Author: Jeta almakos

Janë miratuar 100 milionë denarë shtesë për sigurimin e ilaçit “Kaftrio” në kombinim me “Kalydeco” për pacientët shtesë me fibrozë cistike, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë. Klinika Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, siç theksohet, ka marrë miratimin nga Ministria e Shëndetësisë, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe Byroja e Prokurimit Publik për të kryer një procedurë urgjente me negociata të drejtpërdrejta me distributorin e autorizuar të Verteks. Nga Klinika e Fëmijëve, e cila duhet të prokurojë ilaçin, theksojnë se më 21 nëntor është nënshkruar kontrata mes drejtorëve të Klinikës dhe “Alkaloid Kona”, ndërsa e gjithë sasia e ilaçit pritet të dorëzohet…

Lexo më Shumë

Posta e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë përuruar pullën postare me figurat e motrave Qiriazi. Kjo është bërë për nder të Ditëve të Alfabetit, respektivisht me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit. “Ideja ishte që këtë festë madhështore ta begatojmë me një pullë portale, në të cilën do të ishin motrat Qiriazi, me qëllim që në një farë mënyre të dërgojmë porosinë se sa është i rëndësishëm roli i grave, sa ka qenë atëherë dhe sigurisht që është edhe sot. Autor i Pullës Postare është…

Lexo më Shumë

Me praninë e korit diplomatik dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore dhe akademike, ITShKSh sot shënoi 115-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe 16-vjetorin e themelimit të Institutit. Drejtori Skender Asani, veçoi faktin se sivjet për herë të parë në kuadër të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, u bënë bashkë tri akademitë e shkencave të rajonit tonë, të Maqedonisë së Veriut, të Shqipërisë dhe të Kosovës, duke i folur njëri-tjetrit në gjuhën e shkencës dhe albanologjisë. Ndërkaq, duke ndarë një falënderim të veçantë për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e dhënë, ai theksoi se në këtë…

Lexo më Shumë

“Përmendorja e UÇK-së në Çair dhe xhamitë, të ndërtuara strategjikisht në vende të dukshme, na mirëpresin kur hyjmë në Shkup nga çdo anë, dhe kjo nuk e shqetëson askënd, por i shqetëson kryqi i ndërtuar në pronën kishtare të Popova Shapkës”, theksoi kryetari i partisë në pushtet “Dinjiteti”, Stojançe Angellov për TV24. Ish-gjenerali i policisë maqedonase gjatë konfliktit të 2001 thotë se heqja e kryqit do të shkaktonte tensione të mëdha në vend. “Unë reagova se pse u ndërtua kryqi në tokën e kishës. Ne në Kodrën e Diellit (Popova Shapka) kemi një xhami ilegale katër kate mbi tokë. Xhamitë…

