Author: Jeta almakos

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga së bashku me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, Driton Nebiu, kanë  shpërndarë pako me mjete shkollore për rreth 2000 nxënës të shkollës fillore “26 korriku”, në Komunën e Shuto Orizarit , shkruan Top24. LLoga ka potencuar se  më në fund prona e konfiskuar nuk dëmtohet dhe asgjësohet, por përfundon tek qytetarët, veçanërisht tek popullata më e re fëmijët dhe nxënësit.Top24

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është shpallur qytetar nderi i Bashkisë Tropojë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bashkia Tropojë përmes një postimi në Facebook. “Bashkia Tropojë ka shpallur liderin e shqiptarëve Ali Ahmetin qytetar nderi. Manifestimi do të mbahet ditën e martë, më 5 dhjetor 2023, me fillim në ora 13:00, në Pallatin e kulturës “Dardania” në Bajram Curri”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Minideponi vazhdon të ketë në disa vende të Tetovës, edhe përskaj arritjes së marrëveshjes mes punëtorëve dhe ndërmarrjes komunale për vonesën e rrogave, transmeton TV21. Disa pjesë të Tetovës vazhdojnë të kenë kontejnerë të stërmbushur, ngaqë nuk janë grumbulluar mbeturinat. Banorët e Bllokut 70 u ankuan në TV21, se kundërmon erë e keqe në këtë pjesë, në të cilën graviton edhe Shkolla e Mesme e Tekstilit.

Lexo më Shumë

Maqedonasit vazhdojnë të kërkojnë pasaporta bullgare. Vetëm sivjet, sipas të dhënave të autoriteteve bullgare, pasaportë kanë kërkuar gjithsej 2.990 maqedonas. Sipas Ministrisë së Drejtësisë së Bullgarisë gjithsej pasaportë bullgare kanë kërkuar 20.817 shtetas të huaj. Prej të cilëve 3.141 janë nga Ukraina, 2.992 nga Shqipëria, 2.990 nga Maqedonia e Veriut, 2.262 nga Rusia, 1.518 nga Moldavia, 1.151 nga Serbia, 361 nga Izraeli ndërsa nga Kosova ka pasur vetëm 4 kërkesa. Ndryshe, në 15 vitet e fundit rreth 120 mijë maqedonas kanë marrë pasaportë bullgare, ndërsa Bullgaria vazhdimisht i përmend këto persona si bullgarë për shkak të deklarimit se kanë prejardhje…

Lexo më Shumë

Analizë e hollësishme e gjetjeve nga raporti i fundit i Komisionit Evropian në pjesën e vlerësimit të situatës me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut, ishte pikë kryesore e seancës së sotme të Organit Ndërsektorial për Koordinim të Aktiviteteve kundër Korrupsionit, me të cilën ka kryesuar zëvendësja e kryetarit të Qeverisë përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska. Përfaqësuesit e institucioneve të cilat janë pjesë e këtij organi koordinues kanë folur edhe për gjetjet dhe rekomandimet në raportin e KE-së dhe kanë informuar për hapat vijues dhe të ardhshëm të cilat i ndërmarrin në kuadër të kompetencave të tyre.…

Lexo më Shumë

Drejtori i inspektoratit shtetëror të arsimit Halit Ferati ka theksuar se personat që organizojnë protesta në Çashkë i njeh personalisht dhe se pas tyre qëndrojnë VMRO-DPMNE dhe LEVICA duke specifikuar se njëri nga organizatorët është shoferi i kryetarit të komunës. “Edhe për kundër protestave disa ditore nga ana e palës maqedonase kundër paraleles shqipe asnjë reagim nuk ka ndodhur nga ana e opozitës për të mbështetur ministrin Shaqiri dhe për të akuzuar VMRO dhe Levicën për nxitje të urejtjes ndëretnike dhe shkeljen e së drejtës së garantuar me kushtetutë”, theksoi Ferati. Ai në edicionin qëndror të lajmeve në Alsat ka…

