Me nismë të Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjate 20 dhe 21 Nentor u mbajt Konferenca e parë rajonale me temë “Bashkëpunimi për forcimin e sipërmarrësisë dhe rritja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, në Shkup. Siç kumtuan nga AMS, gjatë dy ditëve te kaluara, në konferencë morren pjesë përfaqësues të lartë qeveritar dhe personalitete me ndikim të cilët kanë rol kyç në formimin e politikave dhe strategjive për zhvillim ekonomik në rajonin e Kroacisë, Turqisë, Sllovenisë, Bosnja e Hercegovinës, si dhe nga vendet fqinje Shqipëria, Serbia dhe Kosova.Kjo iniciative i ka fillet…
Author: Jeta almakos
Drejtoria e Policisë Financiare, si rezultat i një procedure disamujore para hetimore, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit ndaj pesë personave fizik dhe një personi juridik, për shkak të dyshimit të bazuar për disa vepra penale. Sipas arsyetimit të Drejtorisë së Policisë Financiare, ata kanë kryer evazion fiskal, falsifikim ose shkatërrim të librave të biznesit, duke shkaktuar me dashje falimentimin, dëmtimin ose favorizimin e kreditorëve, shpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar, shpërdorim të procedurës së falimentimit dhe mashtrim tatimor. Nga Drejtoria e Policisë Financiare bëjnë të ditur se të kallëzuarit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka ndarë sot mirënjohjet për të “Të rinj të suksesshëm” për vitin 2022. Me një ceremoni në kabinetin e tij, Stevo Pendarovski mirënjohjet i ka ndarë si nxitje ndaj të rinjve në kërkimet e tyre shkencore dhe kulturore. Ajo çfarë tërheq vëmendjen se regjisori Qëndrim Rijani, është i vetmi shqiptar që ka marrë mirënjohje nga presidenti për arritjet e tij në kulturë. Qëndrim Rijani duke pranuar çmimin nga presidenti Stevo Pendarovski Në fjalimin e tij, presidenti i shtetit deklaroi se të lartëvlerësuarit duhet të jenë model, në bazë të së cilit gjeneratat e reja do…
Pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin në stacionin policor “Prolet” (Pranverë) do të punojë edhe nesër dhe pasnesër (e shtunë dhe e diel), ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. Pika do të jetë e hapur nga ora 08:00 deri në 16:00. “Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin në Stacionin policor “Prolet” (Pranverë) në Shkup do të punojë edhe më datë 25.11.2023 (e shtunë) dhe datë 26.11.2023 (e diel) prej orës 08 deri në ora 16″. “Qytetarët që duan të bëjnë ndërrimin e dokumenteve personale…
Çfarë faturash mund të presim pas Vitit të Ri? Në emisionin “10 minuta” në TV21, në këtë pyetje është përgjigjur drejtori i Agjencisë për Energji, Dario Nikollovski. Ai u shpreh se në periudhën në vijim do të fillojnë llogaritjet. “EVN Home në fund të këtij muaji do të shpallë tenderin në të cilin ESM do të ofrojë sasinë dhe çmimin që ka. “Përveç kësaj, Komisioni për Energjetikë do të përcaktojë tarifat për shpërndarje dhe transmetim në MEPSO”, tha Nikollovski.
Policia e Maqedonisë ka njoftuar se dje në ora 10:30 është raportuar se në shtëpinë e tij në Shkup, duke pastruar pistoletën zyrtare, G.A (46) nga Shkupi, punonjës policie ka shtënë me një plumb dhe e ka lënduar këmbën. “Ai është transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore”. “Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB Maqedoni.
