Author: Jeta almakos

Gjatë shpalosjes së promovimit të Sekretariateve të BDI-së në komunën e Çairit foli edhe kryetari i saj Ali Ahmeti. Ai tha se Bashkimi Demokratik për Integrim është lëvizje e fortë sepse kjo parti është themeluar me gjakun e dëshmorëve dhe idealistëve, dhe përpjekjet për të zhbërë atë, janë të kota. Ndër të tjera ai përmendi edhe ish-kryetarin e LSDM-së, kur edhe ai nëpër fushata kishte folur për BDI-në në opozitë. “Bashkimi Demokratik për Integrim është lëvizje e fortë. Që nga themelimi përpjekjet janë bërë për ta zhbërë. Në një tubim që ka qenë shumë masiv në qendër të Shkupit, kam…

Lexo më Shumë

Dega e BDI-së – Çair ka prezantuar sot projektet e sekretariateve për sfera të ndryshme shoqërore, ngjarje në të cilën ishte pjesëmarrës dhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti. Ahmeti përgezoi të gjithë kontribuesit në përpilimin e këreksave dhe realizimin e ideve, teksa tha se pavarësisht sulmeve që po bëhen ndaj BDI-së, ata flasin me vepra e jo me fjalë. Ahmeti shtoi se BDI ka themelet në gjakun e dëshmorëve, ndaj është organizatë politike e cila nuk shuhet asnjëherë. “Kënaqesi jashtëzakonshme që sot mora pjesë këtu në promovimin e sekretariateve dhe projekteve madhore të idejuara nga ta. Po vini nga Këshilla…

Lexo më Shumë

Një aksident para pak çastesh ka ndodhur në autostradën Shkup – Gostivar në dalje të Tetovës, sipas informacioneve të para nga Klan M, është aksidentuar një veturë e cila është përplasur me gardhin mbrojtës. Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Me tension ka nisur seanca e Komisionit Hetimor Parlamentar për zhvillimet në Onkologji, në të cilën deputetët kanë nisur mandatin e ri 30 ditor në të cilin duhet të analizojnë dokumentacionin e mbledhur dhe transkriptet e deklaratave të rreth 60 dëshmitarëve që u dëgjuan në 30 ditët e mëparshme. Deputetët e pushtetit dhe opozitës, të cilët kishin qëndrime të ndryshme se cila është detyra e tyre gjatë kësaj periudhe shtesë në të cilën po shqyrtojnë dokumentacionin, debatuan pas prezantimit të Antonio Miloshoskit, i cili tha se “përgjegjësia parësore politike” për keqpërdorimet në Onkologji bartet nga ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.…

Lexo më Shumë

Prej pasdite do të duhet të normalizohet komunikacioni hekurudhor në vend i cili prej të premten ka qenë në ndërprerje nga personeli makinerik dhe ekzekutiv i Transportit hekurudhor. Kryetari i Sindikatës të makinistëve dhe përfaqësues i stafit ekzekutiv mekanik Toni Dimovski në një deklaratë për MIA-n tha se ndërpritet bojkoti sepse është përmbushur kërkesa e tyre për pagesën e shpenzimeve për rrugë. “Është përmbushur kërkesa jonë për pagesën e shpenzimeve rrugore. Bojkoti në HM “Transport” do ndërpretotet me trenin 643 i cili prej Shkupit për në Manastir në vend se në orën 14:30, pasdite me vonesa do të niset përafërsisht…

