Zyra e jashtme për vepra penale Strugë ka dorëzuar kallëzim penal kundër I.K.(33) nga fshati Vevçan, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim” dhe “paraqitje e rrejshme”. I akuzuari ka përgatitur tri dokumente false, një vërtetim të falsifikuar për provimet e kaluara në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip, një licencë të lëshuar nga Oda e mjekëve të RMV-së dhe një vërtetim nga Oda e mjekëve dhe i ka përdorur për punësimi si mjek në ISHP Shtëpia e Shëndetit në Vevçan. Veprën e ka kryer në…
Author: Jeta almakos
Faktin që ka një numër të lartë punëkërkuesish dhe paralelisht pjesa dërrmuese e pozicioneve janë ende të lira, ekspertët e shpjegojnë me mospërputhjen e kërkesës me ofertën, por edhe me shpërnguljen e madhe të fuqisë punëtorë jashtë shtetit, punën në të zezë, por edhe me pagat që nuk kënaqin kërkesat e punonjësve Shumica e vendeve të lira të punës të shpallura nga Agjencia e punësimit gjatë nëntëmujorit të fundit mbeten të paplotësuara, ndonëse mbi 110 mijë qytetarë janë të regjistruar si të papunë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar-shtator 2022 janë shpallur me mijëra vende pune vakante, dhe nuk…
Kërcënime me armë zjarri ndaj një gruaje dhe vajzës së saj nga ana e bashkëshortit është paraqitur në Stacionin Policor të Bit Pazarit në Shkup. Rastin e ka paraqitur motra e gruas së kërcënuar, ndërsa nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit. “Më datë 12.12.2022 në ora 13:30 në Stacionin Policor Bit Pazar, A.Sh (40) nga Shkupi ka raportuar se me datë 12.10.2022 në shtëpinë familjare në rrugën Slavej Planina, S.Sh bashkëshorti i motrës së saj është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar me armë zjarri atë dhe mbesën e saj të…
Edhe përkundër paralajmërimeve për ulje të çmimeve, një gjë e tillë nuk po vërehet në realitet. Për t’ia rikujtuar kryeministrit Kovaçevski se çmimi i bukës nuk është liruar, gazetarët i dhanë një kilogram bukë me faturë fiskale, e cila ishte në vlerë prej 51 denarëve, që është çmim i njëjtë si i një muaji më parë. Duke iu përgjigjur pyetjes, Kovaçevski tha se çmimi i vajit për gatim është ulur, por edhe një pjesë e prodhuesve të bukës i kanë ulur çmimet. Kryeministri informoi se do të ketë takime të reja me odat ekonomike për të parë se sa ato…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Kilian Val, shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Shkup. Nga Qeveria thonë se në takim u përshëndet progresi i Maqedonisë së Veriut, që tregon zhvillimin e demokracisë në vend, fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, që duhet të fillojë nga 1 janari 2023. “Kryeministri Kovaçevski falënderoi OSBE-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si shtet demokratik, tha se Maqedonia e Veriut sot ka media të lira, se ka procese të lira zgjedhore dhe…
Institucionet e Maqedonisë së Veriut duhet të ndërmarrin masa të shpejta dhe efikase për zbardhjen e alarmeve për vendosje të bombave në shkolla, por edhe në objektet tjera në Shkup, pasi kërcënimet e tilla pavarësisht se kanë rezultuar të rreme, paraqesin rrezik për përshkallëzim të situatës, thonë njohësit e çështjeve të sigurisë. Të martën, paralajmërime për vendosje të bombave morën Ministria e Punëve të Jashtme, dy qendra tregtare, disa objekte rezidenciale, stacione policore dhe shumë shkolla të mesme. Këto paralajmërime u bënë nëpërmjet postës elektronike. Kryeministri Dimitar Kovaçevski këto kërcënime i ka quajtur “akte monstruoze” dhe pjesë të luftës kibernetike,…
