Një nxënës në shkollën e mesme “Jovçe Tesliçkov” në Veles ka ekspozuar flamurin kombëtar në oborrin e shkollës dhe veprimi i tij ka bërë bujë të madhe. Drejtori i kësaj shkolle menjëherë ka raportuar rastin në polici. Në Sektorin e Punëve të Brendshme kanë thënë se në ora 10:00 është raportuar nga drejtori se një nxënës ka nxjerrë flamurin kombëtar shqiptar në oborrin e shkollës. “Në prezencë të punëtorit social me nxënësin është zhvilluar bisedë sqaruese dhe më pas i është marrë flamuri”, njofton zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska. Sipas saj, pas dokumentimit të plotë të rastit do të…
Author: Jeta almakos
Komisioni Europian përshëndeti marrëveshjen e përkohshme politike të arritur sot në mes të Parlamentit Europian dhe Këshillit të BE-së për direktivën e re për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut nga akuzat e pabaza ose procedurat e njëanshme gjyqësore, raportoi korrespondenti i MIA-së nga Brukseli. “Demokracia nuk mund të funksionojë pa media të lira dhe të pavarura, ndaj Komisioni Europian mirëpret marrëveshjen politike të arritur mes Parlamentit dhe Këshillit, herët në mëngjesin e sotëm në orën 2:30, për direktivën e re për veprimet strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), të cilën e propozoi Komisionin Evropian në prill…
Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në Samitin e OSBE-së në Shkup, tha se ngjarjet në Kosovë janë shkëndija e fundit për ta zhvendosur vëmendjen nga konflikti në Ukrainë duke nxitur konflikt në Ballkanin Perëndimor, shkruan Alsat. Ngjarjet në Kosovë janë shkëndija e fundit për ta zhvendosur vëmendjen nga konflikti në Ukrainë duke nxitur konflikt në Ballkanin Perëndimor. Ne po bëjmë ç’mos t’i kundërshtojmë këto kërcënime së bashku me aleatët dhe partnerët tanë. Shqipëria vazhdon të punojë fortë dhe në mënyrë proaktive për qëndrueshmërinë dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Ne mbetemi garantues për rajonin tonë për orientimin evropian, sigurinë,…
Pas bastisjeve të sotme në Shkup, policia ka privuar nga liria E.J. (45), A.B. (21) dhe F.B, (26), të gjithë nga Shkupi. tek të njëjtit janë gjetur lëndë narkotike. Personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës, thonë nga MPB. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në rajonin e Shuto Orizares, e kryer me urdhër gjyqësor, të pranishëm kanë qenë A.B. dhe F.B, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, materie e bardhë në gjendje pluhuri, peshore dixhitale me mbetje të marihuanës, makinë thërmuese me mbetje të marihuanës, para…
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe diplomatët perëndimorë fajësuan njëri-tjetrin për shkatërrimin e OSBE-së. Një pjesë e delegacioneve bojkotuan fjalimin e tij dhe i thanë Kremlinit se lufta në Ukrainë duhet të ndalet. Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit O’Brien tha se OSBE do të mbijetojë edhe pa ata që e bllokojnë atë. Çështja e së ardhmes financiare të OSBE-së ra në hije. Bojkoti i një pjese të delegacioneve të fjalimit të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, akuzat e tij ndaj Perëndimit se po shkatërron OSBE-në, si dhe mesazhet që diplomatët perëndimorë i përcollën për shkak të pushtimit rus…
Lidhja Europiane për Ndryshim ka akuzuar BDI-në se po rikthen komunizmin dhe konceptin e ”shqiptarëve të ndershëm”. ”Lidhja Europiane për Ndryshim me shqetësim po ndjek fushatën e BDI dhe Këshillin gjyqësor për shkarkimin e zonjës Besa Ademi nga pozita e Kryetares së Gjykatës Supreme. Rikujtojmë opinionin se lufta për shkarkimin e zonjës Ademi ka për qëllim kthimin e Gruevskit dhe amnestimin e plotë të tij! Strategjia per komprometimin e zonjës Ademi është prodhuar në Ministrinë e propagandës të Artan Grubit, ndërsa fushata realizohet përmes portaleve-fantome të cilat e kanë selinë në po këtë minisitri. Paralajmërimet e sotme për shkarkimin e…
