Me 2 vjet e 6 muaj burg u dënua ish sekretari i qeverisë Muhamed Zekiri për akuzën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare për lidhjen e marrëveshjes me kompaninë Interholding për shërmibe konsuletne për privatizimin e mundshëm të SH.A Postat dhe Hekurudhat duke shkaktuar dëm mbi 57 milonë denarë në buxhetin e shtetit. Sipas gjyqtares Fanka Janquleva Mihailovska, Zeqiri ka lidhur kontratë privatisht, pa dhënë mundësi për oferta konkurruese. Në dënimin me burgim të shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Zekiri obligohet që në afat prej gjashtë muajsh pas aktgjykimit, të kompensojë dëmin prej 71.338.336…
Author: Jeta almakos
Në seancën e ardhshme ndërkombëtare kur do të hapet klasteri i parë për negociatat, Sllovenia do ta ofrojë ndihmën e saj në atë periudhë gjeostrategjike për vendet ballkanike, që Evropa të zgjerohet dhe të bëhet më e fortë. Kështu deklaroi zëvedëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila gjithashtu bëri thirrje që partitë politike të Maqedonisë së Veriut t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese, pasi sipas saj, kjo është përgjegjësi ndaj qytetarëve të saj. Tanja Fajon “Dua ta përdorë këtë mundësi që t’i bëjë thirrje të gjithë partive politike përgjegjëse në këtë shtet që t’i bëjnë këto…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski realizoi takim me James O’Brien, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Në takim, bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e mira dhe nevojën për të përfituar nga partneriteti strategjik i SHBA-së me Maqedoninë. Në të njëjtën kohë, Mickoski theksoi se interesi strategjik i Maqedonisë, përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është edhe mbrojtja e simboleve kombëtare dhe identitare të popullit maqedonas dhe Maqedonisë. Mickoski theksoi nevojën për luftë serioze kundër korrupsionit dhe krimit si problem madhor i qytetarëve dhe domosdoshmërinë e reformave sistematike që do të përmirësojnë standardin e shtetit. Bashkëbiseduesit trajtuan disa çështje me…
Ish-ambasadori i Maqedonisë në OSBE Arsim Zekolli thotë se është absurd për një vend anëtar OSBE-se, në ditën kur mbahet samiti në Shkup në prezencën e ministrave të superfuqive, nxënësve të Çashkës t’u mohohet e drejta për mësim në gjuhën amtare. Ai në një intervistë për “Alsat” thotë se kjo është e paprecedentë që nga koha e shtypjes së afro amerikanëve. “Është absurd por shumë idnikative që në një vend që është nikoqir i misionit të OSBE-së për 30 vite me radhë dhe që është kryesuese e OSBE-së për këtë vit edhe mban konferencën e nivelit më të lartë për…
Një nxënës në shkollën e mesme “Jovçe Tesliçkov” në Veles ka ekspozuar flamurin kombëtar në oborrin e shkollës dhe veprimi i tij ka bërë bujë të madhe. Drejtori i kësaj shkolle menjëherë ka raportuar rastin në polici. Në Sektorin e Punëve të Brendshme kanë thënë se në ora 10:00 është raportuar nga drejtori se një nxënës ka nxjerrë flamurin kombëtar shqiptar në oborrin e shkollës. “Në prezencë të punëtorit social me nxënësin është zhvilluar bisedë sqaruese dhe më pas i është marrë flamuri”, njofton zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska. Sipas saj, pas dokumentimit të plotë të rastit do të…
Komisioni Europian përshëndeti marrëveshjen e përkohshme politike të arritur sot në mes të Parlamentit Europian dhe Këshillit të BE-së për direktivën e re për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut nga akuzat e pabaza ose procedurat e njëanshme gjyqësore, raportoi korrespondenti i MIA-së nga Brukseli. “Demokracia nuk mund të funksionojë pa media të lira dhe të pavarura, ndaj Komisioni Europian mirëpret marrëveshjen politike të arritur mes Parlamentit dhe Këshillit, herët në mëngjesin e sotëm në orën 2:30, për direktivën e re për veprimet strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), të cilën e propozoi Komisionin Evropian në prill…
Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në Samitin e OSBE-së në Shkup, tha se ngjarjet në Kosovë janë shkëndija e fundit për ta zhvendosur vëmendjen nga konflikti në Ukrainë duke nxitur konflikt në Ballkanin Perëndimor, shkruan Alsat. Ngjarjet në Kosovë janë shkëndija e fundit për ta zhvendosur vëmendjen nga konflikti në Ukrainë duke nxitur konflikt në Ballkanin Perëndimor. Ne po bëjmë ç’mos t’i kundërshtojmë këto kërcënime së bashku me aleatët dhe partnerët tanë. Shqipëria vazhdon të punojë fortë dhe në mënyrë proaktive për qëndrueshmërinë dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Ne mbetemi garantues për rajonin tonë për orientimin evropian, sigurinë,…
Pas bastisjeve të sotme në Shkup, policia ka privuar nga liria E.J. (45), A.B. (21) dhe F.B, (26), të gjithë nga Shkupi. tek të njëjtit janë gjetur lëndë narkotike. Personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës, thonë nga MPB. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në rajonin e Shuto Orizares, e kryer me urdhër gjyqësor, të pranishëm kanë qenë A.B. dhe F.B, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, materie e bardhë në gjendje pluhuri, peshore dixhitale me mbetje të marihuanës, makinë thërmuese me mbetje të marihuanës, para…
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe diplomatët perëndimorë fajësuan njëri-tjetrin për shkatërrimin e OSBE-së. Një pjesë e delegacioneve bojkotuan fjalimin e tij dhe i thanë Kremlinit se lufta në Ukrainë duhet të ndalet. Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit O’Brien tha se OSBE do të mbijetojë edhe pa ata që e bllokojnë atë. Çështja e së ardhmes financiare të OSBE-së ra në hije. Bojkoti i një pjese të delegacioneve të fjalimit të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, akuzat e tij ndaj Perëndimit se po shkatërron OSBE-në, si dhe mesazhet që diplomatët perëndimorë i përcollën për shkak të pushtimit rus…
Lidhja Europiane për Ndryshim ka akuzuar BDI-në se po rikthen komunizmin dhe konceptin e ”shqiptarëve të ndershëm”. ”Lidhja Europiane për Ndryshim me shqetësim po ndjek fushatën e BDI dhe Këshillin gjyqësor për shkarkimin e zonjës Besa Ademi nga pozita e Kryetares së Gjykatës Supreme. Rikujtojmë opinionin se lufta për shkarkimin e zonjës Ademi ka për qëllim kthimin e Gruevskit dhe amnestimin e plotë të tij! Strategjia per komprometimin e zonjës Ademi është prodhuar në Ministrinë e propagandës të Artan Grubit, ndërsa fushata realizohet përmes portaleve-fantome të cilat e kanë selinë në po këtë minisitri. Paralajmërimet e sotme për shkarkimin e…
EVN Home, si furnizues i energjisë elektrike, ka informuar se ka pranuar vetëm një ofertë në tenderin e blerjes së energjisë elektrike për periudhën kohore të muajve janar dhe qershor 2024, rreth 7.5%, me çmim më të lartë se ajo që ishte më parë i marrë në tenderin e fundit universal të muajve qershor- dhjetor të vitit 2023. EVN HOME “EVN Home, si furnizues universal i energjisë elektrike, ka pranuar vetëm një ofertë në tenderin për blerjen e energjisë elektrike për plotësimin e nevojave të përdoruesve për periudhën janar-qershor 2024, dhe atë nga Shoqëria Aksionare dhe Elektranat e Maqedonisë së…
Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ai nuk e imagjinon se përse nuk ndodh që shqiptarët e Maqedonisë dhe trevave të mos kenë shtetësinë e Shqipërisë. Ai theksoi se në vizionin e tij çdo shqiptar i këtyre trevave mjafton të shpreh vullnetin dhe duhet të merr pasaportën. ADRIATIK LAPAJ, DREJTUES I LËVIZJES “SHQIPËRIA BËHET” “Nuk mund të jenë kushtet e marrjes së shtetësisë të shqiptarëve të këtyre trevave me një shtetas nga Pakistani. Po bota i gjurmon nga pas bashkombasit e vet për tu dhënë pasaportat. I gjurmon ku je të ta…

