Një gjykatë në Shkodër të Shqipërisë e ka pranuar të martën kërkesën e Rusisë për ekstradimin e shtetasit rus, Igor Kokunov, i cili dyshohet si “bashkëpunëtor apo mbështetës i një autori të veprave të rënda penale në Rusi”. Kokunov, 59 vjeç, ishte arrestuar më 28 gusht të këtij viti në pikëkalimin kufitar Muriqan, në veriperëndim të Shqipërisë. Në atë kohë, Policia e Shqipërisë kishte thënë se Konkunovi “është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’”. Avokati i tij mbrojtës, Isuf Shehu, tha se do të ankohet në…
Author: Jeta almakos
Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk shqetësohet nga deklarata e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit në qeverinë e tij, Artan Grubi, se shtetin e udhëheqin shqiptarët. Pas prezantimit të buxhetit në konferencën e sotme për media, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria aktualisht udhëhiqet nga një kryeministër maqedonas dhe se me punën e deritanishme kanë arritur të dërgojnë mesazhin se forca qëndron në unitet dhe një deklaratë të tillë ai ia atribuoi parazgjedhjeve. “Tashmë po hyjmë në një periudhë parazgjedhore. Në periudhën e ardhshme prej 7 deri në 8 muaj do të dëgjojmë njëri-tjetrin se kush është…
Komisioni Hetimor Parlamentar për zhvillimet në Klinikën e Onkologjisë ka vijuar sot punën duke shqyrtuar dokumentacionin. Anëtarët e Komisionit, të cilët dje kanë nisur 30 ditët për shqyrtimin e dokumentacionit, ato po analizojnë dokumentacionin e mbledhur dhe transkriptet e deklaratave të 60 dëshmitarëve të dëgjuar në 30 ditët e mëparshme. Ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka faj për deputetët e opozitës, të cilët, siç theksojnë nga OBRM-PDUKM, ishin në krye të piramidës së krimit. Ndërsa për deputetët e pushtetit opozita e politizon rastin me Klinikën dhe pa asnjë provë vihet në rolin e gjykatësit dhe bën akuza të pabaza. Aleksandar…
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga nuk e pranon raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme Publike të Maqedonisë së Veriut. Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është dorëzuar Raporti për punën e Prokurorive Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, i përgaditur nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell INA. Por, për këtë raport Ministria e Drejtësisa ka konstatuar një sërë vërejtjesh për të cilat ka dërguar mendim. Sipas vlerësimit të Ministrisë, në raportin për punën e prokurorive publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka të dhëna për përdorimin e…
Agim Islami i njohur për vuajtjen e dënimit në rastin “Alfa” thotë se, po qëndron në burg i pafajshëm, ndërsa kriminelët po lirohen. “Nuk po mundem të qëndroj pa shkruajtuar kur po e shikoj se si po ju hiqen aktakuzat,dënimet si ju vjetërsohen lëndët kriminelëve. E gjithë kjo, po bëhet para syve te botës! kur bëhet fjalë për mua për një Njeri të Pafajshëm,duhet të bëj Durim dhe të pres deri në pafundësi,kinse qenka shumë Rasti i rëndë dhe i komplikuar. (rasti i montum i një njeriut të Pafajshëm.) Çfarë hipokrizie nuk din njeri a me qesh a me qajt.…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të qeverisë, pas propozimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, ka pranuar ligjin e ri për verërat. Si ministri, duke pasur parasysh se vendet anëtare të BE-së janë tregu më i madh për eksportin e verës nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe me qëllim të rritjes dhe lehtësimit pa probleme të eksportit të verës dhe produkteve të verës maqedonase, ministria iu afrua miratimit të një Ligji i ri për Verën, i cili është plotësisht në përputhje me dispozitat e legjislacionit evropian. Ky ligj i ri i propozuar…
Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështjet evropiane Bojan Mariçiq ka mbajtur sot një takim pune në kuadër të takimit të nesërm vjetor të KOST (Bashkëpunimi Evropian për Shkencë dhe Teknologji, një organizatë për rrjetëzimin shkencor dhe teknologjik në Evropë) ku do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të COST nga tridhjetë vende anëtare. Në takim, zëvendëskryeministri theksoi se pjesëmarrja e shkencëtarëve maqedonas dhe shkëmbimi i përvojave, rrjetëzimi përmes organizatës më të madhe për rrjetëzimin shkencor dhe teknologjik KOST është me rëndësi të madhe për zhvillimin e shoqërisë dhe shkencës në përgjithësi. Mariçiq theksoi informacionin se sipas raportit të këtij viti për…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në preskonferencën e përbashkët me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, tha se ky është takimi i tretë dhe mundësia për të dërguar bashkë mesazhe për bashkëpunim të përgjithshëm më të madh dhe për gatitshmërinë tonë për futjen e rrjedhave të reja në raporte të ndërsjella politike dhe të fqinjësisë së mirë. TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR “Në kontekst të bashkëpunimit parlamentar biseduam me kryetarin Zheljaskov për ndërmarjen e hapave konkret të bashkëpunimit mes dy dhomave ligjvënëse në të gjitha nivelet, me tema të interesit të ndërsjellë por…
Lideri i partisë opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, vazhdon të këmbëngulë që zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të mbahet bashkë me një datë. Ai deklaroi se edhe Kovaçevski e Zeçeviq duhet të inkurajohen dhe të merren vesh për zgjedhje të përbashkëta. HRISTIJAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË “Kemi folur për një kohë të gjatë që duhet të ketë zgjedhje të përbashkëta dhe se është e nevojshme me një kosto, sepse Maqedonia nuk është një vend i pasur që mund të përballojë cikle të tilla të ndara, dhe nga ana tjetër zgjedhjet e përbashkëta e rrisin mundësinë që zgjedhjet të jenë të suksesshme që…
Bashkimi Demokratik për Integrim po shqyrton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare së bashku vitin e ardhshëm, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. Megjithatë, ai tha se partia ende nuk ka një vendim formal për shkak se nuk janë mbledhur organet, por anëtarësia po mendon për datën e zgjedhjeve. BUJAR OSMANI, ZËDHËNËSI I BDI-SË “Ekziston një mendim mbizotërues se nga pikëpamja logjistike-financiare dhe administrative mund të jetë shumë e vështirë për shtetin që të ketë dy cikle zgjedhore çdo tre muaj, se institucionet do të paralizohen, se do të jetë një shpenzim shumë i madh, po shqyrtohet ky…
Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, sot ka deklaruar tekstet për arsimin fillor janë dorëzuar në numër rekord. Ai deklaroi se gjithsej 1.350.000 tekste shkollore u janë dorëzuar të gjithë nxënësve të arsimit fillor dhe të mesëm. “Sa i përket teksteve që ishin parashikuar me kurrikulat e reja, pra me reformën e re në arsim që vazhdon në vazhdimësi, këtë vit shkollor kemi pasur tekste të reja sipas planprogrameve të reja për klasat e treta dhe të gjashta. Për të gjitha klasat nga e para deri në të nëntën dhe reformat e reja, tekstet janë të lidhura me programet e reja”.…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpalosur sot në Çair promovimi i Sekretariateve të BDI-së në këtë komunë. Zëvendëskryeministri Artan Grubi në fjalimin e tij tha se arritje më të mëdha, nuk janë Korridori 8, as punësimet, as sistemi i i administratorëve, por besimi që kanë njerëzit te kjo parti. Grubi potencoi se nuk ka çajtore apo kafene ku flitet se shqiptarët po qeverisin. “Merreni programin e BDI-së dhe hidhini një sy sesa nga ato projekte janë realizuar, që nga investimet kapitale, deri te rrogat minimale dhe mesatare. Arritjet më të mëdha, nuk janë Korridori 8, as punësimet, as sistemi i i…