Lexo më Shumë

Pas formalizimit të emrit të ri të koalicionit të tyre, Lidhja Evropiane për Ndryshim do të formojë edhe grupin e vet parlamentar. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili ka folur në emër të lidhjes, njoftoi se grupi do të ketë gjashtë deputetë, ndërsa koordinator do të jetë deputetja Safije Sadiki Shahini dhe zv koordinatore deputetja Merita Koxhaxhiku. AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS “Që këtu duam që qytetarëve t’ua japim lajmin e gëzuar se bashkim ynë po rritet dhe fuqia jonë po shtohet. Kur jemi këtu, i bëjmë thirrje edhe një herë kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi, të mos…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut do të ndahet nga paketa me Shqipërinë nëse nuk zbaton ndryshimet kushtetuese, tha nënkryetarja bullgare Iliana Jotova, në fjalimin e saj me rastin e 100 vjetorit të Institutit Shkencor Maqedonas në Sofje. Ajo shtoi se jo vetëm patriotizmi, por edhe përmirësimi shkencor, historia, analizat dhe qëndrimet do të ishin shumë të dobishme sot në marrëdhëniet jashtëzakonisht delikate që kanë me fqinjët. ILIANA JOTOVA : NËNKRYETARE E BULLGARISË “Polarizimi politik, zënkat e pakuptimta dhe urrejtja po e pengojnë punën e Kuvendit të Shkupit dhe këtë e kemi parë sidomos muajt e fundit. Kjo nuk mund të mos errësojë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu ndodhet në vizitë zyrtare në Paris të Francës i cili mori pjesë në sesionin e 42-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-s, për të diskutuar për sfidat themelore që vijnë me digjitalizimin në kontekstin global. “Përdorimi i teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale për avancimin e shkencës dhe inovacionit është një hap i madh drejt një ekosistemi të përbashkët. Duke siguruar qasje të barabartë në teknologji dhe duke promovuar një përdorim etik dhe përgjegjës, UNESCO mund të ndihmojë në krijimin e një ambienti ku kombet mund të bashkëpunojnë për të përfituar nga teknologjia në…

Lexo më Shumë

Europe Elect e konfirmoi besueshmërinë e anketës së IPRG-së ku Aleanca për Shqiptarët dhe kryetari i saj, Arben Taravari kanë rritjen më të madhe në elektorat. Sipas hukumtimit, BDI pëson ulje nga 11.5% në 9.7%, ndërkaq Aleanca për Shqiptarët i afrohet me 8.2%. Lëvizja Besa rangohet me 4.4%, ndërsa Lëvizja Demokratike reshtohet me 3.3%. Sondazhi po ashtu anketoi anketuesit për besimin tek liderët e partive politike ku 5.1% votojnë për Ali Ahmetin dhe 4.8% votojnë për Arben Taravarin. Kasamit i besojnë vetëm 1.9%, Mexhtiti 2.1% ndërsa kryetarët tjerë të partive politike nuk figurojnë. Ndryshe, anketa është realizuar në periudhën prej…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor sot do të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm në spitalin e Prilepit pas vdekjes së të porsalindurit dhjetë ditësh. Do të përcaktohet se si foshnja mori sepsë. Ajo është sjellë nga Prilepi në Shkup në Klinikën e Fëmijëve më 30 tetor në gjendje shumë të rëndë dhe menjëherë është transferuar në repartin e terapisë intensive. Fillimisht ai u vendos në ventilim joinvaziv, por më pas u intubua dhe kaloi në ventilim mekanik. Veshkat e tij gjithashtu dështuan. Në rrjetin social Facebook ka dalë statusi i nënës 42-vjeçare Lile Petroviq nga Prilepi. Ajo njoftoi se lindi në spitalin…

Lexo më Shumë

Iliaz Halimi një nga politikanët e rëndësishëm të viteve ’90, themelues i Partisë Demokratike Popullore dhe Partisë Demokratike Shqiptare, flet për herë të parë pas tërheqjes me vite nga politika në një intervistë të rrallë për Programin 200 në Alsat. Ai thotë se e ka peng që nuk është krijuar një strategji dhe bashkëpunim më i madh mes partive për të arritur më shumë për shqiptarët. Pas gjithë zhvillimeve dhe Marrëveshjes së Ohrit kauza e re e partive duhet të jetë definimi i ri Maqedonisë së Veriut si shtet i maqedonasve, shqiptarëve dhe të tjerëve. Nacionalizmi sipas tij është përdorë…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor, gjyqtarja Loreta Gorgieva dhe Milazim Mustafa, i kanë dorëzuar dorëheqjen ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, dhe e kanë tërhequr nga anëtarësimi në Këshillin e teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK), pasi që e konsiderojnë pjesëmarrjen e tyre të mëtutjeshme në këtë organ si e papërshtatshme, raporton Këshilli Gjyqësor. “Këshilli i TIK-ut veproi si ekip me kryetarin e tij Llazar Nanev dhe zëvendësin, Gordana Lazhetiq dhe prandaj konsideroj se nuk ka vend për pjesëmarrjen time të mëtutjeshme”, thuhet në dorëheqjen e gjyqtares Georgieva, të cilën e raporton Këshilli. Në shpjegimin e dorëheqjes së Mustafa, siç shtojnë ata,…

Lexo më Shumë