Kryetari Boban Stefkovski ka njoftuar për thirrjen publike në faqen e tij zyrtare në Facebook ku ka shkruar:
Thirrje publike për dekorimin më të bukur të Vitit të Ri!
Me rastin e festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve i ftoj banorët e komunës së Gazi Babës që bashkërisht të zbukurojmë hapësirën në të cilën jetojmë dhe punojmë me kontributin tonë në dekorimin e Vitit të Ri.
Për këtë qëllim, komuna ka ndarë çmime në të holla për oborret e dekoruara më bukur, tarracat, hapësirat e përbashkëta para objektit (bashkësia e qiramarrësve), hapësira përballë një subjekti afarist, kopshtet dhe shkollat fillore.
Regjistrimin mund ta beni ne numrat e telefonit 02/3212886; 078/311-317 ose personalisht në sportelin e komunë se Gazi Babës, jo më vonë se 23.12.2023 deri në orën 16:00.
Të dhënat duhet të përmbajnë adresën dhe numrin e telefonit të kontaktit. Një komision nga komuna do t’i vizitojë aplikantët më 25 dhjetor 2023 pas orës 17:00 – ka shkruar Stefkovski.
Linku për postimin; https://www.facebook.com/