Lexo më Shumë

Në këtë Ditë të Alfabetit të gjuhës shqipe, Lidhja e Europiane për Ndryshim shpreh gëzimin dhe detyrimin për të festuar këtë ngjarje të rëndësishme kulturore. Organizata drejtuar të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe jashtë saj thekson rëndësinë e mbrojtjes së gjuhës shqipe si një element kyç i identitetit kulturore dhe historik të kombit shqiptar. Lidhja e Europiane për Ndryshim thekson se mbrojtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe janë detyra kombëtare më të larta. Në këtë dritë, organizata bën thirrje për reflektim mbi rëndësinë e gjuhës shqipe në formimin e identitetit kombëtar dhe për të ndërgjegjësuar komunitetin për përgjegjësinë…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, rreth mesditës, në fshatin Falishtë të Tetovës, ku një depo e madhe e një kompanie për përpunimin e metalit është përfshirë nga flakët. Autoritetet lokale janë njoftuar menjëherë dhe po përpilojnë një reagim për të menaxhuar situatën e emergjencës. Depoja e përpunimit të metalit po raportohet të ketë qenë e pajisur me materiale të ndryshme të cilat kanë shpërthyer dhe kanë ndihmuar në përhapjen e flakëve. Në vendngjarje janë dërguar forcat e zjarrfikësve dhe ndihmës të shpejtë, të cilat po përpilojnë përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e zonave përreth për të parandaluar përhapjen…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka uruar shqiptarët me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit duke shkruar se “Alfabeti është një nga kushtet themelore të ekzistencës së një kombi”. “Alfabeti është një nga kushtet themelore të ekzistencës së një kombi. Sa herë vjen 22 nëntori, është sa kënaqësi po aq edhe nder të kujtojmë Ditën e Alfabetit Shqiptar! Për ne shqiptarët në Maqedoni, kjo ditë është e veçantë, edhe për nga fakti se gjithëçka është vendosur si sot në vitin 1908 në qytetin tonë të Manastirit. Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës më të bukur në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgoi urim me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Urime 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe për të gjithë shqiptarët qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët anembanë ku janë shpërndarë nëpër botë. Ta ruajmë me dashuri dhe me përgjegjësi, ta përsosim dhe zhvillojmë, me çdo hap, me çdo vepër dhe në çdo sferë ku veprojmë. Le ti mësojmë gjeneratat e reja t’ia dinë vlerën dhe t’ia çmojnë bukurinë dhe pastërtinë duke e përdorur me gjitha pasuritë që posedon gjuha e bukur shqipe.…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga takoi gjeneratën e parë të studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetit “Nënë Tereza” – Shkup. Brucoshë përplot entuziazëm të cilët i japin jetë shpresës për të ardhmen. “I nderuar të takoja gjeneratën e parë të studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetit “Nënë Tereza” – Shkup. Brucoshë përplot entuziazëm të cilët i japin jetë shpresës për të ardhmen. Në një bisedë miqësore e profesionale, tek kolegët e rinjë vërehej qartë vendosmërinë e tyre jo vetëm për përgaditje personale, por edhe për ndryshime në sistem e kontribut në shoqëri. Diskutuam për sfidat me të cilat përballet sistemi…

Lexo më Shumë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, realizoi takim me Jens Stoltenberg, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Kryetari Xhaferi, siç thonë shërbimet e kuvendit, në emër të deputetëve të Kuvendit e ka falënderuar Sekretarin të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, për kultivimin e raportit të përkushtuar ndaj çdo vendi aleat në Aleancë, por edhe ndaj vendeve aspirante, përcjell KlanM. “Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg, falënderoi për mundësinë e dhënë të ndajë qëndrimet për sfidat aktuale të sigurisë, tani kur pritet nga të gjithë aleatët në NATO të qëndrojnë fortë krahë për krahu bashkë…

Lexo më Shumë

Bashkëpunimi i përgjithshëm me NATO-n në kuadër të anëtarësimit tonë të plotëfuqishëm në Aleancë dhe mundësitë për avancimin e tij, prioritetet e politikës së jashtme të vendit dhe çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe situatat në rajonin më të gjerë në kontekst të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, ishin në fokus të takimit të presidentit Stevo Pendarovski me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Siç informojnë nga Kabineti i Presidentit, Pendarovski theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kapaciteteve të saj, që edhe në të ardhmen në mënyrë aktive të…

Lexo më Shumë

Partitë politike vazhdojnë të besojnë se duke përdorur elementin emocional të nxitjes apo të keqpërdorimit të ndjenjave etnike apo fetare te popullata, do të mund që të përfitojnë në zgjedhje. Kështu u shpreh analisti Sefer Selimi në lidhje me ngjarjet e fundit në vend që janë bërë mollë sherri në mes të partive politike e që kanë ngjallur reagime në opinion. “Jemi dëshmitar se OBRM-PDUKM vetëm se gati tre vite në mënyrë intensive mundohet që ta keqpërdor elementin e gjoja kapjes së pushtetit nga ana e shqiptarëve dhe me këtë të paraqesë një pasqyrë e cila do të mund të…

Lexo më Shumë