatuar obligimet tona. Qytetarët do të na jenë mirënjohës nëse e kryejmë obligimin para zgjedhjeve, që zgjedhjet të mos mbingarkohen se kush është pro dhe kush…
“Keni arritur shumë në tri dekadat e juaja të pavarësisë, ndërsa këtë e arritët edhe krahas zhgënjimeve kur dyert njëra pas tjetrës ju mbylleshin para jush. Me guxim dhe sakrificë e hapët derën për hyrje në NATO, ndërsa ne ishim përkrah jush kur hytë”, tha për MIA Derek Chollet, këshilltar në Departamentin e Shtetit Amerikan. Ai theksoi se hapi i ardhshëm përpara drejt Bashkimit Evropian varet nga ju, dhe se SHBA-ja gjithnjë do të jetë me ju. Jam i bindur se përfaqësuesit e popullit do të veprojnë në interes më të mirë të vendit, dhe do ta çojnë përpara tha…
Funksionarët e BDI-së, Ismet Guri dhe Ejup Alimi të cilët kanë qenë të akuzuar për shkatërrimin e materialit zgjedhor janë dënuar me nga 3 vјet e gjashtë muaj burg. Në Gjykatën Penale, ata u gjykuan për herë të dytë, pasi një herë Apeli e shfuqizoi vendimin. Gjykatësja Marija Kletniçka i shfaqi si fajtor për keqpërdorime zgjedhore. GJYKATA PENALE “Gjykata potencon se një nga supozimet bazë për sundimin e ligjit është e drejta e zgjedhjes. E drejta e zgjedhjes paraqet kusht pa të cilin asnjë vend nuk mund të paraqitet si demokratike. Duke i vlerësuar faktet, këshilli pas votimit, e mori…

