Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Këshilli i Nderit në SHGM dhe Këshilli për Etikë në Media (KEMM) kritikojnë ashpër disa media në lidhje me raportimin e zhdukjes së një 14-vjeçareje nga Shkupi. Ata shprehin shqetësimin e tyre për mënyrën e pasaktë dhe të pa verifikuar si dhe për shkeljen e Kodit të Etikës së Gazetarëve. Kryesisht, kritika drejtohet ndaj përdorimit të informacioneve të pasakta, të marrura kryesisht nga rrjetet sociale. SHGM dhe KEMM mbështesin nevojën për respektimin e dhimbjes personale të familjes dhe bëjnë thirrje për raportime të rëndësishme pa sensacion. Ata identifikojnë një rritje të lajmeve të pasakta…
Author: Jeta almakos
Pakoja e nëntë anti-krizë e Qeverisë, nuk është asgjë tjetër përveç se mitmarrje parazgjedhore e dyshes Kovaçevski – Ahmeti, që vjen vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidentciale dhe parlamentare, akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas opozitës, me këtë pako të masave Qeveria zyrtarisht pranon se në vend po mberëtron varfëria ekstreme. “Kjo mitmarrje që qeveria e quan ndihmë prej 500 dhe 1.000 denarë nuk vlen asgjë kur inflacioni është dyshifror, kur të gjithë prodhimet e konsumit janë rritur ndjeshëm, kur ushqimi është shtrenjtuar për 200%. Në vendin ku deri në fund të vitit do të ketë rreth 600.000 njerëz që jetojnë në…
Në kuadër të emisionit “Speciale e ditës” në TV SHENJA, analisti Ismet Ramadani, duke folur për takimin e 30 ministror të OSBE-së në Shkup, tha se është me të vërtetë bëhet fjalë për një ngjarje që është shumë e madhe dhe e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut. “Sa mbaj mend konferencë të këtyre përmasave nuk ka patur në Maqedoni. Do të kalojë shumë kohë edhe më nuk do të ketë. Në një vend ku do të vijnë 75 delegacione të kryesuara nga ministrat e jashtëm dhe në vend ku do diskutohet për tema tepër të ndishme për faktin se kemi…
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ka shpërndarë një fotografi të ministrave të punëve të jashtme dhe të delegacioneve në prag të fillimit të Samitit të OSBE-së në Shkup, raporton SHENJA. “Foto familjare me Ministrat e Punëve të Jashtme dhe shefat e delegacioneve në prag të Këshillit të 30-të Ministror të OSBE-së në Shkup. Forca jonë e përbashkët është OSBE-j”, ka shkruar Osmani.
Kim Mehmeti Ju kujtohet Lëvizja e dikurshme ‘Besa’, ajo që pas pesë muajve aktivitet politik, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 morri pesë deputet. Dhe e mbani mend çka ndodhi pastaj? Të trullosur nga suksesi i papritur, drejtuesit e kësaj partie – pra krahu i Llërcës dhe ai i Çairit të Shkupit – ia nisën grindjes lidhur me atë se kush do ishte më pranë grazhdit pushtetar. Than për njëri tjetrin edhe atë që nuk thuhet dhe ashtu siç ishin, me avdes e pa lënë namaz mangët, shkelën mbi vullnetin politikë të gjashtëdhjetë mijë votuesve, me çka përfundimisht e varrosën…
Në kuadër të aktiviteteve të sotme në Konferencën Globale për Ngritjen e Kapaciteteve Kibernetike, e cila u mbajt në Akra të Ganës, zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska, mori pjesë në një panel diskutimi kushtuar planifikimit dhe vlerësimit në ndërtimin e kapaciteteve kibernetike, organizuar nga Qendra për Global Kapacitetet e Sigurisë Kibernetike, brenda në Universitetin e Oksfordit. Duke prezantuar Konceptin Nacional për Transformim Digjital, Grkovska theksoi se qëllimi i tij është transformimi i Maqedonisë së Veriut në një shoqëri të avancuar teknologjikisht dhe gjithëpërfshirëse. Në përgatitjen dhe zbatimin e politikave që rrjedhin nga koncepti, planifikimi i bazuar në evidencë, por edhe matja e…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pasdite në Shkup ka takuar sekretarin e shtetit të SHBA-së Antony