Koalicionet parazgjedhore ndërmjet partive shqiptare dhe atyre maqedonase në Maqedoninë e Veriut, gjashtë muaj para zgjedhjeve, mbeten të padefinuara. Partnerët e koalicionit qeverisës Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, thonë se ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar nëse do të garojnë me lista të përbashkëta si koalicion ndëretnik që para zgjedhjeve parlamentare dhe atyre presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm, megjithëse theksojnë se një gjë e tillë ka shumë gjasa të ndodhë. Ndërkohë, partia maqedonase në opozitë, VMRO DPMNE, dhe blloku i partive shqiptare në opozitë, Lidhja Evropiane për Ndryshim, thonë se në zgjedhjet…
Author: Jeta almakos
Një ngjarje e rënbdë ka ndodhur një rast tragjik ku djali ka tentuar të vetvritet me mjetë të mprehtë (thikë) më pas ka lënduar nënën, motrën dhe mbesën e tij. Për Tetovasot flet edhe zëdhënsi i policisë, Fatmir Rexhepi i cili konfirmon ngjarjen tragjike. “Sot në ora 11.15 minuta në një fshat të Gostivarit një person 26 vjeçarë me një mjet të mprehtë ëshjtë vetëlënduar më pas ka lënduar nënën e tij 50 vjeçare, motrën e tij 29 vjeçare dhe mbesën e tij të mitur. . Të gjithë janë dërguar në Spitalin e Përgjitshëm të Gostivarit. Sipas informatave të para…
Kryeministri Dimitat Kovaçevski, sot tha se nuk do të ulen pagat e zyrtarëve. Ai shpjegoi se paga të caktuara janë të rregulluara me ligj, prandaj është zgjidhje komplekse. “Për disa nga zyrtarët ka dispozita ligjore që nuk mund të ulet paga. Për shembull, pagat e gjyqtarëve. Në këto pjesë të ligjeve, pjesa e deputetëve është e rregulluar me Ligjin për deputetët, ndërsa deputetët janë mbi ata që i zgjedhin, që është Qeveria, prandaj them se është një zgjidhje komplekse”. “Kjo, në fund të fundit, duhet të sjellë barazi në pagesën e punës në përputhje me përgjegjësitë që ka secili në…
Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Policinë e Berovës është denoncuar një 39-vjeçare me iniciale M.E., pasi siç thuhet, ka sulmuar mësuesen e bijës së saj gjatë mbledhjes prindërore, transmeton TV21. “Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Berovë ka ngritur kallëzim penale kundër M.E.(39) nga Berova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “cenim i sigurisë”. Më datë 13.11.2023 në shkollë fillore në Berovë, gjatë mbledhjes prindërore, e denoncuara ka sulmuar mësuesen”, thuhet në njoftim.
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po zhvillohen intervistat me kandidatët që kanë konkurruar për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Siç mësohet bëhet fjalë për 42 kandidatë, një pjesë e të cilëve janë të njohur si emra në opinionin e gjerë. Pas procesit të përzgjedhjes dhe kompletimit të përbërjes së re, Komisioni pritet të nis me mandat të ri nga shkurti i 2024. Ja lista e emrave:
Stojançe Angellov, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) i njohur si ish-gjeneral i policisë maqedonase në konfliktin e vitit 2001 i pyetur nga TV Koha për reagimet e tij rreth kryqit në Tetovë, tha se ato që ka shkruar nuk kanë pasur për qëllim nxitjen e konfliktit etnik, andaj kërkoi falje nëse është fyer ndokush nga ajo deklaratë. “Nëse dikush është ndier i fyer, normal që i kërkoj falje pasi që qëllimi im nuk ishte në konotacion ushtarak, pasi unë nuk mund të ia lejoj vetes, pasi që jam drejtor institucioni por para se gjithash njeri, si njeri…
Dhjetori ofron mundësi për të organizuar një takim në Kuvend me partitë parlamentare, në të cilin do t’i përcaktojmë të gjitha detajet për mbajtjen e zgjedhjeve, u përgjigj kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës në kompaninë “Vabtek MZT” SHA Shkup në pyetja nëse ka bisedime me partitë politike për mbajtjen e zgjedhjeve në vitin 2024. “Me partitë politike po diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve në vitin 2024. Në maj ka hapësirë të mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare. Për sa i përket qeverisjes teknike, është një detyrim ligjor. 100 ditë para zgjedhjeve, në përputhje me Ligjin për…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, prezantoi planet dhe veprimet e vendit për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në Konferencën e 28-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike. Ministri theksoi rëndësinë e përshtatjes së sektorit shëndetësor për të përballuar sfidat e krijuara nga këto ndryshime. Në fjalimin e tij, Ministri Mexhiti përmendi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka filluar procesin e përshtatjes në vitin 2011, duke miratuar strategji dhe plane veprimi për sektorin shëndetësor. Këto përfshijnë masat për efikasitet energjetik në objektet shëndetësore dhe përdorimin e burimeve të energjisë së qëndrueshme, si dhe rinovimin e objekteve shëndetësore…
Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në mbledhjen më të rëndësishme ndërkombëtare të mbajtur ndonjëherë në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Çdo ditë që po kalon, ne po i afrohemi më shumë momentit që do ta formësojë të ardhmen e bashkëpunimit ndërkombëtar, ka shkruar shefi i diplomacisë, Bujar Osmani në faqen në Fejsbuk, në prag të këshillit ministror të OSBE-së që do të mbahet në Shkup javën e ardhshme. “Këshilli Ministror është kurora e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë – OSBE-në. Në finale mbetet që të dëshmohemi si…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se në maj të vitit të ardhshëm ka hapësirë të mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare. Ai bën të ditur se në një mbledhje në Kuvend gjatë muajit dhjetor do të përcaktohen të gjitha detajet lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve. Lidhur me Qeverinë teknike, Kovaçevski tha se është obligim ligjor, kështu që, tha ai, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, sipas Ligjit për Qeverinë që vlen në vend, është një qeveri teknike dhe gjithashtu ai ligj sjell me vete një konsensus mes partive politike në Kuvend. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Në fillim ka…
Akuzat e opozitës shqiptare ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në veçanti ndaj zv kryeminsitrit Artan Grubit, kanë vazhduar edhe sot. Sipas Lidhjes Evropiane për Ndryshim, BDI-ja nuk është parti, por oktapod krimi e biznesi. Përsëri nga opozita theksin e kanë vendosur tek lojërat e fatit. Ata theksojnë se informacioni i fundit, i raportuar nga mediat, është se kompania e një 19-vjeçari nga Likova do ta furnizojë “Lotarinë Shtetërore” me aparate për bixhoz. LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM “Sidoqoftë, nëse deri dje dikush kishte dyshimin më të vogël se Artan Grubi qëndronte pas bizneseve të lojërave të fatit, të drejtuara nga…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nga samiti i tretë i Diasporës që po mbahet në Tiranë, duke folur për rrugën e përbashkët europiane, bëri thirrje për bashkëpunim mes shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij Ahmeti i dha mesazh të qartë Ramës, që të ngrenë edhe më shumë zërin sa i takon çështjes së integrimit, duke shtuar se vendet e tjera si Kosovën, Maqedoninë е Veriut dhe Malin e Zi i ka përkrahë. ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË “Luftërat i fituam, edhe politikisht edhe ushtarakisht, dhe diplomatikisht. Sot kemi një luftë të re dhe më të fortë. Të bëjmë të begatë atdheun…

