Author: Jeta almakos

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur për një takim mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti në margjinat e Forumit të Paqes në Paris ku po marrin pjesë të dy. Ai tha se një takim i tillë nuk është planifikuar, por se edhe nëse do të kishte nuk e di se “për çfarë do flisnin”. “Nuk ka pasur nisma për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nuk di çfarë të flas. Ai zgjodhi se me cilët përfaqësues të Bosnjës dhe Hercegovinës do të takohej”, u tha gazetarëve Vuçiq, shkruan Danas. Sipas tij, për të gjithë në Perëndim është e…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,80 % në raport me vendimin e datës 8.11.2023. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,236 %, te nafta për 3,669 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,540 % dhe te mazuti ulja është 3,128 % . Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 2,50 denarë/litër. Çmimet e…

Lexo më Shumë

Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në një kumtesë për media thotë se “si institucion i cili për mision ka mbrojtjen dhe avancimin e bizneseve por edhe ekonomisë në përgjithësi, gjithmonë apelon që masat që ndërmerren nga ana e Qeverisë dhe institucioneve përkatëse të bazohen në analiza dhe me parashikim të detajuar të rreziqeve që mund të sjellin të njëjtat”. Nga OEMVP thonë se i tillë ishte rasti i ngrirjes së vazhdueshme të çmimeve të dhjetëra produkteve, e cila në fund po dëshmon që kjo masë nuk ka arritur efektin e parashikuar dhe proklamuar. “Në bazë të deklaratës së Guvernatores së…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim me Ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Faisal Al-Ibrahim, njoftojnë nga MPJ. Në takim, theksojnë nga MPJ, u konstatua zhvillimi pozitiv i deritanishëm i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe u theksua përkushtimi për vazhdimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët. “Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve, me ç’rast u theksua nevoja e thellimit të marrëdhënieve në këtë aspekt. Në takim, Osmani…

Lexo më Shumë

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u ndezën qirinj për 1.400 personat e vrarë në Izrael dhe u bë thirrje për lirimin e 239 pengjeve të marrë nga Hamasi në Rripin e Gazës. Në ngjarjen që u organizua nga Oda Ekonomike Kosovë-Izrael, ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, tha se pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit, bota tha “kurrë më nuk do të ketë masakër të hebrenjve”. Por, sipas saj, më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan Izraelin, ata “masakruan në mënyrë brutale” 1.400 persona, përfshirë edhe shtetas të huaj. “Ngjarjet e 7 tetorit përbëjnë krime…

Lexo më Shumë

Jam shkarkuar për qejfet e Shaqirit Fetahut. Kështu thotë, kryetari i Myftinisë së Tetovës, Qani Nesimi, të cilin dje Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame e shkarkoi nga pozita e myftiut. Nesimi, në një bisedë me gazetarin e Portalb.mk, shprehet se shkarkimi i tij është jolegal dhe jolegjitim, ndërkaq fajtor për këtë, sipas tij është kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu. Për më shumë, lexojeni bashkëbisedimin e gazetarit Suad Bajrami, me myftiun Qani Nesimi Pse jeni shkarkuar nga posti i myftisë së Tetovës? Qani Nesimi: Shaqir Fetahu dje ka organizuar një mbledhje të Rijasetit, i cili është organi më i lartë vendimmarrës, duke thirrur në…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët nuk heq dorë nga Ligji për Amnisti, pavarësisht se para disa ditësh u refuzua nevoja për sjelljen e këtij ligji me procedurë të shkurtuar. SIpas Elmi Azirit nga kjo parti, ASH do t’i respektojë procedurat e nevojshme, ndërsa ligjin do ta propozojë edhe me procedurë të rregullt, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të njejtin ta propozojë grupi parlamentar i ASH-së e jo ministri i tyre. “LSDM në këtë rast ka bërë autogol për vete për arsye se pikërisht LSDM në vitin 2018 ka propozuar ligj për amnisti, ka votuar ligj për amnisti. Natyrish, ky ligj në pjesën…

Lexo më Shumë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër 28-vjeçarit të dyshuar për veprën penale Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 të Kodit Penal. Gjatë dhunës në familje, më 7 nëntor, i dyshuari i ka marrë jetën babait të tij, duke i shkaktuar plagë të shumta me thikë me thikë në trup dhe në kokë. Në momentin që viktima ka tentuar të mbrohet, duke lëvizur në drejtim të korridorit, është rrëzuar përtokë dhe i dyshuari ka vazhduar ta godasë me thikë në të gjithë trupin derisa ka ndërruar jetë. Prokurori publik kompetent…

Lexo më Shumë

Pas një sëmundje prej dy javësh, sot në moshën 52-vjecare ka ndërruar jetë Feim Ajdini, ishfutbollist i Bashkimit dhe Mërgimit, përcjell Open-TV. Feimi ka luajtur për Edinstvon (Bashkimi i sotëm) në mesvitet e 80-ta, pastaj për Mërgimin, të dy klubet nga Kumanova. Ai ka stërvitur edhe te KF Kumanova. Ai ka qenë mbrojtës, por ka luajtur edhe në sulm, aty ku kishte nevojë ekipi. Ajdini ka qenë aktivist i madh i sportit. Familjartë dhe shokë të të ndjerit kanë bërë postime prekëse nëpër rrjetet sociale, pas vdekjes së Feim Ajdinit. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, pas namazit…

Lexo më Shumë

Me thirrjet “mos na prekni fëmijët” “stop abuzimit”, “duam siguri për fëmijët”, “mos na vrisni ëndrrat”, “Ky nuk është sistem i arsimit, por sistem i krimit”, qytetarë të shumtë protestuan para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, duke kërkuar drejtësi për rastin e një 3-vjeçareje, prindërit e së cilës kanë denoncuar se ajo është keqtrajtuar fizikisht nga një prej edukatoreve të një kopshti. Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor dhe pas disa peripecive prindërit e kanë denoncuar në media, tri ditë më parë, ndërsa edukatorja është arrestuar nga policia shqiptare më 9 nëntor, nën akuzën “keqtrajtim i të miturit”. Ky rast…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchyuk kërkoi që politikanëve nga vendet kandidate për anëtarësim në BE t’u jepet mundësia të marrin pjesë në Parlamentin Evropian pa të drejtë vote. Gjatë debatit për zgjerimin e Unionit, ai tha: “Le të mendojnë se sa seriozisht mund të integrohen gradualisht këto vende në BE. Të jemi realist – zgjerimi nuk do të ndodhë sot e nesër, por duhet të ketë mjaft mesazhe të qarta, hapa konkretë dhe veprime për t’u treguar, veçanërisht qytetarëve të këtyre vendeve, se do t’i përkasin Bashkimit Evropian. E mirëpres propozimin e (kryetares së Parlamentit Evropian) Roberta Metsola, që t’u jepet…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot ka zhvilluar takim pune me përfaqësuesen e UNHCR-së, Monika Sandri, së cilës i përfundon mandati i punës në vend. Ministri Spasovski falënderoi ekipin e UNHCR-së dhe atë personalisht për të gjitha të arriturat dhe shprehu shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta dhe shtoi se në fakt të gjitha agjencitë e OKB-së në vend japin një kontribut të madh dhe me ta vërehet një bashkëpunim i jashtëzakonshëm. Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit shqyrtuan disa nga arritjet kryesore në periudhën e kaluar, ku përfaqësuesi i UNHCR-së,…

Lexo më Shumë