Author: Jeta almakos

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të falsifikimit të parave në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për bankënotë 500 euro, e cila ishte përdorur në një këmbimore nga një 60-vjeçar. “Zyra e jashtme për punë kriminalistike Koçan ka parashtruar kallëzim penal kundër V.I.(60) nga fshati Oblleshevë e Koçanit, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “falsifikimi i parave”. Më datë 26.09.2023 në këmbimore në Koçan, i denoncuari ka lëshuar në qarkullim bankënotë prej 500 eurosh”, qëndron në njoftim.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për rastin e vrasjes së Liridona Murselit, vrasje kjo e cila tronditi vendin më 29 dhjetor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. E ndjera është gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe pas të shtënave me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare. Media mëson se një nga personat e arrestuar është Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, i cili dyshohet për përfshirje në këtë rast. Sipas burimeve bazuar në dëshminë…

Lexo më Shumë

Takimi i 30 i Këshillit të Ministrave të OSBE-së u përmbyll me konkluzën që kryesuesi i ardhshëm i organizatës të jetë Malta. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani deklaroi se e kanë shpëtuar organizatën dhe funksionimin e saj. Bujar Osmani, ministër i Jashtëm “Të gjitha shtetet pjesëmarrëse janë pajtuar që Malta të jetë kryesuesja e re për vitin e ardhshëm dhe po ashtu është realizuar plani i Kryesisë së Maqedonisë së Veriut. Kemi arritur të zgjasim mandatet e 4 posteve drejtuese të OSBE-së, Sekretarit të Përgjithshëm dhe Drejtuesve të 3 institucioneve autonome. Dhe dua që në fillim të përgëzoj Maltën dhe…

Lexo më Shumë

Bujar Osmani, i cili është kryesues i OSBE-së, i është kundërpërgjigjur ashpër akuzave të homologut të tij rus Lavrov. Osmani tha se Federata Ruse po shkakton probleme në vendet e rajonit. Siç thotë ai, Rusia ka ndërhyrë në Mal të Zi, Maqedoni, Bosnjë, në Serbi, pastaj përmes Serbisë në Kosovë, duke u përpjekur të shkaktojë destabilizimin në këto vende. Ai theksoi se SHBA dhe BE janë të vetmet që angazhohen dhe marrin pjesë në mënyrë aktive në demokratizimin dhe zhvillimin e këtij rajoni dhe uljen dhe qetësimin e tensioneve. “Përkundrazi, mendoj se Federata Ruse është ajo që me hapa të…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e Liridona Murselit në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje. Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli. Siç ka mësuar KOHA përmes burimeve, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen, Granit Plava, ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar mes tyre. Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë. Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri. Fillimisht, ishte…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona lidhur me vrasjen e një gruaje që ka ndodhur të mërkurën, më 29 nëntor, në Prishtinë. Mësohet se njëri nga të arrestuarit është Naim Murseli – bashkëshorti i viktimës Liridone Ademaj-Murseli. Në njoftimin e Policisë thuhet se pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e vrasjes. “Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sot ka zhvilluar takimin e radhës me ambasadorin e Çekisë në Shkup, Jaroslav Ludva. Ky takim që u zhvillua në selinë e ASH-së në Shkup vjen pas vazhdës së takimeve me ambasadorët e shteteve evropiane. “Në takim dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend dhe rajon dhe u dakorduan për domosdoshmërinë e vazhdimit të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, posaçërisht duke përmbyllur ndryshimet kushtetuese sa më herët që të jetë e mundur dhe duke përshpejtuar reformat evropiane, me theks të veçantë në shtetin e së drejtës dhe luftimit të korrupsionit”, thuhet në njoftimin…

Lexo më Shumë

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, ka thënë se dënimi me dy vjet e gjysmë burg është i pabazuar dhe se vendimin do ta ankimojë përmes ekipit ligjor. Ai tha se në të gjithë procesin nuk është vërtetuar qëllimi i tij për të lidhur kontrata, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Unë kam zbatuar vetëm synimet e të tjerëve, pra të Qeverisë, të cilat i ka propozuar zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi”, tha Muhamed Zekiri. “Kam përmendur në fjalën time përmbyllëse, shembujt në Qeveri, kur ngarkohet sekretari i përgjithshëm, thuhet qartë kur bëhet fjalë për zbatimin e prokurimit publik, në këtë…

Lexo më Shumë

Organizatorët e Këshillit ministror të 30të të OSBE-së kanë siguruar edhe dhomë për besimtarët që t’i kryejnë lutjet dhe obligimet fetare. Në Shkup dje dhe sot po realizohet ngjarja më e madhe ndërklmbëtare e organizuar ndonjëherë në RMV që nga mëvetësimi i saj. Nga 1 janarit i këtij viti me OSBE-në ka kryesuar kryediplomati i vendit, Bujar Osmani.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela ka folur mbrëmë në Kumanovë për rezultatet që po shënon kjo parti si pjesë e Qeverisë, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ndër tjera, në kete kontekst, Sela ka përmendur edhe shembullin e konfiskimit dhe shitjes së pronave të ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish kryeministrit, Nikolla Gruevski. “Të nxjerrësh në shitje pronën që është konfiskuar nga kriminel që e kanë vjedhur me hajdutëri, dhe ato para të hyjnë në buxhetin e shtetit dhe kjo është kthimi i parave tek qytetarët. Sot ASH e bën këtë sepse ka Driton Nebiun!”, theksoi…

Lexo më Shumë

Ishte një samit jo i zakonshëm,  një samit i tensionuar i cili edhe deri diku pritej per shkak të realitetit gjeopolitik në të cilin gjendemi në 10 vitet e fundit, deklaroi analisti Xhelal Neziri në një intervistë për TV SHENJA lidhur me zhvillimin e samitit të 30 të ministrave të OSBE-së . Ai tha se këto përplasje midis perëndimit dhe Rusisë ishin të pritshme sepse roli i OSBE-së që të shërbejë për të biseduar dhe parandaluar luftërat në Kontinentin e Evropes dhe përtej ra poshtë dhe nuk u permbush me aktin e agresionit rus ndaj Ukrainës. Neziri theksoi se ministri…

Lexo më Shumë

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga 14 vjeçarja, Vanja Gjorçevska, e cila në mëngjesin e së hënës ishte nisur për në shkollë dhe nga ai moment është zhdukur dhe nuk  ka asnjë informacion për të miturën se ku gjendet. Për këtë rastë ka folur sot edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili theksoi se janë  ndërrmarur masa intensive për gjetjen e vajzës. Në deklaratë për media pas vizitës në SPB Shkup, ministri Spasovski tha se janë marrë në pyetje dhjetëra persona dhe se po kontrollohen pajisjet elektronike të familjes dhe vajzës. OLIVER SPASOVSKI,MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME…

Lexo më Shumë