Author: Jeta almakos

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me rastin e zhdukjes së vajzës 14 vjeçare, Vanja Gjorçevsa njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në Kumanovë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a ka përparim në hetimin e vajzës. Oliver Spasovski “Mbrëmë ka pasur punë intensive deri në orët e vona. Më duhet të them se kemi ndaluar pesë persona dhe kemi siguruar një automjet, pra aktivitetet janë duke vazhduar. Është diçka plus që ne e kemi marrë në lidhje me gjithçka që japim si provë, si gjurmë, gjithçka për të zbardhur këtë rast”. Ai theksoi…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, pret që të ketë takim liderësh konstruktiv. Sipas tij,  është mënyra se si funksionon një shtet demokratik, ku të gjithë që marrin pjesë në një garë, duhet ta marrin fjalën për mënyrën se si organizohet gara. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Takim liderësh i suksesshëm do të thotë që partitë politike do të ulen në tavolinë,  se nuk do të ketë shantazhe nga një parti politike tek të tjerat. Arritja e marrëveshjes do të thotë se do të kemi mbajtje të zgjedhjeve në pajtim me Kodin Zgjedhor përgjithësisht të pranueshëm, në të cilin janë të përfshira rekomandimet e OSBE-ODHR,…

Lexo më Shumë

Me sistem efikas tatimor dhe politika pozitive sigurojmë stabilitet financiar të shtetit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Për të drejtuar një administratë që është në të gjithë territorin, që punon me një numër mbi 600 shifror me klientë biznesi, mbi një milion qytetarë me numrat e tyre tatimorë, duhet vërtet të jesh i aftë, i suksesshëm, i përkushtuar, mbi të gjitha ekspert, tha Kovaçevski, duke e përgëzuar drejtoreshën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, për, siç tha ai, “të gjitha përpjekjet që ka bërë që në këtë kohë krize të mund të sigurojmë të ardhura me të cilat i…

Lexo më Shumë

Është arrestuar edhe i dyshuari i tretë për vrasjen Liridona Murselit që ndodhi të mërkurën mbrëma në Prishtinë. Klan Kosova përmes burimeve mëson se inicialet e të arrestuarit të tretë për këtë rast janë K.K. Këto burime i kanë thënë Klanit se personi në fjalë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kujtojmë se në mesin e të arrestuarve është edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.

Lexo më Shumë

Naim Murseli tashmë ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij.Sipas asaj që po raporton paparaci, Naim Murseli, këshilltari i ish- presidentit Pacolli, ka pranuar se ka paguar para për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridon Murseli. Ai sipas raportimeve, ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij.Ndryshw, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit si të përfshirë në kryerjen e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murseli. Bashkë me Murselin u arrestua edhe bashkëfshatari Granit Plava. Sipas njoftimit, gjatë bastisjes është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer…

Lexo më Shumë

Para disa muajsh mbajtëm qëndrimin se duhen zgjedhje të dyfishta, por zgjedhja e Presidentit do të mbetet në hije, tha Arben Taravari. “Ne e dimë që bota është e polarizuar, mesazhet e Lavrovit janë të pritshme, por nuk kemi pasur miq më të mirë se vendet perëndimore dhe ata na kanë ndihmuar gjithmonë kur kemi pasur nevojë për ndihmë, historikisht nuk kemi pasur ndihmë nga Rusia. 99% e partive politike thonë se pretendojnë të hyjnë në BE dhe ne kemi ndihmë nga vendet perëndimore”, tha Taravari për “Kanal5”. Taravari thotë se nëse zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale mbahen së bashku, atëherë…

Lexo më Shumë

Ngjarja që tronditi Prishtinën pak net më parë mori një tjetër kthesë pasditen e kësaj të premteje. Liridona Murseli e cila fillimisht tha se u vra për ta grabitur në sytë e dy fëmijëve të saj dhe të bashkëshortin, në fakt kishte një tjetër prapavijë dhe porositësi i krimit ishte hiç më pak se bashkëshorti, me të cilin kishte ndarë jetën vitet e fundit dhe kishte sjellë në këtë botë dy fëmijë. Ngjarja si një triller filmash, me protagonistë jo skenaristë dhe aktorë, u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytetin e Kosovë. 33-vjeçarja u qëllua për vdekje brenda makinës…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku- Sadriu, ka reaguar pas arrestimit të Naimi Murselit për vrasjen e gruas se tij. “Çfarë epilogu i çmendur, i dizajnuar nga një burrë i lig. Çmenduri!”, ka shkruar ajo në Facebook. “Një burrë kriminel që vrau nënën e fëmijëve; vetë përfundoi në burg dhe fëmijët në rrugë”, ka thënë ajo. Më tej, ajo ka thënë se është e trishtuar se si bashkëshorti i Liridona Murselit e ka bërë skenarin për vrasjen e gruas se tij. “E trishtuar nga dyshimet se vrasja e Liridona Murselit u organizua nga burri i saj në…

Lexo më Shumë

Familja Murseli ka anuluar të pamën për Liridona Murselin, 30-vjeçarja e cila u vra të mërkurën në Prishtinë e për vrasjen e së cilës të premten u arrestua si i dyshuar bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Babai i këtij të fundit, Shaban Murseli, ka njoftuar se e pamja është anuluar “për shkaqe familjare”. “Shokë dhe miq, për shkaqe familjare me keqardhje e bëjmë anulimin e të pamës. I falënderojmë gjithë pjesëmarrësit në varrim”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më Shumë

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Shkup. Dy të mitura keqpërdoren seksualisht, pasi një grua ua mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie me të njëjtat dhe i xhiroi më pas gjatë aktit, transmeton TV21. Rastin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme “Më datë 01.12.2023 rreth orës 06 në Shkup është arrestuar G.R. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se në territorin e Shkupit ua ka mundësuar dy meshkujve të moshuar të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura nga Shkupi, pas çfarë të njëjtat i ka xhiruar. Është njoftuar prokurori publik dhe ndërmerren masat…

Lexo më Shumë

Pasi u përcaktua nga Komisioni Përzgjedhës, lista e kandidatëve për kryetar dhe anëtarëve të përbërjes së ardhshme të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është miratuar sot nga Komisioni parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime. Për kryetare të re të Entit shtetëror për revizion është propozuar Tatjana Dimitrovska, e punësuar te Enti Shtetëror për Revizion. Ajo u rendit e para në listë, dhe mori 76 pikë nga anëtarët e Komisionit Përzgjedhës. Si anëtarë të komisionit, nga ana tjetër, gjyqtarja Sofija Spasova-Medarska, me 75,86 pikë, dy këshilltarët e mëparshëm në KSHPK, Biljana Karakashova-Shulev me 74,28 pikë dhe Besnik Xhemaili me 74,14 pikë,…

Lexo më Shumë

“Maqedonia e Veriut është një vend i vogël me ambicie të mëdha klimatike. Qëllimi ynë është që deri në vitin 2030 të reduktojmë emetimet neto të gazeve serrë për 82 për qind në krahasim me nivelet e vitit 1990”, tha sot presidenti Stevo Pendarovski nga Dubai, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike – COP28. Në fjalën e tij, Pendarovski tha se detyrë kryesore në këtë fushë do të jetë se si të eliminohet thëngjilli, si burim kryesor i energjisë elektrike, pa rrezikuar sigurinë energjetike të vendit dhe jetesën e komuniteteve, sepse…

Lexo më Shumë