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq disa herë gjatë ditëve të fundit referuar ngjarjeve në Veri ka thënë se “nuk do të ketë dorëzim”. Rrugës së babait po i shkon edhe i biri. Se nuk ka dorëzim, po e thotë edhe djali i tij, i cili është përfshirë në komentimin e zhvillimeve në veri. Një kërcënim në drejtim të Kosovës e ka dërguar edhe Danilo, “Vuçiqi i vogël”. “Ekziston njëri që do të dorëzohet, e Zoti e di që e njoh edhe një tjetër që nuk do ta bëjë këtë”, ka shkruar Danilo Vuçiq në Instagram nën një foto ku shfaqet…
Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se siguria po cenohet. Jo rrallëherë ndodhë që viktimat të jenë edhe vajzat e mitura. Për një rast të tillë që ka ndodhur në Gllanasellë të Drenasit, Policia Rajonale ka arrestuar një person, i cili u denoncua nga një vajzë 11-vjeçare për sulm seksual. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari e ka puthur e ledhatuar me zor…
Gazetarja nga Kosova Zana Avdiu pasi kritikoi Granit Xhakën në televizionin duket se ka kërkuar mbrojtjen e Policisë së Shtetit pas kërcënimeve të shumta që ka marrë. “Kam marrë shumë mesazhe me kërcënime konkrete ndaj meje dhe familjes sime,”- thotë Avdiu. Ndeshja e Kupës së Botës mes Zvicrës dhe Serbisë ishte kaotike. Pati emocione të jashtëzakonshme kur zviceranët më në fund arritën të fitonin 3–2. Një lojtar që rrëmbeu titujt kryesorë gjatë lojës së ngarkuar ishte Granit Xhaka, i cili u tregoi organin gjenital futbollistëve të Serbisë, gjest që Avdiu e dënoi. “Veprimi i Xhakës është një turp. Është një…
Gazetari Idro Serferi ka thënë se sa i përket situatës në veri të Kosovës, është mjaft e tensionuar dhe se kjo gjë po diskutohet edhe në mediat serbe. Ai ka theksuar se po flitet për një mbyllje totale të kufirit në Jarinjë dhe Bërnjak. “Po të paktën në media duket një situatë mjaft dramatike rreth mbylljes së shkollave dhe situatës që është krijuar në veri. Pra flitet për një mbyllje totale edhe të kufirit në Jarinjë dhe Bërnjak”, ka thënë Seferi në Klan Kosova. “Unë në fakt jam nisur për të shkuar në veri të Kosovës, por jemi detyruar që…
Kryeparlamentari Talat Xhaferi I ka mohuar informacionet se duke shfrytëzuar pozitën e tij ka ndikuar që biri i tij ta jep para kohe provimin e jurisprudencës. “Asnjëherë, askund, askujt nuk I kam bërë presion për cfarëdoqoftë që ka të bëjë me statusin tim dhe të familjes sime” – tha gjatë press-konferencës së përbashkët me homologun nga Kosova Glauk Konjufca, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Reagimi I Xhaferit vjen thuajse një muaj pasi Komisioni Antikorrupsion kishte zbuluar rastin, por nuk kishte mundësi të hap procedurë për shkak se dokumentet për provimin e jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë i ka ruajtur vetëm një vit./KlanMacedonia
OSMANI-AGELER: ME LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT DO TË PËRFORCOHET BASHKËPUNIMI” Në takimin e sotëm në mes shefit të diplomacisë Bujar Osmani dhe ambasadores amerikane në Maqedoninë e Veriut Anxhela Ageler, sërish lufta kundër korrupsionit në vend ka qenë temë e bisedës. Jozyrtarisht mësohet se vizita e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në vend që këtë javë, do të ndodhë pas Vitit të Ri. Këshilltari në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Shole dhe delegacioni ku duhej të ishte edhe emisari I posacëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, kanë anuluar vizitën në Maqedoninë e Veriut. Ambasada amerikane në Shkup…

