Author: Jeta almakos

Departamenti për shkatërimin e krimit të organizuar dhe serioz në koordinim me policinë kriminale dhe forcat speciale policore dhe policinë e Strugës, nën udhëheqjen e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore kriminalistike, ka zbatuar kaison të koordinuar policor, ku është shkatëruar një grup I organizuar me persona nga Struga, Ohri dhe një shtetas të Shqipërisë, që ishin involvuar në tregtinë e jashtëligjshme me drogë dhe armë. Janë kryer bastisje në 36 lokacione kurse janë privuar nga liria 19 persona – njoftojnë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Rreth 100 infermiere janë larguar nga shtëpitë e shëndetit publik brenda një viti. Kështu flasin të dhënat e Shoqatës së Infermierëve, Teknikëve dhe Akusherëve “Për ne. Një pjesë e këtyre infermierëve kanë gjetur punë jashtë shtetit, ndërsa pjesa tjetër janë punësuar në spitalet private. “Kemi numra jozyrtar sa i përket largimit të infermiereve, vetëm nga një institucion i madh shëndetësor 40 infermiere për një vit janë larguar dhe mos flasim për numrin e përgjithshëm që pas kovidit masivisht u larguan në rajon dhe Evropë, dhe po ashtu kemi largim nga sektori publik në atë privat”, tha Gordana Beshliovska – kryetare…

Lexo më Shumë

Pakoja e re me masa antikrizë do të shqyrtohet në seancën e Qeverisë të martën e javës së ardhshme, paralajmëroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ministrja tha se seanca e Qeverisë është caktuar për të martën dhe se me masat do të përfshihen një numër të madh i qytetarëve dhe sektori privat. “Të martën do të ketë informacion çfarë përmban pakoja e re të masave antikrizë”, tha Trençevska. Sipas paralajmërimeve, në masat antikrizë do të përfshihen kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe pensionistët me pension minimal. Deri në…

Lexo më Shumë

Në Shtëpinë Muze të Nënë Terezës në Shkup sot u promovua libri “Apostulli”, vëllimi i parë i një biografie të re për Fan Nolin, shkruar nga gazetari i mirënjohur, Ilir Ikonomi. Ikonomi thotë se ka punuar për këtë libër prej gati shtatë vjetëve dhe se ky vëllim ka shumë fakte të reja, detaje dhe një këndvështrim të ri. Ikonomi tha se ky është vetëm vëllim i parë i librave për Nolin dhe përqendrohet vetëm në jetën e tij në SHBA. Ai tha se Noli ishte një thesar dhe inovator i madh. Sipas Ikonomit, Nolin, edhe pse prift ortodoks, shkonin në…

Lexo më Shumë

Zëvendësja e kryetarit të Qeverisë përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, paralajmëroi se ka ngritur nismë në Qeveri që të fillohet me ndryshime ligjore të cilat do të pamundësojnë që personat të cilët janë në listën e sanksioneve të SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara të jenë në ndonjë pozitë ose të punësohen në administratë. Në televizionin Sitel, ku sonte ishte mysafire, Gërkovska theksoi se janë të nevojshme ndryshime të cilat do të parashohin se nëse një funksionari, i cili për momentin është në pozitë, i shqiptohet një sanksion i tillë, mandati t’i ndërpritet menjëherë. “Sepse…