Lexo më Shumë

Ulje e butë e pronave nën hipotekë, ndërtimi që nuk ndalon me nga 5000 banesa të reja në vit, leje për ndërtim që nuk reshtin së lëshuari, rritje e mëtejshme e kredive banesore dhe numër i madh i banesave të zbrazëta. Këto janë disa nga veçoritë e tregut të patundshmërive. Të dhënat zyrtare tregojnë se vendosja e pronave nën hipotekë , po shënon ulje të butë edhe në raportet tremujore, edhe ato njëvjeçare. Të dhënat e Agjencisë së Kadastrës tregojnë se në periudhën korrik-shtator të këtij viti janë regjistruar 1776 prona me vlerë prej afër 377 milion euro të vendosura…

Lexo më Shumë

Arlinda Loncari, avokatja kosovare e cila vepron në Suedi, ka sjellë detaje lidhur me veprimtarinë e Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës, Liridona Ademaj – Murseli. Duke iu referuar mediave suedeze, Loncari ka thënë se Naim Murseli, ka punuar si këshilltar i sigurimeve në njërën prej kompanive më të mëdha në Suedi, “Folksam”. Sipas saj, ai mund të përfitonte nga një polisë sigurimi jetë jashtëzakonisht e lartë në rast se nuk do të zbardhej rasti i vrasjes. Ajo tregoi se polisa më e lartë e sigurimit të jetës në Suedi arrin në vlerën e rreth 8 milionë kronave suedeze, që korrespondon…

Lexo më Shumë

Kallëzimi i fundit penal kundër Lupço Palevskit ka qenë në vitin 2020, kur kundër tij u bë një kallëzim penal për armëmbajtje pa leje ose lëndë shpërthyese dhe mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë Lupço Palevski-Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi, ka një sërë kallëzimesh penale në periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2020. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se në vitin 2019, kundër Palevskit është ngritur kallëzim penal për përgjim dhe audio incizim të paautorizuar. Në të njëjtin vit, sipas MPB-së, janë ngritur kallëzime…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot i shprehu ngushëllime familjes së 14-vjeçares Vanja dhe porositi që organet kompetente ta zbardhin rastin deri në fund. “Arsyeja, përgjegjësia për fjalën e thënë dhe përmbajtja nga përhapja e dezinformatave duhet të mbizotërojë në jetën e përditshme të secilit. Rastet e izoluara kriminale nuk duhet të përdoren për politikë ditore dhe as të barazohen me shoqërinë në tërësi”, shkroi pasdite Xhaferi në Fejsbuk. Vanja Gjorçevska (14-vjeçare) ishte denoncuar si e zhdukur më 27 nëntor 2023, ndërsa pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga ana e nënpunësve të policisë nga SPB Shkup dje trupi i…

Lexo më Shumë

Para pak minutave në Gjykatën Penale në Shkup është sjellur babai i të ndjerës Vanja Gjor­çevska, Aleksandar Gjorçevski, njofton SHENJA. Kryeprokurori Gavrill Bubevski në konferencë për shtyp tha se provat e ndërmjetësimit tregojnë se organizatorët i kanë marrë informatat nga babai i saj për atë se kur vajza do të dalë nga shtëpia.“Për babain tani për tani kemi dëshmi se si ndërmjetësues ka marrë pjesë në informimin kur vajza do të dalë nga shtëpia që të rrëmbehet. Nuk kemi njohuri se është i involvuar në motivin e vrasjes. Një nga personat e dyshuar tha se informatat për vajzën i ka…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi se për momentin nuk ka të dhëna nëse Ljupço Pallevski ndodhet në shtetin e Bullgarisë. Nga kjo ministri theksojnë se për momentin ende nuk ka fletarrest ndërkombëtar edhe pse një gjë e tillë u paralajmërua se do të ndodhë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Ndryshe, autoritetet e Maqedonisë bënë të ditur se Pallevski i cili akuzohet për vrasjen e 14 vjeçares është arratisur në Serbi dhe më pas në Bullgari. Për rastin në fjalë 3 persona janë të arrestuar./Telegrafi/

Lexo më Shumë