EVN Home, si furnizues i energjisë elektrike, ka informuar se ka pranuar vetëm një ofertë në tenderin e blerjes së energjisë elektrike për periudhën kohore të muajve janar dhe qershor 2024, rreth 7.5%, me çmim më të lartë se ajo që ishte më parë i marrë në tenderin e fundit universal të muajve qershor- dhjetor të vitit 2023. EVN HOME “EVN Home, si furnizues universal i energjisë elektrike, ka pranuar vetëm një ofertë në tenderin për blerjen e energjisë elektrike për plotësimin e nevojave të përdoruesve për periudhën janar-qershor 2024, dhe atë nga Shoqëria Aksionare dhe Elektranat e Maqedonisë së…
Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ai nuk e imagjinon se përse nuk ndodh që shqiptarët e Maqedonisë dhe trevave të mos kenë shtetësinë e Shqipërisë. Ai theksoi se në vizionin e tij çdo shqiptar i këtyre trevave mjafton të shpreh vullnetin dhe duhet të merr pasaportën. ADRIATIK LAPAJ, DREJTUES I LËVIZJES “SHQIPËRIA BËHET” “Nuk mund të jenë kushtet e marrjes së shtetësisë të shqiptarëve të këtyre trevave me një shtetas nga Pakistani. Po bota i gjurmon nga pas bashkombasit e vet për tu dhënë pasaportat. I gjurmon ku je të ta…
Në konferencën e sotme për media, zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, është përgjigjur në pyetjen e gazetarit se a është marrë ftesë zyrtare për takim të liderëve të hënën dhe nëse kryetari VMRO-së, Hristijan Mickoski do të marrë pjesë dhe nëse do të insistojë për heqjen e qeverisë teknike. Miteva ka theksuar se ftesa për takimi të liderëve është i pranueshëm për të hënën. Ajo thot se në atë takim VMRO-DPMNE pret që përfundimisht të diskutohet për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, pranimin e vëzhgimeve të OSBE/ODIHR-it, si dhe ofertën për shfuqizimin e qeverisë teknike. MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE E VMRO-DPMNE…
Si spekuloi portali “Kurir” lidhur me rastin e vajzës, e cila tashmë tri ditë është e zhdukur? Në cilat burime u thirr ky portal dhe pse pas një kohe të shkurtër e përgënjeshtroi veten? Çfarë thotë nëna e vajzës 14-vjeçare lidhur me spekulimet dhe dezinformatat në media? Si iu lajmërua nënës së Vanjës një gazetar në cilësinë e inspektorit, për të marrë më shumë informata? Shkruan: ARTA TAHIRI Të spekulosh lidhur me vendndodhjen e një personi që evidentohet disa ditë i zhdukur, jo vetëm që nuk është profesionale dhe etike, jo vetëm që shkel Kodin Etik të Gazetarëve, por është…
Jeton Abdullahi, personi i cili vendosi flamurin shqiptar afër kryqit në Kodrën e Diellit, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjet e fundit dhe reagimin nga Stojançe Angellov. Jeton Abdullahi u kërkon falje besimtarëve ortodoks nëse të njëjtët janë ndjerë të fyer nga ajo që është shkruar ditëve të fundit. Abdullahi thotë se nuk e ka hequr flamurin e Kishës Ortodokse, por vetëm e ka ngritur atë shqiptar. Ai shkruan se kjo mund të vërtetohet shumë lehtë, duke shikuar kamerat e sigurisë. “Unë Jeton Abdullahi e ndjej si përgjegjësi morale që të shkruaj një kërkim falje adresuar deri…
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë Ukrainën dhe OSBE-në, u tha ministrave të jashtëm në Shkup kreu i diplomacisë britanike, David Kameron, përpara fillimit të Samitit të 30-të Ministror të OSBE-së. “Sekretari i Punëve të Jashtme, në takimin e ministrave të jashtëm në Shkup, para Këshillit Ministror të OSBE-së, tha se Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje morale, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake”, informojnë nga delegacioni britanik në OSBE. Kameron tha gjithashtu se Rusia ishte përgjegjëse për konfliktin dhe se veprimet e tyre shkelnin…

