Më 29 nëntor në Prishtinë u vra 30-vjeçarja Liridona Murseli – Ademaj, ku vrasjen e saj dyshohet se e planifikoi bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Për vdekjen e saj ka pasur reagime të shumta, së fundmi atë e kanë kujtuar edhe kolegët e punës në Suedi, transmeton Telegrafi. Lejas Cafe – në reagimin e bërë në Facebook shkruan se Liridona ishte një person i dashur dhe ajo e donte shumë jetën familjare. “Një grua që vlerësonte gjithmonë klientët e saj dhe dëshironte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne. Ajo e donte jetën familjare…
Author: Jeta almakos
Një muaj paraburgim u është caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli. Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla sipas gjykatës ngarkohen me veprat penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”. Telegrafi mëson se pas caktimit të masës së paraburgimit, të njëjtit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës. Ndryshe gjykata sot ka shpalosur detaje rreth kësaj vrasje të rëndë. Sipas gjykatës, Naim Murseli fillimisht e…
Me LSDM pensionistët marrin më shumë, tha sot në një konferencë për media zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska. “Me pakon e re të masave kundër krizës, pensionistët me pensione më të ulëta deri në 14.000 denarë do të marrin 15.000 denarë në llogaritë e tyre në 5 muajt e ardhshëm. 3000 denarë çdo muaj. Pensionistët që kanë pensione nga 14.000 deri në 16.000 denarë marrin 2.000 denarë në muaj, gjegjësisht 10.000 denarë. Ata pensionistë me pension prej 16.000 deri në 19.000 denarë marrin 1.500 denarë në muaj, gjegjësisht 7.500 denarë. Pagesa fillon në dhjetor, për të kaluar muajt e dimrit…
Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçarës Liridona Ademaj e cila u vra të mërkurën, tregoi para Gjykatës Themelore në Prishtinë tregoi se çfarë iu kishe thënë pas krimit Naim Murseli, bashkëshortit i cili dyshohet se e porositi vrasjen, raporton Gazeta Express. Ai tha se Murseli pas grabitjes së inskenuar, iu tha familjarëve se kinse kishte kërkuar ndihmë pasi i kishte marrë fëmijët nga vetura dhe ishte larguar bashkë me ta, duke e lënë Liridonën brenda. “Qysh dyert kur u çelën, grabitësi nuk shkon kah pasagjeri, shkon kah shoferi. Tha ka insistu në çantë. Çfarë insistimi, dritarja ka qenë e hapur veç…
Me 662 milionë euro po përmbyllet pakoja e 9-të e ndihmës për kategoritë e cënuara të qytetarëve dhe bizneseve, masa këto të miratuara dje nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Në këto masa ndihmese përveç kategoritë e lartëpërmendura janë përfshirë dhe nxënësit, studentët, pensionistët, punëtorët e sektorit privat si dhe administrate shtetërore. Të dhëna më të detajuara lidhur me çdo masë ndihmesë ka dhënë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook. Njoftimi i plotë: Me 662 milionë euro si ndihmë e pakos së IX-të, këtë vit po e mbyllim edhe me një mbështetje tjetër për…
Policia vazhdon t’i mbaj nën arrest 5 personat e dyshuar për zhdukjen e 14 vjeçares nga Shkupi, Vanja Gjorçevska. Dikasteri i brendshëm vlerëson se për momentin nuk duhet ndarë informacione mbi masat e ndërmarra operative dhe njëkohësisht kujton se për zbardhjen e rastit po punohet më mënyrë intensive, shkruan Alsat. Mediat kanë raportuar se është duke u ekzaminuar veturën e sekuestruar për të kërkuar provat e mundshme që mund të forcojnë dhe vërtetojnë dyshimet për zhdukjen e Vanja Gjorçevskas. Deri tani ajo që dihet është se 14 vjeçarja u zhduk të hënën e kësaj jave gjatë rrugës për në shkollë.…
