Author: Jeta almakos

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 14.12.2022 në ora 17:35 në stacionin policor në Makedonski Brod kanë privuar nga liria 66 vjeçarin D.B nga një fshat në Makedonski. Sipas policisë, pas një zënke me bashkëshorten e tij, 66 vjeçari ka djegur shtëpinë e tij e cila është djegur plotësisht. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë territoriale kundër zjarrit, ndërsa personi D.V është mbajtur në stacion policor. Pas dokumentmit të rastit në koordinim me Prokurorin Publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal për nxitje të zjarrit.

Lexo më Shumë

Mislim Zendeli nga Aleanca për Shqiptarët është solidarizuar me punëtorët e NPK Tetova të cilët sot kanë hyrë në grevë, pasi kanë ngelur pa paga. Zendeli në reagimin e tij kujton se të punësuarit kanë ngelur pa paga, derisa zyrtarëve të Komunës ato nuk u vonohen as edhe një ditë. “Punëtorët e mirëfilltë përsëri ngelin pa pagat e mjerueshme, ndërkohë që atyre që sillen vërdallë nëpër zyra, duke u marrë me djerrakohe, as një ditë nuk u vonohen pagat e majme! Si ishte ajo thënia: “ Nuk mbulohet dielli me shoshë”.”, ka shkruar Zendeli.

Lexo më Shumë

Maqedoninë ndjeu edhe një tërmet me 2.2 ballë. Epiqendra është 19 kilometra nga qyteti i Dellçevës, ndërsa dridhja është regjistruar në thellësi prej 14 kilometrave. Edhe gjatë ditës së djeshme qyteti i Manastirit ndjeu tërmetin që u regjistruar në Greqi. Tërmete sot ka pasur edhe në Greqi edhe në Shqipëri.

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët shprehet se pa asnjë pretekst konkret dhe në mënyrë jo njerëzore, pjestarë të njësitit policor “Tigrat”, ditëve të fundit, kanë rrahur e keqtrajtuar të rinjtë shqiptarë në Shkup, duke u shkaktuar plagë të rënda dhe duke u lënë pasoja afatgjate. “Fatkeqësisht, të gjitha këto rrahje e keqtrajtime përsëriten në vazhdimësi dhe askush nuk jep asnjë sqarim për to. Si në rastin e fundit, ashtu dhe në rastet e tjera, policia nuk ka dëshmuar as veprime të paligjshme, as ndonjë sulm ndaj zyrtarëve policorë, si arsye për këtë sjellje, madje disa raste nuk janë…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO DPMNE-së, partisë më të madhe të opozitës, Hristijan Mickoski, i ka quajtur “komike” deklaratat e zyrtarëve se po bëjnë gjithçka për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Maqedoninë e Veriut. Duke komentuar reagimet e shumta të zyrtarëve të lartë të SHBA-së dhe BE-së për “dështimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit”, Mickoski tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme për përballje me këtë fenomen. Sipas tij, “qeveria aktuale nuk është e interesuar që të ketë shoqëri të shëndoshë dhe shtet pa krim dhe korrupsion”. “Interesante dhe komike duken deklaratat e zyrtarëve të qeverisë kur…

Lexo më Shumë

Tregtarët në tregun me shumicë, të njohur si “Kvantashki”, serish protestuan kundër pronarëve dhe menaxhuesve të këtij tregu. Tregtarët ankohen se vazhdimisht po u vendosen pagesa shtesë, ndërsa kushtet janë të mjerueshme. “Jemi mbledhur në këtë protestë për të treguar se ky treg me shumicë është shndërruar në një arenë reketi nga ana e pronarëve. Pronarët e këtij vendi nuk kanë asnjë rregullore, çmimore apo urdhëresë ku do të dihet se kush sa duhet të paguaj për shfrytëzimin e hapësirës, por përkundrazi pronarët sillen si kauboj duke vendosur çmimore pa kritere dhe pa bazë”, deklaroi Naser Ajdini, tregtar. Tregtarët thonë…