Blinken. Në takim, Kovaçevski dhe Blinken edhe një herë theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe diskutuan për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i japin Maqedonisë së Veriut në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe zbatimin e reformave të nevojshme. Në takim, kryeministri Kovaçevski vlerësoi se të dy vendet në vazhdimësi po kultivojnë një dialog politik produktiv, i cili është thelluar dukshëm përmes partneritetit strategjik të Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Kovaçevski dhe Blinken shprehën kënaqësinë e ndërsjellë për…
Rruga Tetovë-Prizren në vend të 109 kilometrave parashikohet të shkurtohet në 40,6 kilometra apo nga tre orë koha e udhëtimit do të shkurtohet në 30 minuta. Për realizim të këtij projekti në seancën e së martës, Qeveria e miratoi Marrëveshjen për projektimin e kësaj rruge. Kjo marrëveshje i jep dritë jeshile edhe fillimit të procedurave për realizimin e këtij projekti, thotë për TVM2, zëvendësministri i Transportit, Bekim Rexhepi. Ai shton se kjo rrugë do të ndikojë në qarkullimin me të lirë dhe të lehtë të njerëzve dhe mallrave, turizmit malor, zhvillimit ekonomik të të dy vendeve, si dhe do të…
Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV-së, për të zhdukurën Vanja Gjorçevska është lëshuar fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli. Nga MPB njoftojnë se për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e vajzës 14-vjeçare, është marrë masa menjëherë pas marrjes së kallëzimit, janë përfshirë kapacitetet e plota të SPB Shkup në nivelin më të lartë, një sërë bisedash janë kryer me persona të afërt me të miturën, janë kontrolluar kamerat. “Informacioni për personin e zhdukur më 28 nëntor në ora 13:00 është vendosur në Stop-listë në pikat kufitare dhe me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është lëshuar fletarrest…
Dje dy foshnja janë gjetur të vdekura, njëra në një kasolle në Shkup, e dyta u dërgua e vdekur në urgjencën në Negotinë. Hetimi dhe autopsia policore duhet të tregojnë se cili është shkaku i vdekjes së dy foshnjave në Shkup dhe Negotinë të vërejtura gjatë ditës së djeshme. SPB në Veles sot ka njoftuar se prindërit dje kanë dërguar një foshnjë të vdekur në Qendrën Emergjente Mjekësore të Negotinit. Mjekët konstatuan se foshnja ishte pa shenja dhune të dukshme, por me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion për të bërë të ditur shkaqet e…
Nuk duhet pritur që para zgjedhjeve të pranverës të ketë epilog gjyqësor ndaj kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko. Kështu mendon Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i Qendrës për strategji evropiane “Eurothink”. Sipas tij, zgjedhjet dhe negociatat për koalicione të mundshme tani janë më të rëndësishme për partitë. “Ne e dimë që po afrojnë zgjedhjet dhe se aktualisht bëhen koalicione parazgjedhore dhe ka shumë kalkulime. Për ata që ka pasur raste më të mëdha të keqpërdorime, kanë fituar në zgjedhje. Nuk është në interes të autoriteteve që t’i ndjekin penalisht”, tha Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i “Eurothink”. Rreth 5 muaj…
Kriteri kryesor në krijimin e masave nga pakoja e nëntë e masave anti-krizë ishte përkrahja për kategoritë më të ndjeshme dhe krijimi i masave më të targetuara, të cilat janë 662 milionë euro, prej të cilave 81 milionë euro janë përkrahje direkte nga Buxheti, ndërsa pjesa tjetër janë mjete jashtëbuxhetore përmes huave të favorshme për ekonominë dhe për EMV-në për subvencionimin e çmimit të energjisë elektrike. Këtë e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi i ftuar në “TV24”. Ai nënvizoi se mjetet për këtë pako masash sigurohen në buxhet përmes të hyrave të rregullta publike dhe se nuk ka huamarrje…

