Nga ora 20:00 e datës 2 janar deri në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm, 3 janar 2023, kompanitë ajrore anuluan 10 fluturime dhe devijuan 3 fluturime, për shkak të uljes së dukshmërisë si pasojë e mjegullës së dendur në luginën e Shkupit.
Sipas rregullave të linjave ajrore për situata të tilla, ata organizojnë transportin dhe akomodimin në hotel për pasagjerët.
Nga TAV Maqedoni thonë se për të gjitha informacionet e mëtejshme në lidhje me marrjen e të drejtave të pasagjerëve, ata i drejtojnë pasagjerët të kontaktojnë kompaninë e tyre ajrore, për kushtet me të cilat kanë rënë dakord kur kanë blerë biletat e avionit.
“Nëse pasagjerët duhet të kërkojnë më tej të drejtat e tyre të pasagjerëve, i drejtojmë që të kontaktojnë Agjencinë e Aviacionit Civil, në ueb faqen e së cilës janë të përcaktuara rregullat dhe kushtet për ushtrimin e tyre: https://www.caa.gov.mk/. Sot nga ora 9 e tutje në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nuk ka fluturime të anuluara”.
Gjithashtu thonë se “nëse kanë nevojë për informacion shtesë, mund të paraqiten në sportelin e informacionit, e cila punon 24/7, si dhe në numrin e telefonit +389 2 3148 333”.