Afër pikës kufitare Serbi-Kroaci që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi është raportuar nga mediat serbe se janë sulmuar dy të rinj nga Kosova nga disa persona të panjohur. Njëri prej tyre, 19 vjeçar, ka vdekur nga plagët e marra me thikë, siç raporton mediumi serb “Blic”. Polica në Sremska ka konfirmuar se është gjetur trupi i një personi të panjohur dhe se autori “është duke u kërkuar intensivisht”. Gjegjësisht, sipas informacioneve, policia është në kërkim të personave të cilët të martën më 26 shtator sulmuan dy të rinj në hyrje të fshatit Batrovci dhe qëlloi…
Author: Jeta almakos
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur në “10 Minuta” në TV21 se nesër Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë do të sjellë vendim për uljen e tarifave doganore për produktetet bujqësore. “Nuk do të ndodh vetëm për 3-4 produkte bujqësore ku konsiderohet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë që kemi sasi të konsiderueshme për ta mbuluar tregun e vendit dhe me siguri kjo do të ndikojë edhe në uljen e prodteve bujqësore në përgjithësi dhe besoj se do të ketë ulje deri në 30 përqind me uljen e tarifave doganore. Tarifat doganore…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sot, së bashku me deputetin Kastriot Rexhepin dhe Muhamet Ametin, në shoqëri të miqve Driton Lajçit, ish deputet i Kuvendit të Kosovës dhe një nga drejtuesit e lëvizjes studentore, si dhe Man Kelmendit, veprimtar i kauzës kombëtare, qëndruan për vizitë tek familja e heroit të kombit, Afrim Bunjaku, ku shprehën ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Afrimit. Në këtë rast Mexhiti ka theksuar se dhimbja për Afrimin i kalon kufijtë e Kosovës, pra është dhimbje gjithëkombëtare dhe ai vendin do ta ketë në Altarin e atyre që u flijuan për mbrojtjen e atdheut. Flijimi…
Haki Aziri dhe Fejzi Aziri, të dy të dënuar për ndihmë në lëndën “Monstra”, një rast e dyshuar si i montuar, mund të amnistohen nëse Ligji për amnisti i përpiluar nga Ministri Krenar Lloga, kalon në Kuvend. Këtë për TV21 e konfirmoi edhe avokati i të dënuarve Naser Raufi. Amnistimi i tyre mund të bëhet për shkak se vepra që rëndon mbi ta është vetëm për “ndihmë” për rastin në fjalë, ndërsa nga ana tjetër dy të dënuarit tashmë e kanë kryer dy të tretën e dënimit. Haki e Fejzi Aziri janë të dënuar me 9 dhe 15 vjet burg…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale shkruan se pajtohet dhe përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e udhëzimit të tij, për përfshirjen e grafës etnike në certifikatat e lindjes/vdekjes dhe ato martesore të lëshuara nga Evidenca Amë. Nga ana tjetër, ai thotë se pret që gjykata të veprojë sipas detyrës zyrtare edhe për aktet e tjera ku është shkelur afati kushtetues për publikimin në Gazetën Zyrtare. Sipas Gjykatës Kushtetuese, udhëzimi është shfuqizuar për shkak se gjykata vlerëson se është bërë shkelje e nenit 52, paragrafi 2 i Kushtetutes, gjegjësisht nuk është respektuar afati kushtetues…
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB u është përgjigjur akuzave të opozitës duke potencuar “Dënimet për pedofilët u ulën kur Besa, Alternativa dhe Mexhiti ishin në Qeveri”, shkruan Top24 Është mëkat i madh njerëzor por edhe politik, biles ështe për të ardhur keq kur “turpin” e juaj u mveshni të tjerëve. Ligji në fjalë është propozuar në 2021 kur në Qeveri ka qenë Levizja Besa me Izet Mexhitin dhe ka vazhduar përsëri me Izet Mexhitin dhe me Alternativën përsëri në Qeveri 2022/2023 dhe është votuar në Kuvend në kohën kur unë nuk…
Nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq nuk është i përfshirë vetëm në ngjarjet e fundit terroriste në veri. Ai edhe më parë ka udhëhequr atje grupe kriminale të cilat në vazhdimësi kanë shkaktuar destabilizim në komunat veriore të vendit. RTK mëson nga burimet e saj në veri të Republikës, se Radojiçiq dhe grupi i udhëhequr nga ai kanë dhënë deri në 15 mijë euro për t`i djegur veturat e qytetarëve që i regjistronin me targa RKS. Deri në 15 mijë euro ka shkuar pagesa për t`i djegur veturat me regjistrim të Kosovës në veri të vendit. Milan Radoiçiq, i cili…
Një tifoz terrorist i Crvena Zvezdës ka mbetur i vdekur gjatë aksionit terrorist që një grup serb i organizuar e ka kryer në Kosovë, gjatë ditës të dielës. Mediumi boshnjak,’Klix.ba‘ ka raportuar se Stefan Nedeljkovic, ka mbetur i vrarë gjatë këtij aksioni, me forcat e Policisë së Kosovës që dyshohet se e kanë ekzekutuar terroristin në fjalë. Bashkëshortja e Stefan Nedeljkoviqit, tifozit terrorist i ka dhënë lamtumirën atij me një postim në Instagram: “Pres ende që dikush te me zgjojë nga ky makth. Nuk do të jem patetike e di që nuk të pelqen. Shpresoja deri në momentin e fundit…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës. Në këto pamje shihet nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq, për të cilin Sveçla ka thënë se është udhëheqësi i grupit terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Pamjet janë filmuar nga droni i Policisë së Kosovës, derisa në pamje shihet edhe momenti kur terroristët vërejnë dronin. Radojiçiq shihet se posa e sheh dronin, ul kokën, derisa të tjerët fillojnë të vendosin kapelat për të mbuluar fytyrat, pastaj futen…
Pak çaste pas përfundimit të aksionit të Policisë së Kosovës në Banjskë, është deklaruar sërish kryeministri Kurti. Përmes një postimi në “Facebook”, shefi e ekzekutivit ka hedhur akuza në drejtim të Beogradit për ngjarjet e së dielës, duke dhënë edhe detaje nga takimi i 2 majit, përcjell lajmi.net. Veç kësaj, Kurti u bëri thirrje serbëve që të çlirohen nga veglat terroriste. Më poshtë edhe postimi i plotë:
Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe përreth fshatit Banjskë të Zveçanit, dy ditë pas përleshjeve të armatosura me një grup personash, ku mbeti i vrarë një polic dhe tre sulmues të dyshuar. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se ky fshat do të vazhdojë të jetë i bllokuar deri të paktën në orën 09:00 të 27 shtatorit, kur pritet që autoritetet të vendosin se si do të veprojnë në vazhdim. Ai tregoi se aksioni i bastisjeve ka përfunduar në orët e pasdites të ditës së…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nga manifestimi “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, organizuar nga Sekretariati për Mundësi të Barabarta – dega e BDI-së në Çair, gjatë fjalimit të tij tha se shumë kundërshtarë të tij e kanë halë në sy, por ai nuk është fajtor që fiton prej 22 vjetësh. Ahmeti duke iu referua zhvillimeve politike tha se ai e pranon rivalitetin me kundërshtarët politikë në vend, por jo rivalitetin deri në shpifje dhe armiqësi. “Unë jam shumë i vetëdijshëm që jemi halë në sy për shumë kundërshtarë politikë që kemi krijuar për 22 vjet,…