Lexo më Shumë

Edhe pse disa herë Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe kreu i institucionit, Jeton Shaqiri paralajmëruan se mjetet e para për shujtë të subvencionuar, studentët do t’i marrin deri më 15 dhjetor, kjo sot nuk ka ndodhur. MASH i verifikon të dhënat, ndërkaq studentët presin ende përgjigje për aplikacione elektronike në sistemin “e-shërbime” për atë nëse kjo masë financiare u është miratuar, proces i cili duhet të ndodh përpara fillimit të lëshimit të mjeteve, njofton Meta.mk transmeton Portalb.mk. Pas mbarimit të takimit në Kuvend më 14 nëntor, mes përfaqësuesve të Parlamentit Studentor dhe organizatave dhe institucioneve shtetërore, të dyja palët deklaruan se…

Lexo më Shumë

PENDAROVSKI: NUK KA NEVOJË PËR MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË SIGURISË Partia opozitareVMRO DPMNE  kërkon mbledhje urgjente të komisionit për mbrojtje dhe siguri. Ndërkaq, presidenti Pendarovski vlerson se nuk ka nevojë për mbledhjen e këshillit të sigurisë Vmro Dpmne kërkon nga Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski mënjëher të paraqitet në seancën e  Komisionit pët Mbrojtje dhe Siguri të thirrur nga kjo parti për siç thonë nga kjo parti, pa aftësinë e tij për menaxhuar me bombat, në të kundërtën kërkojnë dërëheqeje. ”Menjëherë në Kuvend, së bashku me kolegët tjerë, kam kërkuar seancë urgjente të Komisionit për mbrojtje dhe siguri, të cilës…

Lexo më Shumë

Prej sot Aneta Simeska-Dimovska nuk është më drejtoreshë e Inspektoratit shtetëror të Tregut, përcjell TV21. Vendimin e këtillë e solli dje në mbrëmje Qeveria pa dhënë arsyetim për shkarkimin e saj. Simeska Dimovska, deri të premten dilte me deklarata për mediat në lidhje me kontrollin e çmimeve të larta të produkteve bazë, ndërsa dje u shkarkua nga Qeveria dhe në vendin e saj e emëroi Goran Trajkovskin. E kontaktuan mediat por ajo nuk deshi të prononcohej për arsyet e shkarkimit. Sqarim nuk kishte as qeveria, ndërsa sot kryeministri Dimitar Kovaçevski vetëm tha se “çdo herë ka zgjidhje më të mira…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk kishte asnjë vendim dhe as nevojë për të thirrur hetues në vendin tonë, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për media. Ai sqaroi se vizita e një ekipi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kontrollojnë korrupsionin në vend nuk është me ftesë të vendit tonë, por është rezultat i strategjive të përvijuara të Presidentit të Shteteve të Bashkuara. “Nëse shikoni strategjinë e presidentit të SHBA-së nga viti 2021, renditen rreziqet për shoqërinë, jetën e qytetarëve, si dhe mënyrat se si trajtohet korrupsioni në vendet që ata i konsiderojnë partnerë strategjikë. Në…

Lexo më Shumë

Hekurudhat e RMV-së-Transport në mesditë sërish u bënë me rrymë, pasi sot në mëngjes EVN-ja për shkak të borxhit për fatura të papaguara i shkëputi nga rrjeti objektet e Ndërmarrjes së Hekurudhave në depon në Lisiçe dhe Veles. Informacionin se sërish kanë rrymë e konfirmuan edhe nga Ndërmarrja “Hekurudhat-Transport”, prej ku thonë se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike nuk ka ndikuar mbi ecurinë e komunikacionit hekurudhor. EVN-ja u dha afat disa institucioneve mes të cilave edhe Qendra Klinike, Ndërmarrja “Hekurudhat-Transport” dhe të tjera, që deri më 15 të këtij muaji ta shlyejnë borxhin për rrymë të konsumuar.

Lexo më Shumë

Serbët kanë vendosur një barrikadë të re sot në veri të vendit, në Zubin Potok. Siç raportohet nga mediet kosovare, barrikada e re e përbërë nga dy kamionë është ngritur në një rrugë të kësaj pjese veriore. Banorët e Zubin Potokut kanë thënë se barrikada është vendosur për ta rritur sigurinë e qytetarëve serbë që ndihen të pasigurt nga forcat e Policisë së Kosovës, edhe  policët kosovarë nuk e kanë shkaktuar asnjë incident në veri. Në këtë pjesë ka edhe dy barrikada të tjera të vendosura më herët, në dy fshatra të komunës. Barrikadat në veri janë vendosur në shenjë…

Lexo më Shumë