Zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska, në lidhje me vendimin e gjykatës për rastin “Feroinvest kundër IRL-së”, ka shkruar se liria e shprehjes, interesi publik dhe media e lirë janë prioritetet kryesore për një shoqëri. Ajo ka thënë se ata nuk duhet të kërcënohen apo pengohen në asnjë mënyrë. “Jam plotësisht kundër tentativave skandaloze për të diskredituar të drejtën e gazetarëve për të shkruar, alarmuar, kritikuar dhe shprehur dyshime. Profesioni i gazetarit duhet të jetë i pavarur, i lirë, i vetërregulluar nga organe dhe organizata mediatike autoritare, në përputhje me rregulloret ligjore dhe standardet gazetareske. Askush nuk ka të drejtë, as gjyqësori dhe…
Author: Jeta almakos
Të dhënat nga buletini i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut tregojnë se ka shënuar rritje sasia e konfiskuar e marihuanës, kokainës dhe llojeve të tjera të drogës gjatë aksioneve policore në terren. Hulumtimi i organizatës joqeveritare “HOPS – Opsione për një jetë të shëndetshme”, thekson se së fundmi kokaina ka zëvendësuar heroinën si droga e dytë më e përdorur në mesin e të rinjve në Maqedoninë e Veriut menjëherë pas kanabisit. Vllatko Dekov nga kjo organizatë, tha se një gram kokainë e pastër në mesin e të rinjve shitet për 100 euro. “Gjenerata më të reja…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqi u shpreh se masat e Qeverisë po japin rezultate, ndërsa inflacioni është në nivelin si para krizës. “E thamë se deri në fund të vitit se inflacionin do ta çojmë deri në nivelin para krizës. 3.5% është inflacioni i fundit, në muajin e fundit”, theksoi Bytyqi. Ai shtoi se gjatë muajit të fundit ka edhe rritje të çmimeve me pakicë për vetëm 1%/ “Në mars paga minimale do të jetë 22.500 denarë, ndërsa rritje pritet të ketë edhe paga mesatare”, u shpreh Bytyqi.
Ish kryetari i Aleancës për Shqiptarët, njëherit kryetar i kuvendit, Ziadin Sela së bashku me nënkryetaren, njëherit deputete e ASH-së, Ilire Dauti dhe deputeten Artina Qazimi, kanë takuar anëtarët dhe anëtaret e reja të cilët periudhën e fundit i janë bashkangjitur ASH-së në Tetovë, shkruan Top24. Drejtuesit e ASH-së, të shoqëruar edhe nga disa aktivist lokal kanë pirë një kafe me anëtarët më të rinjë dhe kanë bërë foto të përbashkët për prezentimin e tyre. Deputeja Dauti në postimin e saj shkruan: Tetova është gjer aty ku mendohet për të! Faleminderit Ziadin Sela që erdhet në mesin e njerëzve që…
Zyrtarët policorë kanë gjetur 16 vjeçare nga Shkupi e cila u raportua si e humbur. Nga policia theksojnë se vajza është gjetur në Qendër dhe se e kanë dorëzuar te prindërit. Gjatë ditës së djeshme, e ëma e vajzës 16 vjeçare në stacionin policor në Aerodrom raportoi vajzën e saj për të humbur. Ende nuk dihen shkaqet dhe ku ka shkuar vajza gjatë 24 orëve.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Halil Snopçe në “Top Channel” komentoi edhe bashkimin e partive opozitare shqiptare. Sipas tij, tani për Lëvizjen BESA dhe Alternativa problem qenka ASH, dhe jo BDI. “Derisa ASH ishte në opozitë, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi nuk uleshin bashkë, tani ne jemi në Qeveri ata u bashkuan. Kjo i bie që ata nuk paskan problem me BDI, por me ASH-në”, theksoi Snopçe.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se një nga fushat në kuadër të Dialogut Strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA, është edhe heqja e regjimit të vizave nga ana e SHBA-së për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Osmani, përmes hashtagut “A e dini se” shkruan se po bëhen përpjekje që gjatë udhëtimeve të mënjanohen edhe kontrollet e qytetarëve tanë në doganën amerikane. Krejt kjo bëhet në fushën e “Bashkëpunimit dypalësh, qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit” ku në rrjedhë e sipër është qasja e vendit në programe të caktuara për udhëtim pa…
Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet Raportin e Komisionit Europian ku konfirmohet se edhe përkundër obstrukcioneve dhe bllokadave nga ana e opozitës, por edhe krizave energjetike, të sigurisë, finansiare, etj, Republika e Maqedonisë së Veriut po përmbush kushtet për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sipas raportit të KE-së është arritur progres deri në 81% të Kapitujve dhe nuk ka regres tek asnjë kapitull dhe sa i përket gatishmërisë së Kapitujve, ekziston një nivel adekuat të gatishmërisë deri në 90%. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se Raporti i Komisionit Europian tregon qartë se pengesat kryesore për progres janë pikërisht…
Raporti i Komisionit Evropian është i drejtë dhe është pasqyrim i realitetit dhe është raporti më i keq që deri tani e ka marrë Maqedonia. Kështu thotë zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së Marija Miteva. “Kjo nuk është një situatë që është thjesht një retorikë e zhveshur politike, por një fakt sepse morëm edhe deklarata nga ana e ish ministrave dhe funksionarëve nga radhët e LSDM-së, të cilët konfirmuan se në raportet paraprake nga vitet e kaluara, të cilat ne si parti politike i kemi kritikuar, kishte një pjesë që thuhej përparim i dobët, ose përpaim i caktuar, se në disa fusha ka…
Dorëheqje të parevokueshme nga Artan Grubi, Bojan Mariçiq, Bujar Osmani dhe Krenar Lloga, të shpërndahet Kuvendi dhe të ketë zgjedhje urgjente parlamentare dhe presidenciale së bashku si dhe ridefinim i plotë i organeve gjyqësore. Këto janë kërkesat e Lidhja Europiane për Ndryshim, pas publikimit të Raportit të KE-së, në të kundërtën kërcënojnë se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese. Lidhja Europiane për Ndryshim “Nëse qeveria dëshiron ta injorojë Raportin dhe përgjegjësinë t’ia lë opozitës, atëherë prej saj nuk mund të presim që ajo të organizojë as zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërkaq shkeljet e procesit zgjedhor do ta largojnë…
Pas publikimit të Raportit të progresit për vendin tonë dhe verejtjeve e kritikave që i adresoi ambasadori i BE-së Dejvid Gir, asnjë përfaqëues i pushtetit nuk është deklaruar publikisht për të njejtin. Krahas Gir në publikimin e raportit ishte vetëm zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, cili dha një arsyetim të vakët e duke zhvendosur fajin tek opozita, deklaratë tjetër publike nuk ka pasur. E ministri i Brendshëm Oliver Spasovski gjeti rast të lavdërohet që KE thekson se ekziston kontinuitet në bashkëpunim me vendet evropiane dhe organizatave kompetente për luftimin e krimit. Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme “Në…
Ministri i Drejtësisë, Krenar LLoga në kuadër të vizitave nëpër gjykata dhe prokurori në mbarë vendin, dje në Prokurorinë e lartë Publike të Shkupit, ka takuar prokurorin e lartë Mustafa Hajrullai. Në takim, siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, u diskutuan çështjet që lidhen me punën e kësaj prokurorie, volumin e punës, mungesat, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet prokuroria e lartë e Shkupit. “U bisedua për hapat e ardhshëm që lidhen me luftën kundër krimit, korrupsionit por edhe për ngritjen e efikasititit dhe efiktivitetin në punën e prokurorëve publik”, thuhet në fund të njoftimit.

