“Nuk mund të qëndroj në një tavolinë me njerëz që kanë manifestime antibullgare dhe anti-evropiane” – ka deklaruar Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Marija Gabriel, njofton KlanM. Ajo, sic percjell KlanM lajmin e Agjencisë bullgare të lajmeve BGNES, ka komentuar pjesëmarrjen e Bullgarisë në Samitin e OSBE-së në Shkup, ku qëndroi disa orë në Maqedoninë e Veriut dhe sikurse Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, u largua nga Shkupi para mbërritjes së Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov. “Isha në Shkup për ta respektuar Kryesuesin e OSBE-së. Kishte një darkë me liderët evropian, ku secili prej nesh duhej…
Author: Jeta almakos
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë homazhe tek varri i presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në 79 vjetorin e lindjes së tij. “Me homazhet në vendprehjen e tij në Prishtinë kujtuam sot në 79 vjetorin e lindjes, Presidentin historik të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovën. Me anëtarët e familjes së nderuar Rugova evokuam bashkë kujtime nga ato vite veprimi përplot atdhedashuri të presidentit në shërbim të idealit të lirisë dhe themelimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Falë Presidentit Rugova u zgjua ajo ndërgjegje e fjetur e njerëzimit, lobimi i tij bashkë me pushkët e UÇK-së ishte kushtrim drejtësie…
“Harmonia e vërtetë politike nuk gjendet në opinionet unanime, por në diversitetin e këndvështrimeve të përqafuara nga miqtë idealë që sfidojnë, pasurojnë dhe lartësojnë diskursin së bashku”, ka përcjell një porosi kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët, Lulzim Nasufi përmes rrjeteve sociale. Në postimin e tij ai ka nxjerrë edhe një foto nga takimi i përbashkët me krerët e lartë të ASH-së, kryetarin e kësaj partie, Arben Taravari, kryetarin e Kuvendit, Ziadin Sela, si dhe përfaqësues të lartë të tjerë të kësaj partie, mesë tyre ishte edhe drejtori i Agjencisë për Sipërmarrësi Imer imeri. Kreu i ASH-së sot paradite…
Babai i Liridona Ademaj-Murseli, Hajdar Ademaj, ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e të bijës së tij, e cila dyshohet se u privua nga jeta me porosi të bashkëshortit të saj. Babai i viktimës ka thënë për News24 se është njoftuar për lajmin e rëndë nga Naim Murseli, bashkëshorti i vajzës së tij, i cili është arrestuar të premten si i dyshuar për këtë vrasje. Ai është shprehur i indinjuar duke thënë se Naimi i ka “prerë në besë”, ndërsa ka shtuar se ai ka dyshuar kur dhëndri i ka thënë se hajdutët i kanë kërkuar Liridonës…
Me një “Pazar Bamirësie” ku të pranishmit patën mundësinë të blejnë produkte interesante të festave nga 13 ndërmarrje sociale përmes një donacioni të caktuar, përfundoi fushata kombëtare “Ditët e dhurimit” e cila mbahej dy muajt e fundit në kuadër të projektit Partneritete për Dhurim. Kjo fushatë, e cila mbështeti 31 organizata jofitimprurëse, përfshiu 50 biznese dhe për të cilën u dhuruan 2.017.212 denarë në mjete financiare, mallra dhe shërbime dhe punë vullnetare, i mundësoi ekipit Connect të themelojë fondin e parë të donatorëve në vend. Mbi 2100 qytetarë, organizata dhe kompani iu bashkuan fushatës së parë kombëtare të këtij lloji…
Katër lloje të dronëve do të fillojnë së shpejti të prodhohen në Maqedoni, njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas vizitës në fabrikën “ATS AMMO” në Samokov. Dronët do të jenë sipas standardeve të NATO-s, dhe do të kenë përdorime të shumëfishta. “Do të fillojmë me prodhimin serial të katër llojeve të dronëve që do të pajisen me inteligjencë artificiale, të cilët do të kenë një gamë të lartë, që do të kenë ngarkesë adekuate dhe do të jenë të pajisur me pajisje të përshtatshme dhe që do të prodhohen tërësisht në Maqedoni në në përputhje me të gjitha standardet e NATO-s…
