Drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev, ka njoftuar se po ndërmarrin hapa thelbësorë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në fushën e doganave. Bogoev përmendi se dixhitalizimi i Doganave është në një fazë të avancuar dhe se po punojnë në një projekt bashkëpunimi me Doganën Koreane për zbatimin e një sistemi të ri për analizën e rrezikut dhe një magazinë të dhënash. “Pres që në pranverën e vitit të ardhshëm të fillojë implementimi i sistemit të kamerave inteligjente së bashku me softuerin e njohjes së targave, si dhe instalimi i kamerave të trupit që do të ndihmojnë në…
Author: Jeta almakos
Qytetarët në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, Shkup, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thanë se po i vuajnë pasojat e shkallës së lartë të ndotjes gjatë këtij dhjetori. Marko Ivanov tha se sapo ka zbritur në aeroportin e Shkupit nga Holanda është përballur me ajrin e rënduar nga ndotja. “Në momentin që hapen dyert e aeroplanit dhe dilni në aeroportin e Shkupit ndihet ajri rëndë nga grimcat e dëmshme dhe vështirësohet frymëmarrja”, u shpreh ai. Luan Mehmeti tha për REL-in se djali i tij 9 vjeç vuan nga inflamacioni kronik i mushkërive dhe ndotja e ajrit këtë sëmundje…
Pothuajse 2 mijë copë rroba të brenduara, këpucë dhe çanta femrash nga brendet Louis Vuitton, Dior, Montclair, Gucci, Versace, Burberry, Michael Kors dhe markave të tjera të famshme të modës janë sekuestruar nga një ekip mobil i Sektorit për Kontroll dhe Hetime, në një automjeti mallrash të regjistruar për transit në vendkalimin kufitar Deve Bair. Ngarkesa ishte nga Turqia dhe ishte dashur të transportohej në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas vlerësimit, nëse këto produkte shiten si origjinale, vlera e tyre totale në treg do të ishte 19,9 milionë denarë. Kontrolli është kryer pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe dyshimit në deklaratën e…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka njoftuar se nga fillimi i vitit të ardhshëm 2024, drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve ka mundësi të rrisë pagat e punonjësve për 30 përqind. Sipas Shaqirit, kjo është një zgjidhje e problemit të pagave dhe se nuk është kundër asaj që të mos ketë nevojë për paga të larta por, kur dikush dëshiron të bëhet popullor dhe të bllokojë 500 mësimdhënës, kjo nuk është e drejtë. JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKCENËS “Ka një marrëveshje të re kolektive, vendime të reja të Ministrisë së Financave dhe një mënyrë e re…
Maqedonia e Veriut si shtet nuk e ka kaluar mirë as krizën energjetike dhe as atë me furnizimin e ushqimeve. Kështu ka deklaruar Ekonomisti Abil Baush, i cili ishte i ftuar në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Ai tha se shuarja e zjarreve sociale ka filluar që nga pandemia ku janë shpenzuar para madje edhe për restorantet e dasmave. ABIL BAUSH, EKONOMIST “Kjo ishte një çmenduri e madhe dhe erdhëm në një situatë kur këto para filluan të japin presion në ekonominë e shtetit. Dhe neve falë gjithë këtyre e kishim fatkeqësi të kemi edhe krizën energjetike, dhe rritjen e çmimeve…
Ka mbërritur ilaçi shumë i kërkuar Trikafta për pacientët me fibrozë cistike dhe i njejti tani më ndodhet në Klinikën e Fëmijëve. Kështu sot informoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti i cili mbajti një konferencë për media, Qeveri, së bashku me prof. dr. Stojka Fushtiç, e cila është edhe drejtore në klinikë dhe kryetarin e Asociacionit me Fibrozë Cistike, Fiki Gaspar. Mexhiti tha se për shkak të procedurave burokratike që krijuan panikë tek pacientët me fibrozë cistike, revolta e familjarëve dhe të afërmve të tyre ishte e justifikuar. FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË “Ilaçi Trikafta tashmë ndodhet në Klinikën Universitare…
