Prokurorja Lençe Ristoska, në seancën e sotme për rastin e financimit të kundërligjshëm të VMRO-DPMNE-së, “Talir” në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka ndryshuar aktakuzën për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal me të cilën vjetërsohet vepra “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar“ të Mile Janakieskit. Siç ka informuar gjykatësi Osman Shabani, Gjykata do të deklarohet për vjetërsimin e veprës penale për të akuzuarin Mile Janakieski në seancën e radhës të caktuar për 11 nëntor, ndërsa më pas do vazhdojë me debatin kryesor në përputhje me dispozitat e Ligjit për procedurë penale. Në këtë rast Janakieski akuzohet edhe për “pastrim parash…
Author: Jeta almakos
Njësia për siguri në komunikacionin rrugpr pranë SPB Shkup, nesër do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm në komunikacion në suaza të provës së përgjithshme për Këshillin e njëzet ministror të OSBE-së, që do të mbahet prej 29 nëntor deri më 1 dhjetor, në QRS “Boris Trajkovski”, kumtoi MPB. Për qarkullim, siç theksoi MPB, do të mbyllen rrugët në vijim: bul.”Ilinden” nga udhëkryqi me bul.”Shën Klimenti i Ohrit” deri tek udhëkryqi me rr.”Lublanska” dhe bul.”* Shtatori” nga udh[kryqi me rr.”Skupi” deri tek udhëkryqi me bul.”Aradhat partizane”. MPB u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë urdhërat që i japin nëpunësit policorë.…
OBRM-PDUKM vazhdon me debatet që i ka zhvilluar gjatë periudhës së kaluar nën titullin “Është e rëndësishme – Platforma për të ardhmen”. Në këtë debat foli edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në pjesën për parimet e ardhshme ekonomike, ku theksoi se gjatë mandatit 4-vjeçar do të investohen rreth 1 miliardë euro ose 250 milionë euro. Ai e akuzoi ashpër Qeverinë për krijimin e politikave. “Nga njëra anë kemi ekstremin që është prezent në Qeverinë e udhëhequr nga LSDM dhe BDI. Një ekstrem që është plotë me paaftësi, me shumë krime, me nënshtrim. Një ekstrem që në 6 vitet e…
Deputeti Skender Rexhepi – Zejdi ka njoftuar se mbrëmë është themeluar dega në Komunën e Çairit e “Lëvizjes Populli”. Ai thotë se do të jenë zëri për të gjitha nevojat dhe shpreast për një Çair ndryshe. “Ju falëminderit përkrahës nga komuna e Çairit, që as koha e vështirë nuk ju ndaloi të na nderoni me prezencën e juaj aq masovike në themelimin e degës së Lëvizjes POPULLI për komunën e Çairit. Nderi juaj është është obligim për mua dhe kryetarin e posazgjedhur të degës, mikun tim Onur Ali, që këtë nder nga ju ta shpërblejmë me premtim që do të…
Qendra tregtare East Gate dje pasdite u evakuua me shpejtësi pasi që ishin ndezur alarmet e zjarrit, përcjell. Nga MPB kanë bërë me dije për MIA bëhet fjalë për djegie të një makine “Reno Laguna” në parkingun nëntokësor të kësaj qendre tregtare dhe se zjarri me shpejtësi është shuar nga sigurimi. Më pas gjendja iu kthye normalitetit. Së fundi kjo qendër tregtare ka qenë pjesë e kronikës së zezë për incidente me armë në ambientet e saj.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të marrë pjesë në një darkë joformale në Këshillin Ministror të shteteve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që mbahet në Shkup më 30 nëntor dhe 1 dhjetor, tha të shtunën ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Më herët është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e një delegacioni rus, ku do të duhet të jetë edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov. Por, për ardhjen e tij të mundshme ende nuk ka konfirmim zyrtar. Më 24 nëntor, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për ta hequr…