BDI-në sot e ka akuzuar edhe grupi i partive opozitare shqiptare. Lidhja Evropiane për Ndryshim akuzon zëvendëskryeministrin Artan Grubi se me paratë e qytetarëve financon dhjetëra portale, përmes të cilave ushtron presion ndaj gjykatësve, prokurorëve dhe oponentëve të tij politik. “Portalet janë të regjistruar në emër të personave të afërt me BDI-në dhe Grubin, ndërsa hapësirat e ministrisë së tij, nuk janë në shërbim të qytetarëve, por shërbejnë si zyre për qendrën mediatike të Grubit. Në vend që ministrinë ta shfrytëzojë në interes të qytetarëve, ai atë e ka shndërruar në kazan propagandistik për të sulmuar me shpifje oponentët politikë”…
Ministri Krenar Lloga, përmes një letre me shkrim kërkon nga Këshilli Gjyqësor për shkak të konfliktit të interesit lirimin e Loreta Gjorgieva nga Komisioni i raportuesve sipas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, theksojnë nga atje, në shkresën e tij drejtuar Këshillit Gjyqësor thekson se, edhe përkundër udhëzimit paraprak për dorëzimin në kohë të materialeve, ato nuk i janë dorëzuar as para dhe as pas mbajtjes së seancës, e cila është mbajtur më 23 nëntor. “Është e palejueshme që Ministri i Drejtësisë të informohet për…
Të punësuarit në administratën e gjykatave dhe prokurorisë, Fondit të Shëndetësisë, si dhe të punësuarit nga zyra e Avokatit të Popullit, në organizim të Sindikatës së Punëtorëve të Administratës dhe gjyqësorit, sot kanë protestuar para Kuvendit. Ата u kanë bërë thirrje deputetëve të të gjitha partive politike, të cilat tashmë kanë propozim për buxhetin e vitit të ardhshëm, që t’i mbështesin kërkesat e tyre për rritje pagash. Kreu i Sindikatës së punëtorëve nga administrata dhe gjyqësori, Tërpe Deanovski tha se bisedimet me Ekzekutivin janë ndërprerë, për shkak të, siç tha ai, “arrogancës së zv/kryeministrit Fatmir Bytyqi. TËRPE DEANOVSKI, KRYETAR I…
Zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska, thotë se kriminelët janë këmbëngulës në mashtrimin e ligjit dhe sistemit, ndërsa korrupsioni ka efekte shkatërruese në jetën e qytetarëve të cilët me të drejtë janë të zhgënjyer nga efektet e dobëta nga luftimi i korrupsionit. Gjatë debatit për Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë, ajo shtoi se në vend mbahen shumë sekrete publike. Sllavica Grkovska “Ne jemi një vend i vogël, me shumë sekrete publike, me shumë pak zgjidhje dhe kjo kontribon në një ndjenjë akoma më të madhe të pafuqisë së qytetarit të thjesht. Vijmë në situata në të cilat ata që…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, nuk heq dorë nga kthimi i monumentit të Andon Lazov-Qoseto, i cili ishte vendosur para kompleksit të gjykatës në kohën e VMRO DPMNE-së dhe i cili ishte hequr nga ish-kryetari Petre Shilegov. Kjo është hera e dytë që Arsovska në një seancë të Këshillit të Qytetit të Shkupit propozon një pikë për kthimin e Qosetos. Dy muaj më parë, kjo pikë ishte në rend dite, por nuk u votua nga këshilltarët. Sipas informacioneve, në seancën e Këshillit, e cila do të mbahet të hënën, me kërkesë të Arsovskës, kjo pikë është futur sërish…
Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar rigjykim të rastit “Talir 2” që ka të bëjë me selinë e VMRO-DPMNE-së. Të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe sekretari i tij partiak Kiril Bozhinovski. Ndërkaq, ndërsa mbrojtja kërkoi që të hiqet akuza dhe të konstatohet vjetërsim absolut i lëndës. Vepra për të cilën akuzohen Gruevski dhe Bozhinovski në janar të këtij viti ka plotësuar kushtet për vjetërsim absolut, ndërsa parashkrimi i saj është vulosur me ndryshimet e fundit në Kodin Penal. Mbrojtja i kërkoi Gjykatës së Apelit që mbi bazën e dispozitave të reja, të hiqet edhe vendimi gjyqësor për konfiskimin e…

