Asnjë denar i shpenzuar për komunikimin në profilin tim në rrjetet sociale nuk është nga mjetet buxhetore, e as ndonjë punonjës në Sektorin për komunikime të Qeverisë nuk është angazhuar jashtë orarit për të punuar në atë komunikim, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së një gazetari për shpenzimet për postimet në profilet e tij në rrjetet sociale. “Mjetet buxhetore nuk janë shfrytëzuar për këtë, por duke qenë se bëhet fjalë për zbatimin e politikave socialdemokrate, kjo bëhet në kuadër të ekipit tim që është jashtë Qeverisë, ndërsa punonjësit në Sektorin për komunikime që punojnë në përgatitjen…
Author: Jeta almakos
“Kur njeriu është i dobët, i pafuqishëm dhe qyqar, atëherë që të tregohet viktimë, e tërheq edhe familjen e vet”. Kështu e nis reagimin lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ndaj deklaratës së kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili në paraqitje para mediave e akuzoi të njëjtin se ka “sulmuar bashkëshorten dhe bijën e tij”, transmeton TV21. “Të gjithë që më njohin e dinë se nuk më ngjan mua, bëhet fjalë për gënjeshtër të pabazë dhe shpreh keqardhje që komunikimi politik ra në nivel aq të ulët”, tha më tej Mickoski. Ftoi Kovaçevskin që dëshmitë për akuzat kundrejt tij t’i dorëzojë në…
Nënkryetari i BDI-së dhe njëri nga krerët e “Grupit të zjarrit”, Izet Mexhiti në tubimin para qytetarëve të Çairit përmendi ndaljen e rrymës elektrike, me qëllim të pengimit të mbajtjes së këtij tubimi, që sipas tij e kanë bërë kundërshtarët e tyre brenda partisë. Mexhiti u shpreh se votuesit e BDI-së nuk kanë dhënë votë për Artan Grubin. përcjell KlanM. “Nëse qytetarët do e kishin ditur se Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër, BDI nuk do të kishte marrë 15 deputetë dhe nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet”, deklaroi Mexhiti. Më tej, Mexhiti shtoi se ështël e paarsyetueshme që pas…
Sot, zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi pati takim zyrtar me zëvendës ministrin e punëve të jashtme të Republikës Çeke z. Martin Dvorak, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës Çeke në vendin tonë z. Jaroslav Ludva. Me z. Dvorak diskutuam rreth intensifikimit të bashkpunimit në mes dy vendeve tona, në mes të kompanive tona vendore dhe atyre Çeke në projekte të ndryshme si në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore theksoi Rexhepi. Partneritete të tilla mund të sjellin investime të ndryshme të cilat mund të vënë në pah potencialin e vendit tonë në sfera të ndryshme. Ministria e Transportit dhe…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka bërë të ditur se nesër do të mbahet seancë qeveritare me ministrat e rinj, që u zgjodhën sonte nga deputetët, transmeton TV21. “Nesër do të ketë seancë qeveritare me ministrat e rinj. Seanca e sotme do të vazhdojë nesër, në ora 14:00. Që sot ju njoftoj se do të punojmë deri vonë nesër”, tha Xhaferi. Ndërkaq sot në Kuvend deputetët votuan që Krenar Lloga, Fatmir Mexhiti, Azir Aliu dhe Kaja Shukova ti bashkohen përbërjes qeveritare. Pas zgjedhjes së ministrave të rinj, vijoi propozimi për shkarkimin e zëvendësministrave./TV21
Kaja Shukova, kuadër i LSDM-së do të zëvendësojë Naser Nuredinin e BDI-së në postin e ministrit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, transmeton TV21. Shukova u zgjodh në Kuvend me 65 vota “për”.
Pas takimit të sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë reaguar partia e Arben Taravarit, Aleanca për Shqiptarët, transmeton TV21. Nga kjo parti duke përcjell qëndrimin e liderit, thonë se përshëndesin “dakordimin e arritur midis Kosovës dhe Serbisë në lidhje me propozimin evropian. Më poshtë reagimi në formë të integruar: Përshëndesim dakordimin e arritur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë në lidhje me propozimin evropian për një “Marrëveshje për rrugën e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë”. Përkrahim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për fazën vijuese të negociatave rreth zbatimit të kësaj…
Me 65 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët në Kuvendin e RMV-së zgjodhën ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Kovaçevski, përcjell Klan Macedonia. Krenar Lloga është Ministri i ri i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti është Ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu u votua për Ministër të Shoqërisë Informative dhe Administratës, ndërsa Kaja Shukova do të drejtojë Ministrinë e Ekologjisë. Ndërkaq Menduh Thaçi nuk ka votuar me kartelën elektronike dhe kreu i Kuvendit disa herë ka ndërhyrë duke i kërkuar Thaçit që të deklarohet duke votuar me ngritje dore. Pasi ka votuar, është konstatuar se ministrat e rinj janë zgjedhur me 65…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar pas takimit me përfaqësuesit e BE-së dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se është rënë dakord që bisedimet të vazhdojnë në periudhën e ardhshme dhe se takimi i radhës do të jetë më 18 mars në Maqedoninë e Veriut. “Siç e kuptoj unë, ne duhet të shihemi në territorin e Maqedonisë së Veriut më 18 mars, kur përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të vizitojë rajonin”, u tha Vuçiq gazetarëve.
Në vitin 2021, paga bruto më e lartë vjetore në Maqedoni ishte 1.9 milionë euro, ose pak më shumë se 165 mijë euro në muaj. Bëhet fjalë për një banor të Shkupit i cili punon në sektorin e shitjes së prodhimit të duhanit. Pensioni më i lartë në vend është i huaj, dhe e ka marrë një pensionist që ka qenë rreth 95 mijë euro për gjithë vitin. Drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska e njoftoi edhe milionerin më të ri në vend, i cili ka vetëm 8 vjet, por para dy vitesh në llogarinë e tij janë transferuar një milion…
Komisioni për Anti Korrupsion ka hapur disa lëndë për zv/kryeministrin Artan Grubi dhe të njëjtat do t’i shqyrtojë me prioritet. Shemshi Sallai, tha se kanë hapur lëndë edhe përmes zërave në opinion por edhe në bazë të denoncimeve deri në Komision, lidhur me pasurimin e tij dhe të afërmve të Grubit. “Për Artan Grubin, nga ata dyshime që janë dëgjuar në media, kemi hapur lëndë, kemi hapur lëndë edhe në bazë të denoncimit për të njëjtat dyshime, kështu që kur do të mblidhen të gjitha informatat do të dalim me vendim në seancë publike. Edhe me prioritet nga lëndët tjera,…
Nurie Emrullai është shkrimtarja e re nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, që mori këtë vit Çmimin Letrar Kadare për vitin 2023. – “Është një emër surprizë, por plotësisht i merituar për këtë zonjë nga bashkëkombësit tanë në Maqedoninë e Veriut, edhe për të provuar se letërsia e mirë shqipe shkruhet kudo dhe jo vetëm në Tiranë” – tha kryetarja e jurisë, shkrimtarja Natasha Lako. Emrullai konkurroi me romanin “Duhet të jetë dashuria” dhe ishte fituese mes 27 dorëshkrimeve në prozë nga 27 autorë të këtij edicioni, të vitit 2023, që përkoi me edicionin e nëntë të këtij çmimi, themeluar…