Metereologët thonë se Kodra e Diellit me 22 centimetra dhe Dibra me 20 centimetra janë vendet me më shumë të reshura bore në vend, njofton KlanM. Temperaturë më e ulët në vend është shënuar në Kodrën e Diellit me minus 10 gradë Celsius, kurse në Gjevgjeli janë shënuar 4 gradë. Në disa vendbanime, sic njofton KlanM, mbretëron idilë e vërtetë dimërore, kurse shtresa dëbore shënohen edhe në vende më të ulëta. Nëpër rrjete sociale shpërndahen fotografi dhe pamje të shtresës së dëborës që ka kapluar shumë vende. Gjatë 24 orëve të fundit, QMK-ja njofton, se në numrin e urgjencës 112…
Kryetari dhe deputeti i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka theksuar se qeveria aktuale ka zero vizion për ndryshim. “Se kjo qeveri ka ZERO vizion për zhvillim ekonomik, tregon vetë Raporti i Bankës Botërore për vitin që po lëmë pas, ku Maqedonia e Veriut radhitet e fundit në rajon. Banka Botërore publikoi se këtë vit rritje më të lartë kishin Mali i Zi me 4,8 për qind, Shqiperia 3,6 për qind dhe e treta Kosova me 3,2 për qind. Maqedonisë së Veriut ia kaloi edhe Bosnjë e Hercegovina me 2.2 për qind, dhe Serbia me 2.0 për qind, ndërsa vendi ynë…
Partia opozitare maqedonase sërish i bëri thirrje LSDM-së që të inkurajohet për zgjedhje pa qeveri teknike, por edhe pa kryeministër teknik nga radhët e BDI-së. Nga OBRM-PDUKM thonë se qeveria teknike në të kaluarën është treguar si jofunksionale. “Në kohën e qeverisjes teknike, përveç institucioneve jofunksionale, qytetarët nuk marrin asgjë tjetër. BDI është struktura më e kriminalizuar në vend. Nuk ka asnjë zyrtar nga ajo parti që të mos jetë i përfshirë në korrupsion”. “Është turp për vendin që nga radhët e tyre vjen kryeministri teknik. Në Maqedoni mund të ketë zgjedhje pa qeveri teknike dhe pa kryeministër teknik nga…
Zyrtarët e policisë shpëtuan një fëmijë tre vjeçar dhe tre të rritur të bllokuar në teleferikun e Vodnos, përcjell TV21. Sot më (25.11.2023) zyrtarët e policisë kanë shpëtuar katër persona, mes tyre një fëmijë dhe një shtetas gjerman, të cilët për shkak të motit të keq dhe mungesës së energjisë elektrike kanë mbetur të bllokuar në teleferikun e Vodnos, njoftojnë nga MPB. Nga MPB shtojnë se menjëherë pas marrjes së kallëzimit rreth orës 16:00, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime për gjetjen dhe shpëtimin e personave, pas së cilës ata në mënyrë të sigurtë, të shoqëruar nga zyrtarë policorë, zbresin në…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe duke komentuar deklaratëne kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickovski se në Maqedoni nuk ka komuna shqiptare dhe nëse kjonuk u pëlqen le të shkojnë në ato shtete që parapëlqejnë këtë dhe në aspektin emocional se si ndjehe ata mua smë intereson aspak, Snopçe theksoi se VMRO-DMPNE historikisht ata tentojnë që të poentojnë politikisht duke treguar antishqiptarizëm. A ishte Mickovski që deklaroi në gazetën KOHA se nuk është kundër 20% por pastaj doli të jetë kundër, pastaj ne e dimë se kush e organizoi 27 Prillin por ne e gëlltitëm për interesin e qytetarëve por…
Sot në lokalet e odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut u nënshkrua një memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në mes të Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrësisë e përfaqësuar nga u.d.Drejtori Imer Imeri dhe Mendi Qyra Kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore.Me dëshire që te lëvizë gjërat në kahje positive Drejtori i posaemëruar i Agjencisë për Sipërmarrësi z.Imer Imeri me një elan dhe energji të re ,pas konferencës të suksesëshme dy ditore,së bashku me bashkëpuntorin e tij z.Gafurr Zharku ngrehu spirancen drejt Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore për të lëvizë anijen e Biznesit drejt suksesit ,kjo vërtetohet pas takimit që…

