Author: Jeta almakos

Të gjitha fluturimet janë anuluar për shkak të raportimit për një mjet shpërthyes të vendosur në aeroportin e Shkupit. Për momentin po bëhet evakuimi i punonjësve dhe pasagjerëve. Këto ditë, kërcënimet me bomba synojnë institucionet, shkollat fillore dhe të mesme, qendrat tregtare dhe ndërtesat e banimit. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar 49 bomba të vendosura, mes tyre edhe shkollat në Kavadar. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Ish-polici i Kosovës i nacionalitetit serb me inicialet S. T. rreth 50-vjeçar është arrestuar mbrëmë në shtëpinë e tij në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ai është arrestuar për shkak të dyshimeve për krime lufte në rajonin e Vushtrrisë. Sipas këtyre burimeve, i arrestuari është nga fshati Novolan i Vushtrrisë, ndërsa ka shërbyer në Policinë e Kosovës – stacioni Mitrovicë Veriore nga viti 2013 deri para disa ditësh kur ka lënë shërbimin.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e fortë në drejtim të pjesës jugore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 14 deri në 19 gradë celsius. Ditën e shtunë moti pritet të jetë me reshje të shiut, ndërsa ditën e diell do të kemi ulje të temperaturave.

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike sot prej orës 12:30 deri në orën 15:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Vodnjanska”, nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Dr. Pançe Karagjozov” deri në hyrjen kryesore të Qendrës Klinike. Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 12:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Mite Bogevski”. Gjithashtu pa rrymë sot prej orës 9:30 deri në orën 11:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Butelska”, nga udhëkryqi në Radishan deri në rrugën “Butelska” numër 5. Siç informon QMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve…

Lexo më Shumë

Duke marrë parasysh sasinë e madhe të gënjeshtrave që Danella Arsovska i tha në intervistën e turpshme në televizionin Kanal 5, duam të theksojmë: Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për gjendjen psikofizike në të cilën ndodhet kryetarja Arsovska. Besojmë se ka dyshime të bazuara, të cilat janë shfaqur vazhdimisht prej disa muajsh, për aftësinë e saj shëndetësore për të kryer detyrat që i janë besuar. Arsovska e ka për detyrë, duke marrë parasysh pasojat e rënda për banorët e Shkupit që janë shkaktuar nga destruktiviteti dhe kompulsiviteti i saj, t’i ofrojë opinionit provat përkatëse mjekësore që do të tregojnë se ajo…

Lexo më Shumë

Dhuna në familje është një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen dhjetëra raste ku qytetarët përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga familjarët e tyre. Edhe më të rënda bëhen rastet kur viktima janë prindërit, të cilët janë viktima të dhunës nga fëmijët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në familjen e aktorit kosovar Çun Lajçi, i cili po dyshohet se bashkë me gruan e tij kanë qenë viktima të dhunës në familje. Ata po dyshohen se janë kërcënuar me thikë nga djali i tyre 38-vjeçar. Sipas informacioneve të para, i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se do t’i kërkojë KFOR-it kthimin e 1 mijë forcave serbe në Kosovë, nuk duhet të merret seriozisht. Në një intervistë për Euronews Albania, Krasniqi nënvizoi se ky veprim i Vuçiqit, nuk ka vlerë reale dhe se kjo bëhe vetëm për konsum të brendshëm në Serbi e për të rritur nacionalizmin. “Nuk besoj, as që e meriton zoti Vuçiq në këto veprime teatrale që ai i ka zakon, të merret seriozisht. Normalisht, një kërkesë, një veprim i tillë tashmë ka…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, është i ftuari i sonte në emisionin “10 minuta”, tha se studentët do fillojnë të marrin shujtën që u takon. Ai tha se vonesa nuk ka qenë te Ministria e Arsimit dhe Shkencës por te universitet që nuk kanë dorëzuar listat e përpikta me studentët aktivë. Por gjithsesi ministri siguroi se nga java që fillon do të fillojë shpërndarja e shujtës së shtatorit, tetorit dhe kështu me radhë. “Po kontrollojmë se cilat universitet kanë dorëzuar të dhënat për cilët student janë të rregullt apo jo. Pas kësaj, ne do t’i dorëzojmë këto të dhëna në…

Lexo më Shumë

Sot (15.12.2022) në ora 01:45, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup kanë arrestuar shtetasin V.F. nga Shkupi. 23 vjecari pas një zënke ka rrahur dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij 25 vjecare në shtëpinë e tyre në Shkup. MPB njoftoi se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasoj kallëzim penal ndaj personit të dhunshëm.(INA)

Lexo më Shumë

Kovaçevski: Do ta shqyrtojmë problemin pastaj do të realizojmë takim me shoferët Qyteti i Shkupit ka ngritur padi kundër transportuesve privatë të autobusëve “Slloboda prevoz” dhe “Makekspres”, për shkak të dëmit ekonomik të shkaktuar në buxhetin e qytetit. Ata kanë publikuar thirrje ku transportuesit privat mund të aplikojnë për të vozitur. “Nuk ka tema për negociata, sidomos kur jemi nën shantazh.Thirrja e re publike, zgjat 30 ditë dhe për të, ka interes dhe të gjithë transportuesit e interesuar vendas mund të marrin dokumentacionin dhe të aplikojnë”, thonë nga Qyteti i Shkupit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se është i mundshëm…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit theksoi se zbukurimi i qytetit tashmë ka filuar në prag të vitit të ri dhe se nuk do të kushtojë më shumë se 250 mijë euro. “Dëshirojmë të kursejmë mjetet nga buxheti i eyqtearëve për shkak se ata duan edhe realizim të shumë projekteve. Vitin e kaluar, ai buxhet ishte miratuar dhe kishim shumë pak për të ndërhyrë”, tha Arsovska. Ajo shtoi se këtë vit zbukurimet nuk janë blerë nga Bashkia e Shkupit, por do të ketë edhe program për vit të ri. “Mundësuam këtë vit të ketë treg që do të vendoset në qendër…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë edhe sivjet do të ndajë para për gazetat e shtypura në Maqedoninë e Veriut me qëllim që t’i ndihmojë mediat e shtypura. Risia është se sivjet, mediat e shtypura do të marrin më shumë mjete nga viti i kaluar kur 11 gazeta ndanë rreth 500 mijë euro. Në ueb-faqen e Qeverisë është caktuar thirrje publike për mbështetje të mediave të shtypura për vitin 2022, ndërsa afati për paraqitje është shtatë ditë dhe zgjat deri të martën, përkatësisht më 20 dhjetor. Thirrje publike e publikon Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, ndërsa të drejtë për pjesmarrje kanë mediat e…

Lexo më Shumë