Qeveria po thyen rekorde në vjedhje, kompania e preferuar e qeverisë Markovski do të fitojë 63 mijë euro në ditë nga vetëm 10 buldozerë nga REK Manastir, tha në një konferencë për media nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikoloski. Partia opozitare thotë se marrëveshja në thelb është kornizë për punësimin e 10 buldozerëve nga “Markovski Company” të cilët duhet të punësohen në REC Manastir për një periudhë prej 18 muajsh për 16.253 denarë në orë. “16.253 denarë për orë ose vlera totale e kësaj marrëveshjeje kornizë është 9 milionë e 200 mijë euro, të cilat kompania Markovski duhet t’i marrë për…
Duke marrë parasysh rezultatet e arritura të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja nga viti 2017 e deri më sot, jam i sigurt për një fitore të dyfishtë në zgjedhje, në frontin evropian, thotë në një intervistë për “24Info”, nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, përcjell Telergafi. “Kemi premtuar rrogë mesatare prej 600 euro, për momentin rroga mesatare është më e lartë se kaq. Pensionin mesatar e kemi rritur me 50%, ndërsa pagën minimale e kemi rritur me 100%. Synimi i LSDM-së është standard më i mirë i jetesës për qytetarët, andaj në kushtet e krizës, në tre vitet e fundit, përmes…
Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, mori pjesë në konferencën e sotme të organizuar nga Fondacioni Kalevi Sorsa me temën “Të shohim përpara në vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, duke shfrytëzuar momentin për zgjerim” Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri dha mesazhet se ky momentum është një mundësi e veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe duhet shfrytëzuar. Nuk duhet të harrojmë mesazhin e Charles Michel, duhet të fokusohemi dhe ta përdorim atë, t’i përmbahemi vitit 2030 si një tregues për planet tona. Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një këndvështrim afatgjatë dhe të fokusohen në reformat që do…
Deputetja e Aleancës për Shqiptarët ka zhvilluar një betejë të fuqishme me sistemin në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore të shqiptarëve në Maqedoni. Falë angazhimit të saj, qindra mijëra shqiptarë, pa nënshtetësi, pa dokumente, pa sigurime shëndetësore dhe pa asnjë të drejtë tani janë qytetarë të barabartë. Ajo ka hapur telefonin dhe ndarë kohën e saj me të gjithë ata hallexhinjë që përballeshin me një mal problemesh. Deputetja Ilire thonë se nuk do të ndalet në këtë mision që ka të bëjë me diçka themelore, të drejtat e njeriut. “Më ndihmo motër, për hirë të Zotit! Më ndihmoni…
Silvana Begaj Kjo qenie komplekse që vendos maskë edhe kur flet me veten. Për këtë duhet ti kemi zili kafshët. Të paktën ato vrasin për mbijetesë, por jo fëmijët e tyre. O Zot! Kujt i jep mundësinë të jetë prind? Atij që i vrau fëmijëve fëmijërinë dhe pafajsinë? Vetëm në prehrin e nënës je fëmijë pavarësisht moshës. Vetëm aty! Por prehri ku vendosnin kokën ata dy fëmijë tani është i ftohtë dhe pa forcë. O Zot! A ke vend të vecantë për nënat që ikin nga kjo botë me kokën këtej? I kthen në ëngjëj të kujdesen për të vegjëlit…
Dje në rrugën rajonale Valandovë – Strumicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të mjetit motorik të pasagjerëve “Audi A8” me targa të Gjevgjelisë, në të cilin janë transportuar migrantë të paligjshëm, dhe një veture “Volkswagen Turan” me targa të Strumicës, e drejtuar nga V.G. 25 nga fshati Piperovo, Strumic. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit tip Audi dhe disa emigrantë janë larguar nga vendi dhe pas masave janë gjetur në afërsi dy emigrantë nga Siria. Ata janë vendosur në Qendrën e pritjes për të huaj në Shkup, ndërsa automjeti tip Audi është konfiskuar, njofton MPB. Në aksident janë lënduar…

