Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga takoi gjeneratën e parë të studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetit “Nënë Tereza” – Shkup. Brucoshë përplot entuziazëm të cilët i japin jetë shpresës për të ardhmen.
“I nderuar të takoja gjeneratën e parë të studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetit “Nënë Tereza” – Shkup. Brucoshë përplot entuziazëm të cilët i japin jetë shpresës për të ardhmen. Në një bisedë miqësore e profesionale, tek kolegët e rinjë vërehej qartë vendosmërinë e tyre jo vetëm për përgaditje personale, por edhe për ndryshime në sistem e kontribut në shoqëri. Diskutuam për sfidat me të cilat përballet sistemi i drejtësisës në vend, anomalitë dhe rrugën e rikthimit të drejtësisë në vend. I njoftova nga afër për të gjitha proceset e filluara nga ne dhe dëgjova prej tyre këshilla e vlerësime që më motivojnë të vazhdojmë edhe më fuqishëm përpjekjet tona për sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës”, ka shkruar ministri Lloga në rrjetet sociale lidhur me takimin e realizuar.