Kryetari i Оdës Еkonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Mendi Qyra në aktivitetin e sotëm “ TOP 100” deklaroi se për herë të parë neto fitimi i top kompanive në vitin 2022 ka tejkaluar vlerën prej 100 milionë eurove. Sipas të dhënave të Odës, TOP 100 kompanitë më të mira, në vitin 2022 në kushtet e krizës botërore ekonomike dhe energjetike, kanë rritur numrin e të punësuarve në krahasim me vitin 2021 dhe kanë punësuar 9.441 bashkëqytetarë tanë, kanë realizuar 1.3 miliardë euro të ardhura dhe investime prej 64.6 milionë euro. MENDI QYRA KRYETAR I ODËS EKONOMIKE TË RMV-SË “Kompanitë tona sipas…
Author: Jeta almakos
Në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Kriminologji ka përfunduar autopsia e trupit të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, konfirmoi prokuroria publike. Raportet nga autopsia, e cila duhet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së tyre është në zhvillim e sipër dhe pasi të kenë përfunduar plotësisht, do të përgatitet procesverbali i autopsisë, i cili me të gjitha të dhënat dhe analizat e plota do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore Publike Shkup. Ky raport do të jetë pjesë e provave kyçe në hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Prokurori Gavril Bubevski për televizionin serb TV Nova deklaroi se të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe parukierit…
Në shkollën 9-vjeçare “Johann Heinrich Pestalozzi” ku mësonte Vanja Gjorçevska mësimi nuk është ndërprerë. Megjithatë, nga Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur se është siguruar mbështetje psikologjike për nxënësit për t’u përballur me pasojat traumatike nga vrasja e bashkëmoshatares së tyre që ishte pjesë e kësaj shkolle. Prindërit që i kanë fëmijët në këtë shkollë ndihen në ankth për sigurinë e fëmijëve të tyre. “Si ta lë vajzën time të shkojë në shkollë pas kësaj?! Si prind kam shumë frikë për sigurinë e vajzës sime, kurse ajo s’mund ta besojë se vajza që ishte vetëm…
Vendosja e sotme në listën e zezë të ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe familjes së tij është dëshmi e mëtejshme se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të sanksionojnë aktorët e korruptuar në këtë vend dhe në rajon, pavarësisht nga pozicioni i tyre, përkatësia politike, apo koha e abuzimeve të tyre, ka njoftuar ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler, përmes një postimi në profilin e saj në “X”. Siç shkruan Aggeler, në të ardhmen do të pasojnë takime të tjera. “Është fakt se përpjekjet dhe sanksionet tona nuk mund ta rregullojnë epideminë e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.…
Nëna Mejreme, nënë e 3 fëmijëve të vegjël në këto ditë të ftohta dimërore, zemra po i bënë ftohtë edhe më shumë. Me sy të përlotur dhe duar që dridhen ajo rrëfehet për jeten e vështirë që po e përjeton e vetme me 3 fëmijët e saj. Kushtet e vështira ekonomike e kanë detyruar që kohë më parë të shtrijë dorën e saj për të kërkuar lëmoshë rrugëve, në mënyrë që t’ua sigurojë kafshatën e gojës fëmijëve të saj. Ajo tregon se para disa vitete ka qenë azilаnte në Gjermani, ku i ka lindur edhe vajza e vogël, por aso…
Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademajt të mërkurën e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë tronditi vendin. Fillimisht, Policia e Kosovës rastin e kishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, kurse dy ditë më vonë, policia kishte njoftuar për arrestimin e tre personave të dyshuar për rastin. Njëri nga ta ishte pikërisht bashkëshorti i tashmë të ndjerës, Liridonës, Naim Murseli, kurse tjetri i identifikuar ishte Granit Plava – i cili dyshohet se kreu vrasjen “me porosi”. Granit Plava, i cili është edhe bashkëfshatarë me Naim Murselin, dyshohet se për kryerjen e vrasjes u pagua 30.000 euro nga Murseli,…
