Nuk e shoh veten dhe nuk besoj se do të jem kryeminsitër i vendit në 100 ditën e fundit të mandatit të kësaj qeverie. Kështu deklaroi zv kryeministri i parë Artan Grubi . Megjithatë, pa përmendur asnjë emër të mundshëm, Grubi thotë se kryeminsitër shqiptarë patjetër do të ketë. Ai shtoi se kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut do të jetë kandidat ose kandidate me propozim nga BDI dhe lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti. ARTAN GRUBI,ZV KRYEMINISTËR I PARË “Mund t’ju siguroj se unë nuk e shohë veten në postin e kryeminsitrit shqiptarë në 100 ditëshin e…
Author: Jeta almakos
Prokuroria publike ka reaguar ndaj ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga në lidhje me vërejtjet e tij për raportinn e punës së prokurorisë gjatë vitit 2022. Sipas prokurorisë disa vërejtje të ministrit janë të pasakta. Nga Prokuroria thonë se nuk është e saktë se në raportin vjetor për punën e prokurorive publike në vitin 2022 nuk ka të dhëna për kohëzgjatjen dhe efikasitetin e procedurave hetuese. PROPURORIA PUBLIKE “Në raport thuhet se në vitin 2022, prokuroritë themelore publike kanë lëshuar urdhra për zhvillimin e procedurave hetimore ndaj 1398 personave, që është 91 persona më shumë se një vit më parë. Prokuroritë…
Ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka komentuar në rrjetet sociale vendimin e gjykatës në Strasburg, me të cilin është konstatuar se ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ka shkelur të drejtën e lirisë së garantuar, sipas nenit 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Vendimi i gjykatës në Strasburg ka të bëjë me Mile Janakieskin për përndjekjen politike, veprimin e paligjshëm dhe arbitraritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të caktuar. Rastet e motivuara politikisht dhe represioni i LSDM-së dhe Zaevit në sistemin e drejtësisë me qëllim të eliminimit të kundërshtarëve politikë, është vetëm fillimi i zbardhjes…
Dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjet e tre muaj shqiptoi gjyqtarja Marija Kletniçka nga Gjykata themelore penale Shkup për 21-vjeçarin Shukri Zeqiri nga Shkupi, i cili më 12 tetor në bulevardin “Nikolla Karev”, në pjesën e njohur si “Rruga e plastikave” në Shkup, ka shkelur një fëmijë 10-vjeçar, i cili nga goditja ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa ai ka ikur. Të akuzuarit, gjyqtarja i shqiptoi edhe dënim për ndalesë të drejtimit të automjetit motorik në periudhë prej tre viteve, me çka koha e kaluar në burg nuk llogartet në dënimin dhe ia vazhdoi edhe masën…
Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH) nesër do ta fillojë procedurën e përpunimit të teksteve shkollore për klasën e shtatë të cilat do të shfrytëzohen gjatë vitit të ardhshëm shkollorë, pasi Byroja për arsim dhe shkencë javën e kaluar materialet mësimore për klasën e shtatë i dorëzoi deri te MASH-i sipas Konceptit për arsim fillor që e zbaton në etapa. Ministri Jeton Shaqiri kumtoi se nesër do fillojë shpallja e thirrjeve për autorë për tekstet shkollore që do përpunohen konform me programet e reja. Pasi ata deri te MASH-i janë dërguar shumë më herët sesa janë dërguar programet për klasat…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ngre nismë për përgjegjësi në Qeveri dhe për ndjekje penale për punë pa përgjegjësi dhe shpenzim të mjeteve nga buxheti të drejtorit të Agjencisë së Filmit. Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska në hollësi e ka shpjeguar rastin me Agjencinë e Filmit, raportet e revizionit për punën financiare të Agjencisë dhe dokumentet të cilat janë kontrolluar, në mesin e të cilave edhe për punësimet në Agjenci dhe angazhimin e ekspertëve dhe personave me kontratë në vepër. Ivanovska theksoi se Qeveria duhet t’i dëgjojë rekomandimet e…