Lexo më Shumë

“Numrat që kam unë dhe janë pjesë e matjeve partiake tregojnë qartë se ka vend për rritje dhe qartë tregojnë se OBRM-PDUKM mund të vijë në zgjedhjet e ardhshme dhe të shpresojë në një fitore të tillë, pra me 61 deputetë”. Këtë e tha kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Kanal 5”. Mickoski tregoi se përqindjet e besimit në partinë e tij janë 100 për qind. “Për ne është shumë e rëndësishme të realizojmë synimet tona. Nga ana tjetër, qeveria është ajo që çdo ditë dhe puna e saj është para gjykatës së publikut. Është qeveria ajo…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor sot ka shqyrtuar procedurën disiplinore kundër gjykatësit në Apel, Enver Bexheti i cili me ruajtjen e lëndëve gjyqësore në sirtar ndihmoi që ish drejtorit të policisë sekrete Sasho Mijallkov t’i rigjykohet rasti dhe t’i shpëton burgut. Në vendimin e Këshillit potencohet se ndaj një gjykatësi në Gjykatën e Apelit është shqiptuar masë disiplinore, përkatësisht zvogëlim i rrogës për 20% në gjashtë muajt e ardhshëm. Megjithëse identiteti i tij nuk bëhet i ditur deri në vendimin e plotfuqishëm, Alsat mëson se masa në fjalë është shqiptuar ndaj gjykatësit Enver Bexheti. Vendimi i sotshëm i Këshillit Gjyqësor apo thënë ndryshe…

Lexo më Shumë

Koalicionet parazgjedhore ndërmjet partive shqiptare dhe atyre maqedonase në Maqedoninë e Veriut, gjashtë muaj para zgjedhjeve, mbeten të padefinuara. Partnerët e koalicionit qeverisës Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, thonë se ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar nëse do të garojnë me lista të përbashkëta si koalicion ndëretnik që para zgjedhjeve parlamentare dhe atyre presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm, megjithëse theksojnë se një gjë e tillë ka shumë gjasa të ndodhë. Ndërkohë, partia maqedonase në opozitë, VMRO DPMNE, dhe blloku i partive shqiptare në opozitë, Lidhja Evropiane për Ndryshim, thonë se në zgjedhjet…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rënbdë ka ndodhur një rast tragjik ku djali ka tentuar të vetvritet me mjetë të mprehtë (thikë) më pas ka lënduar nënën, motrën dhe mbesën e tij. Për Tetovasot flet edhe zëdhënsi i policisë, Fatmir Rexhepi i cili konfirmon ngjarjen tragjike. “Sot në ora 11.15 minuta në një fshat të Gostivarit një person 26 vjeçarë me një mjet të mprehtë ëshjtë vetëlënduar më pas ka lënduar nënën e tij 50 vjeçare, motrën e tij 29 vjeçare dhe mbesën e tij të mitur. . Të gjithë janë dërguar në Spitalin e Përgjitshëm të Gostivarit. Sipas informatave të para…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitat Kovaçevski, sot tha se nuk do të ulen pagat e zyrtarëve. Ai shpjegoi se paga të caktuara janë të rregulluara me ligj, prandaj është zgjidhje komplekse. “Për disa nga zyrtarët ka dispozita ligjore që nuk mund të ulet paga. Për shembull, pagat e gjyqtarëve. Në këto pjesë të ligjeve, pjesa e deputetëve është e rregulluar me Ligjin për deputetët, ndërsa deputetët janë mbi ata që i zgjedhin, që është Qeveria, prandaj them se është një zgjidhje komplekse”. “Kjo, në fund të fundit, duhet të sjellë barazi në pagesën e punës në përputhje me përgjegjësitë që ka secili në…

Lexo më Shumë

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Policinë e Berovës është denoncuar një 39-vjeçare me iniciale M.E., pasi siç thuhet, ka sulmuar mësuesen e bijës së saj gjatë mbledhjes prindërore, transmeton TV21. “Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Berovë ka ngritur kallëzim penale kundër M.E.(39) nga Berova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “cenim i sigurisë”. Më datë 13.11.2023 në shkollë fillore në Berovë, gjatë mbledhjes prindërore, e denoncuara ka sulmuar mësuesen”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po zhvillohen intervistat me kandidatët që kanë konkurruar për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Siç mësohet bëhet fjalë për 42 kandidatë, një pjesë e të cilëve janë të njohur si emra në opinionin e gjerë. Pas procesit të përzgjedhjes dhe kompletimit të përbërjes së re, Komisioni pritet të nis me mandat të ri nga shkurti i 2024. Ja lista e emrave:

Lexo më Shumë