“Maqedonia e Veriut është vend i sigurt, nuk ka kërcënim për ne dhe për stabilitetin”, tha kryeministri Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Shkup, përcjell INA. Ai tha se vendi i tij dhe vendet anëtare të NATO-s po luftojnë kundër ndikimit rus, por të gjitha subjektet dhe aktorët politikë kanë detyrimin të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin. “Natyrisht, ka ndikim rus në rajon dhe ata janë gjithmonë në gjendje të gjejnë njerëz me mendje të njëjtë në parti politike apo individë, por ata…
Author: Jeta almakos
Në rrjetet sociale tashmë qarkullojnë spekulime të ndryshme për aktivizimin e mundshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut. Një grup aktivistësh shqiptarë kanë shpërndarë në rrjetet sociale një postim ku sipas tyre propozojnë që Lëvizja VV në Maqedoninë e Veriut mund të udhëhiqet nga dy emrat e shkruar nga ta siç janë përmendur Bekim Qoku, aktualisht në postin e këshilltarit për Maqedoninë e Veriut në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti, por edhe emri i Blerim Rekës, ish-kandidatit për president të Maqedonisë së Veriut, por që tani është me detyrë si konsull i Republikës së Kosovës në Nju Jork. Por,…
Lideri i ASH-së, Arben Taravari është mysafir në ClickPlus. Duke folur për atë se çfarë ka nevojë Maqedonia e Veriut për momentin, tha se periudha nëpër të cilën është duke kaluar, është më e rëndësishmja që nga pavarësia e shtetit. “Jemi në një udhëkryq më të rëndësishëm që nga 90-ta, që nga pavarësia”, tha Taravari. Më tej ai tha se kontribuues në këto periudha të rëndësishme kanë qenë shqiptarët, pasi janë treguar konstruktiv. “Shqiptarët kanë qenë faktor shumë më konstruktiv dhe që shumë më shumë ia kanë dashur të mirën këtij shteti se sa maqedonasit… Ata janë sjellë shumë egoist…
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot ka folur për pjesëmarrjen e mundshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në takimin e OSBE-së në Shkup. Ministrja, për servisin publik, thotë se duke marrë parasysh sjelljen e Rusisë dhe politikën e saj të jashtme, nuk sheh arsye që Lavrov të marrë pjesë në këtë takim. “Nuk ka asnjë konfirmim për ardhjen e Lavrov, por duke marrë parasysh sjelljen e politikës së jashtme ruse, ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të shteteve, por mbi të gjitha qëndrimin e tyre ndaj Ukrainës, nuk e kuptoj pse ai do të…
Mungesa e gjykatëses Anita Boshkovska (për arsye shëndetësore) ka çuar edhe në një zvarritje seancën gjyqësore për rastin “Alfa” nga ku pritej vendimi ndaj të akuzuarit Almir Derplanin e që do të mund të hapte rrugën për rigjykim. Në seancë nuk u paraqit as prokurori në cilësinë e përfaqësuesit të akuzës, Bodan Llazarevski për të cilin mësohet se me 13 nëntor është pensionuar, ndërsa Prokuroria Republikane duhet të delegon përfaqësues tjetër. Ajo që sot u vërejt në seancë ishte trupi i ri gjykues me në krye gjykatësin Xhemali Saiti. Bashkë me të këshillin e përbëjnë edhe gjykatësit: Shpend Devaja, Elica…
Për shkak të shkeljes së rendit dhe qetësisë publike me konfrontim të ndërsjellë fizik para Gjykatës themelore Ohër, policia sot ka arrestuar tre persona nga fshati Veleshtë, Strugë, kumtoi SPB Ohër. Sipas informacionit, në ora 13 e 45 minuta personat janë arrestuar në SPB Ohër, ndërsa pas zbardhjes të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të ngritet kallëzim adekuat. Në Gjykatën themelore në Ohër sot është shpallur aktgjykim për një rast me pasoja fatale, ndërsa para objektit të gjykatës është krijuar një atmosferë e tensionuar mes familjeve të të vrarit dhe të akuzuarve, pas çka ka ndërhyrë edhe policia. Hyrja…