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është ndër shkeljet më të zakonshme të të drejtave të njeriut. Nuk duhet të jetë një çështje private dhe duhet të ketë një përgjigje të duhur penale juridike. Prandaj është e nevojshme që aktivitetet tona të përfshijnë: Kriminalizimin e akteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave”, tha në fjalën e tij ministri i Drejtësisë Krenar Llogo. Siç thotë ai, në nivel global të dhënat tregojnë se: “Më shumë se pesë gra apo vajza janë viktima të vrasjes çdo orë nga dikush në familjen e tyre. Pothuajse çdo e treta grua është ekspozuar ndaj dhunës fizike dhe/ose…
Opozita shqiptare vlerëson se masat antikrizë të pushtetit janë blerje e votave të qytetarëve të kategorive më të prekura. Sipas tyre, nuk është e rastësishme që pakoja do të vlejë deri në maj të vitit të ardhshëm. Nga Lidhja Evropiane për Ndryshim kritikojnë edhe buxhetin e vitit të ardhshëm, duke thënë se mjetet janë shkurtuar në sektorët ku ka më shumë probleme. Ata përgatisin amendamente për propozim buxhetin. “Vetë korniza kohore e masave d.m.th. deri në zgjedhjet e muajit maj tregon qëllimin djallëzor të këtij vendimi, blerje flagrante e votave me resurse shtetërore. Këto masa antikrizë janë kopje e zbehtë…
Nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se në mbledhjen e sotme është miratuar nisma për fillimin e iniciativës për ndërtimin e rezidencës së BFI dhe ndërtimin e sallës sportive në Medresenë Isa Beu në Kondovë. “Poashtu në mbledhje u diskutuan edhe për pikat tjera të rendit të ditës, nisma për fillimin e iniciativës për ndërtimin e rezidencës së Bashkësisë Fetare Islame dhe ndërtimin e sallës sportive në Medresenë Isa Beu në Kondovë. Rijaseti unanimisht miratoi këto nisma”, thonë mes tjerash nga BFI. “Poashtu në mbledhje u diskutuan edhe për pikat tjera të rendit të ditës, nisma për…
Nga Ambasada e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut thonë se nga dje, respektivisht nga data 04.12.2023, kompania VisaMetric ka filluar të pranojë aplikimet për shoferët profesionistë të autobusëve dhe kamionëve, por edhe për “Që nga data 04.12.2023 VisaMetric DOOEL do të pranon aplikimet për vozitësit profesionist (të autobusëve dhe kamionëve), për punëtorët e kontraktuar si dhe për punësime në anije lumore dhe detare. Të gjitha regjistrimet e termineve nëpërmjet ueb faqes të Ambasadës deri më datën 04.12.2023 janë të vlefshme. Ata të cilët kanë regjistruar terminet e tyre deri më atë datë do të aplikojnë në Ambasadë. https://skopje.diplo.de/…/visa…/einreise-visa/-/2537230“ , thuhet…
Myftiu i Tetovës Qani Nesimi, i rrethuar nga disa hoxhallarë, sot ka mbajtur një konferencë për media, nga ku ai thot shkarkimi i tij nga ana e Bashkësisë Fetare Islame apo më saktësisht nga kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, është i padrejtë, antikushtetuese dhe antiligjore. Me zë të lartë dhe tejet i nervozuar, Nesimi në formë të pyetjeve drejtoi një sërë akuzash për Shaqir Fetahun. Ai thotë se Fetahu U.D e ka emëruar një person tjetër, që siç thotë ai, bie ndesh me kushtetutën e BFI-së. “Ai me veprimet e tij të paligjshme thellon çdo ditë krizën dhe krijon një…
Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjës së vrarë edhe në prokurorinë ka mohuar të ketë lidhje me kidnapimin dhe vrasjen e vajzës së tij. Ai është dërguar në burgun e “Shkupit” në Shutkë, para prokurorit që të jep deklaratë. Kjo është hera e dytë që ai deklaron se nuk është i përfshirë. Nuk ka informacione se si i mohuar pretendimet se pikërisht nga ai është ditur kur Vanja do të largohet nga shtëpia, por edhe se do të jetë vetëm dhe jo me motrën siç ka qenë zakonisht. Gjorçevski duhet të kthehet në burgun ku e vuan paraburgimin dy ditor deri…

