Ndërsa në qendrën sportive “Boris Trajkovski” u mblodhën delegacione të shumta në takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së, rrugët e kryeqytetit ishin të boshatisura pothuajse tërësisht. “Është shumë i vogël numri i qytetarëve që sot frekuentojnë rrugët e Shkupit, disa nga qytetarët shfrytëzojnë ditën e lirë, e të tjerët kanë vendosur që thjesht mos të dalin nga shtëpitë e tyre. Si rezultat i kësaj një prej bulevardeve më të frekuentuara në kryeqytet sot duket kështu”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare. Rrugët nuk janë tërësisht të mbyllura, ato mbyllen sipas nevojës, me qëllim qarkullimin e lirë të delegacioneve të huaja. Autobusët…
Author: Jeta almakos
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, para hyrjes në samitin e OSBE-së, tha se ai nuk do të takohet me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, raporton SHENJA. Ai ka thënë se prezenca e tij në Shkup, nuk paraqet fitore për diplomacinë ruse, por se kjo është fitore diplomatike për OSBE-në, sepse vihej në pikëpyetje funksionimi i OSBE-së. “Me këtë OSB do të vazhdoj të funksionoj dhe do të vazhdoj të jetë garancë e sigurimit të zhvillimin e proceseve demokratike dhe të qeta. Shpresoj se do të vërtetohen vendimet për zgjedhjen e kryesuesit të ri për 4 pozicionet më të…
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian sot është në gjendje të keqe, perspektivat janë të paqarta, tha shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, në seancën plenare të OSBE-së në Shkup. Ai kujtoi se organizata u shkatërrua në vitin 1999. “Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Në vitin 1999, NATO kreu një agresion brutal të pa maskuar kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së. Dhe në vitin 2008, duke shkelur rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga akti final i Helsinkit, Serbisë iu hoq Kosova…
Kryesuesi aktual i OSBE-së, Bujar Osmani në fjalimin e tij në mbledhjen e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup theksoi se Maqedonia e Veriut mori kryesimin me këtë organizatë në gjendje lufte në Europë. Në mbledhjen ku ishte prezent edhe kryediplomati rus, Segej Lavrov, Osmani tha se agresioni rus ndaj Ukrainës ka shkatërruar jetët e njerëzve të rëndomtë dhe ka shkelur Aktin Final të Helsinkut, mbi të cilin është krijuar OSBE. “Pavarësisht realitetit të zymtë të luftës me të cilën ballafaqohet Ukraina dhe konflikteve të tjera të zgjatura në rajonin më të gjerë të OSBE-së, multilateralizmi mbetet mjeti…
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov iu drejtua Këshillit Ministror dhe, siç pritej, akuzoi vendet e tjera anëtare, veçanërisht BE-në dhe SHBA-në, për hipokrizi dhe mospërfillje të parimeve mbi të cilat mbështetet OSBE. Duke iu drejtuar, siç tha ai, burokracisë së Brukselit, Lavrov pohoi se Evropa ka problem me faktet dhe objektivitetin dhe se konkluzionet që do të miratohen në OSBE këto dy ditë janë të përgatitura paraprakisht, duke dashur të thotë se nuk janë rezultat. të dialogut politik. Ai akuzoi OSBE-në se hesht kur liria e medias në vendet perëndimore kërcënohet dhe u bëhet represion, dhe për këtë sulmon…
Disa nga ministrat e vendeve pjesëmarrës në Samitin e OSBE-së, e bojkotuan fjalimin e Lavrovit, shkruan Alsat. Ata u ngritën dhe u larguan nga salla menjëherë pasi kryesuesi i OSBE-së Bujar Osmani e paralajmëroi fjalimin e Sergei Lavrovit.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, në samitin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që po i zhvillon punimet në Shkup, i ka bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund shkeljes së parimeve të OSBE-së. “Unë shtoj zërin tim, me atë të kolegëve, të cilët i bëjnë thirrje Rusisë, që t’i japë fund shkeljes së parimeve bazë të kësaj organizate, por nuk jam i sigurt nëse ajo është ende e gatshme të na dëgjojë”, ka thënë O’Brien. Ai ka theksuar se pavarësisht shteteve që janë përpjekur të bllokojnë punën e organizatës, OSBE-ja…
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski gjatë konferencës për shtyp me nënkryetarin i Komisionit Evropian, Borrerll, në Shkup tha se qytetarët e vendit tonë nuk e duan izolimin dhe vendi të mbetet në “status quo”, ashtu siç ka ndodhur edhe më herët për 11 vjet. Ai tha se politikanët e vendit kanë detyrime ndaj qytetarëve dhe duhet të votojnë ndryshimet kushtetuese që veni ynë të bëhet anëtare e BE-se deri në vitin 2030. “Qytetarët tanë nuk e duan izolimin dhe nuk e duan vendin në “status quo”, ashtu siç ka ndodhur për 11 vjet. Anëtarësimi në BE është qëllimi ynë dhe…
Drejtues i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, në emisionin “intervistë në SHENJA”, tha se ai nuk ndihet mirë që për 30 vite Shqipëria nuk ka bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai tha se shqiptarët e Maqedonisë lënë disa qindra miliona euro në vit në Shqipëri përmes turizmit. “Çdo para që lini ju aty taksohet nga shteti shqiptarë, 20% tvsh, tatim fitimi. Ju lini disa qindra milionë euro në vit. Pra shteti shqiptarë arkëton një shumë të konsiderueshme nga lekët që ju i lini aty. A ka mundësi shteti shqiptar, një pjesë të asaj ta kthej këtu me…
Drejtues i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, në emisionin “intervistë në SHENJA”, tha se ka marrë si angazhim të jetë avokat i zërit të shqiptarëve të Maqedonisë. Ai tha se është fakt që në Tiranë dhe në Shqipëri nuk i është kushtuar vëmendja e duhur kësaj pjese të trevave tona. “Që nga fakti i numrit të bursave. Shqipëria nuk është një shtet shumë i pasur, por Shqipëria është një shtet mjaftueshëm i pasur për të patur mundësi që disa qindra studentëve të këtyre trevave tu garantoj studimin në Tiranë. Apo, Shqipëria nuk ka një buxhet të jashtëzakonshëm por ka një…
“Masat kundër krizës janë për qytetarët, veçanërisht për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve në vend, përkatësisht pensionistët me pensione të ulëta, personat me aftësi të kufizuara, prindërit e vetëm dhe nxënësit, gjegjësisht nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme”, theksoi kryetari i Forumi i Gruas i LSDM-së dhe ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale të Politikës Jovana Trençevska në “Tema e ditës” në televizionin “Sitel”, përcjell Telegrafi. Ajo njoftoi se masat kundër krizës, me një vlerë prej 662 milionë euro, do të përfitojnë mbi 400 mijë qytetarë, duke përfshirë mbi 187,000 pensionistë me pensione të ulëta. Trençevska theksoi se…
Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Bojan Mariçiq zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Moldavisë, Nicu Popescu. Moldavia është mikja jonë rajonale dhe ka mbështetjen tonë në hapjen e negociatave me BE-në – tha Mariçiq. Në takim u theksua se Maqedonia e Veriut mbështet sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të Moldavisë, si dhe aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Ne mbështesim fuqishëm përpjekjet e miqve tanë nga Moldavia për të nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndarja e përvojës në procesin e negociatave për ne do të thotë thellim i marrëdhënieve…