Këshilli i prokurorëve publikë të premten duhet të zgjedhë ushtruesin e detyrës, i cili do ta zëvendësojë prokurorin publik aktual republikan, Lubomir Joveski, të cilit i përfundon mandati të hënën. Ushtruesi i detyrës do të zgjidhet nga radhët e prokurorëve republikanë dhe në këtë pozitë do të jetë deri në zgjedhjen e prokurorit të ri publik republikan për të cilin procedura është në vazhdim. Në shpalljen janë paraqitur tre kandidatë – Lidija Raiçeviq, Fatime Fetai dhe Lupço Kocevski. Ndryshe, në seancën e sotme të Këshillit të prokurorëve publikë, prokurorja nga PTHP NKOK, Lile Stefanova është zgjedhur prokurore në Prokurorinë republikane.…
Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të pabazuar kërkesën për rishikim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup për rastin “Parcelat në Vodno”, të parashtruar nga ish-kryeministri i dënuar Nikolla Gruevski. Këshilli për vepra penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e mbajtur më 20.12.2023 vendosi për kërkesën e parashtruar për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm në lëndën KVP-KOK2-nr.16/ 23, e njohur në opinion si “Parcelat në Vodno”. Këshilli për vepra penale në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi aktgjykim me të cilin kërkesa e…
“Sa i përket energjisë elektrike, nuk do të ketë dhe nuk do të lejojmë ‘shok’ në çmime”, theksoi për MIA kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjitikë (KRRE), Marko Bislimoski. Ai ka paralajmëruar se javën e ardhshme pritet të informojnë publikun për çmimin e energjisë elektrike nga 1 janari i vitit 2024. “Çmimet e energjisë elektrike janë gjithmonë aktuale, në periudhën e kaluar edhe një herë jemi përballur me skenarë negative të ndryshëm, çfarë nënkupton rritja e çmimit, çfarë do të thotë kjo. Ne finalizojmë çmimet në lidhje me tarifat e rrjetit, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Më tej, pasi…
Ekonomisti Abil Baush në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se Maqedonia e Veriut si shtet nuk e ka kaluar mirë as krizën energjetike dhe as atë me furnizimin e ushqimeve. Ai tha se shuarja e zjarreve sociale ka filluar që nga pandemia ku janë shpenzuar para madje edhe për restorantet e dasmave. “Kjo ishte një çmenduri e madhe dhe erdhëm në një situatë kur këto para filluan të japin presion në ekonominë e shtetit. Dhe neve falë gjithë këtyre e kishim fatkeqësi të kemi edhe krizën energjetike, dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe të kemi një inflacion edhe të…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski është i bindur se Sindikata e kontrollit të fluturimeve do të heqë dorë nga paralajmërimi për grevë më 25 dhjetor dhe më 1 janar. Ai thotë se qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse, siç tha, po bëhet gjithçka që të zgjidhet kjo çështje. Sindikata, ndërkaq, me kryesinë e së cilës Boçvarski edhe pati takim, vendimin e fundit do ta sjellë në takimin e caktuar për nesër në mesditë. “Dje pata bisedë mjaft produktive me kryetarin e Sindikatës dhe konsideroj se ishte mjaft i dobishëm. Në takimin e kaluar në tetor, patëm katër…
Shqetësim në BE pas qëndrimit të Beogradit, se nuk do të zbatojë pika të Marrëveshjes së Ohrit që u arrit në kuadër të dialogut me Kosovën. Prishtina i kërkon BE-së të “heqë dorë nga politika e zbutjes së Serbisë”. Letra e autoriteteve serbe drejtuar Bashkimit Evropian, se Serbia nuk do ta njohë de facto Kosovën, ashtu siç i kërkohet, se nuk e respekton integritetin e saj territorial, sikundër nuk do të pajtohet për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat përcjellëse të saj ka ngritur shqetësim në BE. Kjo sepse me të bëhet i qartë moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit,…