Kryeopozitari Hristijan Mickoski gjatë një aktiviteti partiak në Manastir, theksoi se qëllimi përfundimtar është fitorja e dyfishtë në zgjedhjet e ardhshme, ato presidenciale dhe parlamentare, përcjell KlanM. “Lajmi që dua t’ju them është i mrekullueshëm. Kandidati i VMRO-DPMNE-së do të fitojë bindshëm në zgjedhjet presidenciale, dhe VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të fitojnë bindshëm në zgjedhjet parlamentare. Nuk ka më asnjë forcë që do ta ndalojë atë. Askush nuk e ka fituar popullin. Është e rëndësishme që ajo fitore të jetë historike, të jetë me 61 deputetë, një fitore e tillë na duhet për reforma, për projekte për transformimin e Maqedonisë”,…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme përcaktoi Projektbuxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, përcjell KlanM. Propozim Buxheti për vitin 2024, siç thuhet në kumtesën e qeverisë, është bërë sipas nevojave të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit. “Qëllimi është mbështetja e rritjes ekonomike, qëndrueshmëria fiskale dhe pagesa e rregullt e të gjitha detyrimeve të buxhetit të shtetit – paga më të larta, pensione, të drejta sociale, mbështetje për fermerët, ndërmarrjet, konsolidimi fiskal, përballimi i pasojave të krizës ekonomike globale. U vlerësua se Buxheti është bazë e mirë për rritjen dhe përshpejtimin e realizimit të…
Ish kryeministri Lubço Georgievski në intervistë për Alsat tha se ka informacione se BDI-ja ishte lojtari kryesor në projektin për kthimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Maqedoni. Sipas tij për këtë projekt ishin paraparë edhe ndryshimet në kodin penal, e që më vonë do të krijoheshin kushtet për ndryshimet kushtetuese. Por sipas Georgievskit, përpos faktit se shumë persona shpëtuan nga dënimi përmes ndryshimeve në kodin penal, ndryshimet kushtetuese dështuan. “Kur filloi i gjithë ky diskutimi për gjyqësorin, mendim im ishte se në ndonjë nivel ndokund është bërë ndonjë pako mes LSDM-së e VMRO-së, BDI-së edhe me partnerët e tjerë…
Deri më tani për vaksinim falas kundër gripit sezonal janë regjistruar 58.012 qytetarë. Në qendrat shëndetësore publike dhe qendrat shëndetësore në vazhdimësi po kryhet imunizimi kundër gripit sezonal dhe deri më tani janë vaksinuar mbi 29 mijë qytetarë, njofton Ministria e Shëndetësisë. Vaksinimi falas përfshin grupet e rrezikut: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar. në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve. Të interesuarit mund të regjistrohen…
Të tre liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, sot me kërkesën e tyre e vizituan rezidencën e ambasadorit të Republikës së Francës në Shkup, SH.T. Siril Bomgartner. Në këtë takim, të tre liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim e njoftuan ambasadorin francez për zhvillimet e fundit politike, siç është formimi i koalicionit të partive opozitare shqiptare, i cili tashmë njihet si Lidhja Evropiane për Ndryshim. Në fokus të takimit ishte edhe tema e procesit të integrimit evropian, si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare./Telegrafi/
Në këtë Nëntor, Shkupi do të jetë vendi ku festat marrin një kuptim të veçantë. Me kënaqësinë më të madhe, ju njoftojmë se në kuadër të festave, do të kemi nderin të presim disa nga figurat më të shquara shqiptare: Adriatik Llapaj, Edlira Çepani, Dritan Hoti dhe Elena Kocaqi. Ky bashkëbisedim do të jetë një mundësi unike për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë për të ndarë ide, përvoja dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me komunitetin tonë. Takimi është i hapur për të gjithë pa dallim të ngjyrave politike, sepse këtu jemi të bashkuar si shqiptarë. Ky…

