Më 1 dhjetor, Gjykata Penale do ta publikojnë vendimin gjyqësor për ish sekretarin e Qeverisë Muhamet Zekiri. Ndërkaq, sot në fjalët përfundimtare të këtij rasti, i akuzuari Zekiri me zë të ngjirur e me lot në sy, kërkoi nga gjykata të vendos për lirimin e tij, me qëllim që siç u shpreh t’i jepet fund agonisë dhe vuajtjeve të tij dhe të familjes së tij, të cilët shtoi se për 593 ditë jetojnë jetë nën hije të rëndë, si dëm kolateral i këtij procesi të aktakuzës. Muhamet Zekiri, ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë “Në fillim të vitit, papritmas ndërroi jetë…
Author: Jeta almakos
Villma Ruskovska nuk do të jetë më prokurore. Kjo pasi Këshilli i Prokurorëve e shkarkoi edhe atë unanimisht, të gjithë antarët votuan për shkarkimin e saj. E shkak për këtë u bë pasi që Ruskovska, si prokurore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pati dhënë urdhër për bastisje në Drejtorinë e Policisë Financiare, kur në krye të saj ishte Arafat Muarremi, sipas të cilit, kontrolli kishte qenë i paligjshëm. Pasi u soll ky vendim Ruskovska për Mkd.mk tha se nuk do të ankohet ndaj këtij vendimi sepse do të dalë në pension. Villma Ruskovska, prokurore “Zyrtarisht unë ende…
Nga 1 janari çmimin e ri të energjisë elektrike do ta përllogaris kompania shpërndarëse EVN Home. Por, këto vendime do të jenë në mbikëqyrje nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, e cila deri më tani vetë i ka formuar çmimet si organ i pavarur. Por, me ndryshimet e reja në Ligjin për Energjetikë tani e tutje EVN do të përcaktoj vetë çmimin për konsumatorët e vegjël dhe amvisëritë. “Sipas ndryshimeve të reja në Ligjin për Energjetikë, EVN Home si furnizues Universal tash e tutje do të jetë përgjegjëse për llogaritjen e çmimit të energjisë elektrike, posaçërisht për kategoritë e konsumatorëve të…
Akademia e Shkencave me financim të qeverisë shqiptare është duke punuar për hartimin e Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, i cili pritet të ketë në përbërje të tij më shumë se 110 mijë fjalë, pa llogaritur këtu kuptimet e tyre, mbi 11500 njësi frazeologjike si dhe shumë njësi të tjera të ligjërimit. Lajmi është bërë i ditur nga prof. Dr. Ali Jashari, Bashkëhartues i Fjalorit, gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë e studentë në kuadër të veprimtarive kushtuar Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972. “Jo vetëm nga numri i fjalëve dhe i shprehjeve, i njësive të tjera gjuhësore që përmban,…
Për herë të parë në historinë e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion ka përdorun dygjuhësinë, duke lëshuar vendimin edhe në gjuhën shqipe. Kjo falë përkushtimit të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili kërkesën për shqyrtimin e një lënde e kishte dërguar në gjuhën shqipe me çka detyroi Gjykatën që përgjigjen dhe vendimin ti publikojë në dy gjuhë. Një veprim i këtillë vjen për herë të parë që nga themelimi i kësaj gjykate, që është institucionj më i lartë gjyqësor në vend mbahet mend si një nga institucionet më të mbyllura dhe të paktat që nuk kanë vënë në përdorim dy…
42 kandidatë janë në listën për intervistim nga komisioni që duhet të zgjedhë anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit. Komisioni që bën intervistimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve përbëhet nga përfaqësues i Avokatit të popullit, Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar në Shkup, anëtar i Këshillit për bashkëpunim mes qeverisë dhe sektorit civil, anëtar i Këshillit për bashkëpunim mes qeverisë dhe sektorit të mediave, tre deputetë të shumicës dhe dy të opozitës. Ndër emrat e kandidatëve që më shumë njeh publiku janë anëtari aktual i KSHZ-së i përzgjedhur nga LSDM-j Boris Kondarko, gjykatësve Sllavica Andreevska dhe gazetari Daut Dauti. Ndërkohë…
Komisioni Rregullator nuk do të llogarisë dhe përcaktojë më çmimin e energjisë elektrike. Një gjë të tillë do ta bëjë kompania austriake EVN HOME nga 1 janari i vitit 2024, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski. Ai tha se formula e përllogaritjes nuk do të ndryshohet, se çmimin e ri do ta përcaktojë furnizuesi universal dhe do ta dorëzojë në Komisionin Rregullator dhe rregullatorët do të thonë nëse është i saktë. “Ne kontrollojmë se si zbatohet sistemi tarifor. A janë kostot e prokurimit në mënyrë, për marzhin, kostot për operatorin e tregut. Nëse nuk janë të mira, do t’i kthejmë…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin e mbrëmshëm CLICK PLUS në TV21 ka theksuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë populli i dytë janë populli që mund ta stabilizojnë shtetin ose ta destabiëizojnë shtetin. https://www.facebook.com/watch/?v=345546894732819&t=0
Pasditen e sotme është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut. Intensiteti i dridhjes ka qenë 2.1 shkallë sipas Rihterit. Epiqendra e tërmetit është 13 kilometra juglindje nga Resnja. Thellësia 10 kilometra. /SHENJA/
Pasojnë reagimet pas ngjarjes tragjikomike në institucionin ligjvënës nga ana e deputetëve të Partisë E Majta. VMRO-DPMNE vlerëson se ajo çfarë ka ndodhur është një shfaqe teatrale e së Majtës e mbështetur nga BDI dhe LSDM. Dhe, sipas tyre kjo është një dëshmi se si duket gjendja nëse partia e Apasieviet do të udhëhiqte institucionet. VMRO-DPMNE “Partneri i koalicionit LSDM dhe BDI, E Majta dhe Dimitar Apasiev e do Hamasin, i përkulet Enver Hoxhës, shkel Rregulloren e Kuvendit dhe hesht për Onkologjinë dhe propozimin francez, si dhe për ligjet e BDI-së për lojërat e fatit. Shfaqja teatrale e së Majtës…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në akademinë solemne me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, të organizuar nga Qeveria, tha se gjuha shqipe është gjuha e tij vëllazërore, shkruan TV21. Kovaçevski duke rrëfyer ditët e tij të kaluara me ministrin e Financave, Fatmir Besimi dhe me zv/kryeministrin për Çështje Europiane, Fatmir Bytyqi, tha se pa marrë parasysh dallimeve gjuhësore, me ta është kuptuar për të realizuar detyrat. “Fati i plotë që në mesin e tyre, kishte dy me emrin Fatmir, ndërsa kuptimi i emrit Fatmir është dikush që sjell fat. Unë kisha dy të tillë. Për ata dy, gjuha shqipe…
Deri të premten do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm, nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës. Nga DPHM thonë se nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë, të shtunën do të ketë ndryshim të ndjeshëm të motit me reshje të dendura, të cilat gjatë ditës në pjesën më të madhe të vendit do të kalojnë në borë edhe në pjesën më të ulëta të vendit. Në male do të krijohet shtresë më e madhe e borës. Do të fryjë erë e fortë nga veriu, ndërsa temperaturat do të ulen ndjeshëm, kumtoi DPHM-ja. Të dielën temperatura minimale e mëngjesit…