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar edhe njëherë duke shprehur ngushëllime për vrasjen e Liridona Ademajt.Pacolli në një shkrim të gjatë në Facebook ka shpjeguar njohjen e tij me Naim Murselin, duke thënë se i njëjti i ishte ofruar si adoleshent pas një sumundjeje që kishte përjetuar. Ai tutje ka shpjeguar se si i njëjti u bë këshilltar i jashtëm i tij.“Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për…
Sindikata e pavarur e punonjësve të shëndetësisë sërish dolën në protesta, duke bllokuar qendrën e Shkupit, bashkë me punëtorët e sindikatave tjera në suaza rë Konferederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë. Protesta nisi para selisë së Konferederatës për të përfunduar para Qeverisë. “Të gjitha ligjet në vend mund të pësojnë ndryshime, përvec ligjit me të cilin funksionarët rritën pagat për 78%. Sot simbolikisht themi se kërkojmë, jo 78%, por 79%, sepse duam të çojmë mesazhin se punëtorët dhe qytetarët janë shumë më të rëndësishëm se Qeveria. Nuk mund që ministrat dhe personat udhëheqës të jenë mbi punëtorin”, tha Marjan Risteskin…
Nënkryetarja e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, së bashku me anëtarët dhe aktivistet e Forumit të Grave të LSDM-së në Manastir, shpërndanë fletëpalosje me mesazhe dhe linja telefonike SOS në kuadër të Fushatës 16 ditore, aktivizim kundër dhunës gjinore përmes Shirok Sokakut dhe Tregut të Qytetit. LSDM-ja me aktivitetet e saj edhe këtë vit po kontribuon në ngritjen e vetëdijes për dhunën ndaj grave dhe përgjegjësinë e secilit individ në luftën kundër shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, tha nënkryetarja e LSDM-së, Kostadinovska-Stojçevska, duke theksuar se jo vetëm në këto 16 ditë, por 365 ditë të…
Takimi i suksesshëm i liderëve d.m.th. se partitë politike do të ulen në tryezë dhe nuk do të ekzistojë shantazh nga ndonjë parti politike ndaj tjetrës, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në prag të takimit të liderëve, që është caktuar që të mbahet këtë të hënë, ku duhet të dakordohet data e saktë e zgjedhjeve, ai thotë se nuk ekziston disponim konsensual te partitë për shfuqizimin e Qeverisë teknike. “Qeveria teknike është sjellë si rezultat i sundimit të keq të OBRM-PDUKM-së, ajo u sjell në kushte të rënda për shtetin. Nga ajo që mund të shihet në opinion, nuk ekziston disponim…
Pres deri në fund të vitit të shpall thirrjen publike për ndërtimin e fazës së tretë të hekurudhës së Korridorit 8, përkatësisht nga Kriva Pallanka deri në pikën kufitare Deve Bair. Gjithashtu pres që shumë shpejt deputetët të miratojnë ligjet e kredive nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë të përfundojnë ndërtimin financiar për ndërtimin e pjesës së fundit të hekurudhës. Natyrisht, për këtë fazë kemi siguruar fonde nga granti, theksoi ministri Blagoj Boçvarski, i cili së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe drejtorin e HRMV Infrastrukturës Zoran Trifunovski, inspektuan ndërtimin e hekurudhës nga Kumanova…
Në një intervistë ekskluzive për “360 gradë”, ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop, ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet në Maqedoni. Ai thekson se presioni politik, kontroversat rreth zgjedhjeve të prokurorëve publik, emërimeve në gjyqësor dhe ndryshimeve në legjislacionin penal janë disa nga shqetësimet e theksuara nga ambasadori. Kop poashtu thekson se Maqedonia e Veriut po luaj me zjarrin dhe se dera e BE-së mund të mbyllet në një moment, përcjell Telergfai. Në intervistën e tij, ambasadori Kop reflekton mbi historinë e vendeve të tjera të ish-BRSS, duke e krahasuar me situatën në Maqedoni. Ai shprehet për…

