Ish-kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, në një intervistë për “360 gradë”, ka pyetur nëse është nën presion për të ndërprerë hetimet për ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski, u përgjigj pozitivisht, përcjell Telegrafi. “Epo po. Nuk do të doja të ndërhyja. Unë kam tashmë dy padi për shpifje. Nuk dua të kem një tjetër. Seanca pas padisë së Arafat Muaremi është caktuar për më 22 dhjetor. Për tjetrin ende nuk kam informacion”, tha Ruskovska. Për rastin për të cilin ndaj saj është nisur procedimi disiplinor, e më pas është…
Author: Jeta almakos
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të Sarajit më saktësisht tek semaforat ku lidhet autostrada Shkup-Tetovë, informon Klan M. Sipas informacioneve jozyrtare nuk dihet nëse ka persona të lënduar, policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton se si erdhi deri te aksidenti. Ndryshe në këtë vend shpesh ndodh që të kemi aksidente të tilla pasi sipas banorëve nevojitet një rrethrotullim që do të pakësonte aksidentet dhe do të lehtësonte trafikun. /KlanMacedonia/
Pala amerikane nuk kërkoi takim mes ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të OSbE-së në Maqedoninë e Veriut. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Ryabkov, tha në një deklaratë për gazetarët, transmeton agjencia ruse e lajmeve TASS. “Jo, (pala amerikane nuk pyeti) dhe nuk do të pyesë. Dhe nuk do të ketë takim – tha zëvendësministri”, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari të TASS. Siç raporton agjencia, ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien, nuk komentoi mundësinë…
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga u takua me përfaqësues të Asociacionit të portaleve “onlinemedia.mk”, njofton Ministria e Drejtësisë. “Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vëzhgimet e shoqatës në fushën e reklamës politike, si dhe roli, statusi, të drejtat dhe detyrimet e medias në internet në vendin tonë, ishin diskutuan”, njofton Ministria e Drejtësisë. Nga aty theksojnë gjithashtu se të gjitha rekomandimet dhe mendimet do t’i kalojnë grupit të punës që përgatit ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat së shpejti do të kalojnë në procedurë qeveritare.
Në vazhdën e takimeve konsultative me ambasadorët e vendeve aleate, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, u prit sot në një takim nga ambasadori i Holandës në Shkup, Sh.T. Dirk Jan Kop. Në fokus të takimit siç thuhet ishte rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, përfshirë përshpejtimin e reformave, me theks të veçantë në fushën e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. “Palët u pajtuan se Maqedonia e Veriut duhet dëshmuar vullnet më të madh politik për reforma të mirëfillta në sektorin e drejtësisë dhe forcimin e institucioneve antikorrupsion. Kryetari Taravari vlerësoi angazhimin e Holandës në…
Mbi 550 kg marihuanë janë grabitur nga një fabrikë për kultivimin e kësaj bime narkotike në Atar të Çegranit që bie në rajonin e Gostivarit. Sipas raportit policor, tre persona mbrëmë rreth orës 23:00 kanë sulmuar fizikisht rojen e kësaj fabrike duke e mbyllur në një dhomë, dhe më pas kanë grabitur sasinë e marihuanës, para dhe sende të tjera. Policia theksoi se ka marrë masat për të zbardhur rastin.
Lorena Beadini me prejardhje nga Tetova ka lindur dhe është rritur në Zvicër, por dashurinë ndaj vendlindjes, traditave dhe kulturës shqiptare e ka kultivuar pa ndërpre. Në solemnitetin e organizuar me rastin e festave të Nëntorit në Xhaminë Will në Zvicër, Lorena ka interpretuar himnin kombëtar, kurse më pas edhe megahitin “Mora Fjalë” te këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza, por paksa të përpunuar ne krahasim me origjinalin.
Të punësuarit në sektorin publik nuk duhet të presin që nëse zyrtarëve u shkurtohen pagat, ato para do të përfundojnë tek ata, tha zëvendëskryeministri për Ekonomi, Fatmir Bytyqi. Bytyqi konsideron se kjo pritje është e gabuar dhe dyshon se bëhet fjalë për manipulim politik nga opozita. “Ajo pritshmëri është e gabuar, dhe dikush thjesht dëshiron të krijojë një pritshmëri të tillë, sepse çdo ulje, apo nëse ka ulje, nuk do të mjaftojë për të mbuluar rritjen eventuale prej 135 mijë punonjësve në sektorin publik, sepse po flasim për 1260 persona të zgjedhur dhe të emëruar. Pra, po, krijimi i pritshmërive…
Aktivisti nga Shqipëria, Adriatik Lapaj ka qenë këto ditë në Shkup me aktivitete qytetare. Ka qenë edhe mysafir në “10 Minuta” në TV21. I pyetur se ardhja e tij a do të sjellë edhe formimin e një lëvizjeje edhe në Shkup, Lapaj tha se jo. “Për vota kanë shkuar shumë të tjerë kudo. Po shkoj aty (në Shkup) sepse vlerësoj se Shqipëria pa vlerësuar rëndësinë e popullit të vet, në trevat ku jeton, nuk do të jetë kurrë një shtet që do të shkëlqejë”, tha Lapaj.
Departamenti i Punëve të Brendshme në Dibër, i cili me aktivitetin e tij e mbulon edhe komunën e Qendër Zhupës, ka paraqitur kallëzim penal kundër një banori të Dibrës, punëtor në “Postat e Maqedonisë” në Qendër Zhupë, për përvetësim të paautorizuar të mbi tre milionë denarëve. “Ndaj E.M.(29) nga Dibra është ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Gjatë vitit 2023, si punonjës i Sh.A. “Postat e Maqedonisë” – filial në Komunën e Qendër Zhupës, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe duke tejkaluar autorizimin zyrtar, ka kryer përvetësim…
“Kjo Qeveri ka treguar se si rriten pensionet në mënyrë sistematike. Kemi marrë vendim për rritjen e pensioneve, dy herë në vit, sipas rritjes së pagës mesatare dhe sipas rritjes së kostos së jetesës. Kemi rritjen më të madhe të pensioneve në historinë e shtetit, në një vit e gjysmë të fundit, prej 24%. Sa për krahasim, kemi 50% rritje të pensionit minimal dhe 50% rritje të pensionit mesatar në vend”. Këtë e tha sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në lidhje me masat e reja ekonomike dhe kërkesat e pensionistëve për rritje të pensioneve. Ai deklaroi se…
Rritet mundësia që Malta të jetë kryesuesja e ardhshme e OSBE-së nga 1 janari 2024. Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, informoi se në Vjenë u morën vendime të rëndësishme, të cilat hapën rrugën për arritjen e konsensusit për kryesues të ri të organizatës pas përfundimit të mandatit njëvjeçar të Maqedonisë në fund të vitit, shkruan Alsat. Më parë, vetoja ruse për kandidaturën e Estonisë ishte pengesë. Osmani ka njoftuar në rrjetet sociale se vendimi për kryesimin e Maltës do të merret zyrtarisht në mbledhjen e ardhshme të OSBE-së në Shkup këtë javë. “E dini që Estonia është kandidate zyrtare. Dihet…