Më 12.11.2023, më shumë media botuan pretendime të pavërteta se “Ukraina nuk është shtet”, “Zelenski nuk është president” dhe “gjuha ukrainase nuk është gjuhë”, duke ia atribuar ato ish-liderit të Rusisë, Dmitri Medvedev, dhe duke u thirrur në gazetën e respektuar “Guardian”. Në grumbulluesit e lajmeve time.mk dhe grid.mk u formuan klasterë artikujsh që përmbanin këto pretendime të pavërteta. Më shumë media u thirrën në raportimin “Guardianit” britanik, pa i transmetuar edhe vlerësimet e Guardianit për deklaratat e Medvedevit, se ai ka përdorur “retorikën e shpeshtë dhe të pasaktë të Rusisë se Ukraina nuk është shtet dhe prandaj nuk mund të kyçet në NATO” dhe se “ky…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj qëndroi në Manastir në kuadër të manifestimit për 115 vjetorin e Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe. Begaj i shoqëruar nga liderët shqiptarë vendas foli edhe për rëndësinë e Muzeut të Manastirit, duke i kujtuar autoritetet vendase neglizhencën e treguar deri më tani ndaj muzeut dhe imazhin që reflekton godina e muzeut tash e disa vite. “Besoj se mirëmbajtja dhe kujdesi ndaj Muzeut të Kongresit të Manastirit duhet të jetë në vëmendjen e qeverive tona, përkujdesja për simbolet tona kombëtare, ndërtesa e muzeut duhet të jetë parësore. Kjo është përgjegjësia jonë përpara historisë dhe përpara…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha për gazetën LAJM, se vendi i lirë në Komisionin Shtetëorë të Zgjedhjeve (KSHZ) i takon partisë së tij, e cila në zgjedhjet e vitit 2020 doli e dyta në bllokun politik shqiptar, me tetë deputetë. “Ne mendojmë se neve na takon anëtari i opozitë në KSHZ sepse anëtari i KSHZ-së zgjidhet prej partisë që është e dyta prej shqiptarëve në zgjedhjet e 2020. Në ato zgjedhje me 8 deputetë, Aleanca për Shqiptarët ka më së shumti deputetë dhe shpresoj që ai vend përsëri t’i takojë Aleancës për Shqiptarët”, tha Taravari për gazetën…
Ndikimi rus ekziston, por Maqedonia e Veriut dhe rajoni nuk kërcënohen nga Rusia. Kështu , vlerësojnë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski të pyetur nëse dhe sa reale janë paralajmërimet se Rusia ka një plan për të destabilizuar Ballkanin. Stoltenberg theksoi se NATO nuk sheh ndonjë kërcënim ushtarak që vjen nga Rusia kundër ndonjë aleati të NATO-s apo rajonit, por sigurisht mbeten të kujdesshëm dhe të bashkuar. Stoltenberg “Ne po vëzhgojmë se çfarë po ndodh dhe jemi gati të rritemi dhe të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur çdo aleat kundër një kërcënimi ushtarak.…
Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe ai i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një fotografie të përbashket nga stadiumi “Air Albania”, kanë bërë të ditur se ndodhen në Tiranë për t’i dhënë mbështetje kombëtares shqiptare. Kombëtarja e Shqipërisë në futboll po përballet me Ishujt Faroe, ndërsa pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultatin 0 me 0. Edhe të tjerë politikan nga Maqedonia e Veriut ndodhen në Tiranë për ndeshjen e kombëtares shqiptare të futbollit.
VMRO-DPMNE-ja sonte kumtoi se incidenti, të cilin e shkaktoi E Majta në Kuvend është i skenuar dhe në të shikon si një dramë të lirë, të dukshme dhe të dakorduar me BDI-në dhe LSDM-në. “Aq më tepër që nga sot në Kuvend ka filluar të funksionojë koalicioni aktual i LSDM-së, të “Majtës” dhe BDI-së në qytetin e Shkupit. Është vërtet i çuditshëm reagimi i dhunshëm i “Së Majtës” për Rregulloren, në krahasim me heshtjen në Kuvend për propozimin francez apo për skandalin e onkologjisë. Në fakt, Apasiev, kur nuk ishte pro filibusterimit dhe ishte partner koalicioni i LSD-së dhe këshilltar…

