Pas dy vite pandemi, viti 2022 ishte viti kur rreth 255.000 nxënës iu kthyen bankave shkollore pa protokollet kundër koronës. Ky vit filloi duke zbatuar programin e ri mësimor sipas Konceptit të vitit 2020, reforma në arsimin e mesëm profesional, humbje të orëve për nxënësit dhe protesta e studentëve. Por pasi dimri i kaluar kishte shifra të larta të të infektuarve me Covid-19 bëri që edhe gjysmë vjetori i dytë të fillojë me vonesë. Edhe pranvera nuk ishte aq pozitive për nxënësit pasi humbje të orëve kishte edhe gjatë kësaj periudhe. Këtë herë ishin mësimdhënësit ata që po protestonin me bojkot të mësimit për shkak të pagave të ulëta. Ashtu siç e la pranvera, ashtu e gjeti vjeshta. Ishin raportimet e rreme për bomba të cilat dërgoheshin në emailat e shkollave bënë që shumë nxënës në shkollat e vendit të humbin orët e mësimit. Mungesa e librave ishte ajo që e kulmoi situatën në arsimin fillor pasi për nxënësit e klasave të para, të dyta, të katërta, të pesta kishte mungesë të librave. Shpërndarja nëpër shkolla filloi në shtator, por në vend të librave, nxënësve ju dhanë materiale mësimore të cilat përmbanin material të detajuar të tremujorit të parë.
Në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet MASH-it dhe SASHKU-t, në shtator mësimdhënësit morën paga më të larta për 15%. Pas 12 ditë (11-28 prill) ndërprerje të mësimit nëpër shkolla si dhe pas negociatave të përditshme me ndërmjetësimin e një pajtuesi, 17 maji ishte dita kur u arrit një marrëveshje përfundimtare për rritjen e pagave. Kërkesa e Sindikatës që e organizoi grevën ishte rritja e menjëhershme e pagave për 18.4%, gjegjësisht respektimi i rritjes së pagës minimale e cila në muajin mars nga 15.200 në 18.000 dinarë. Nga SASHK-u fillimisht u refuzua rritja e pagës për 10% për të punësuarit në institucionet arsimore si dhe kopshtet e fëmijëve, kurse nga anëtarësia e tij nuk u pranua as rritja prej 12% që u ofrua nga Qeveria. Për rritjen prej 15%, ministri Shaqiri tha se është një arritje historike sa i përket rritjes së pagave të mësimdhënësve.
“Rreth 32.500 punonjës, prej tyre 25.000 mësues, marrin motivim shtesë për punë dhe investim personal në përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar. Krahas rritjes së deritanishme prej 21%, mësimdhënësit marrin mbështetjen më të lartë historikisht”, pati deklaruar Shaqiri në një konferencë për media.
Në marrëveshjen e fundit MASH dhe SBASHK-u ranë dakord për nënshkrim edhe të marrëveshjeve të reja të cilat garantonin rritje të vazhdueshme të pagave. Në 2022 u vërejt një përmirësim në arsimin e mesëm profesional, numri i klasave të dyfishta nga 97 në 1.400 nxënës.
Në vitin 2021 ishin 250 kompani të përfshira në këtë projekt, ndërsa në vitin 2022 numri i tyre arriti mbi 400. Progres në forcimin dhe aftësimin profesional u regjistrua edhe nga Komisioni Evropian në raportin vjetor, duke theksuar se shkalla e pjesëmarrësve në këtë lloj arsimi është vazhdimisht në rritje. Krahasuar me vitin 2019 ku kishte vetëm 61.8%, në vitin 2020 u regjistruan 62.1%, përderisa 2021 shënoi rritje më të madhe prej 64%. Komisioni vuri në dukje edhe përfitimet e fushatës “Studioni zgjuar, punoni profesionalisht”, që u bë për promovim të arsimit profesional. Megjithatë, treguan se ligji i ri për arsimin profesional, që thekson mësimin në bazë të punës dhe rolin e qendrave rajonale që do të themelohen në të gjithë vendin ende nuk është miratuar. Ata duhet të ofrojnë trajnime të cilat synojnë nevojat e tregut të punës. Raporti gjithashtu vuri në dukje se kurrikulat e trajnimit profesional janë në shqyrtim që nga 2019, në mënyrë që t’i përshtaten nevojave të tregut të punës, dhe që modernizimi i 3 qendrave për arsim dhe trajnim profesional është penguar nga Kuvendi duke ngadalësuar miratimin e legjislacionit të nevojshëm. Pas dy viteve pandemi, viti 2022 për shkollat kishte përgatitur sfidë të re, përballja me krizën energjetike.
Në fund të shtatorit, KEE i Qeverisë vendosi që shkollat në mbarë vendin të kalojnë nga tregu i lirë në atë të rregulluar, të furnizohen me energji elektrike të subvencionuar, pavarësisht asaj se përgjegjëse për sigurim të arsimit është komuna.
Sipas ministrit Shaqiri në kushte krize lidhja e marrëveshjes me EMV për furnizim me energji, do të krijojë shpenzime më të ulëta në buxhetin komunal dhe shtetëror. Por gati gjysma e shkollave nuk kanë aplikuar për energji të subvencionuar brenda afatit të paraparë, dhe siç njoftoi ministri Bekteshi me çmimet aktuale ata do të paguajnë 400 euro. “Është sjellje e papërgjegjshme e të gjithë atyre që menaxhojnë shkolla, dhe që qëllimisht bëjnë shpenzime shtesë për komunat e që janë para të qytetarëve”, tha Bekteshi. Nëpërmjet protestës para Parlamentit, në nëntor studentët kërkuan kushte më të mira. Shkak ka qenë propozimi i një numër deputetësh që shujta studentore të jetë sipas standardeve të reja që do të reduktonte numrin e përfituesve të kësaj të drejte. Shprehja e pakënaqësisë, nxjerri në dritë edhe probleme tjera, ndër ato edhe ajo e trashëguara ndër vite, gjendja katastrofale në konvikte. Në një takim me ministrin, deputetët dhe përfaqësues kompetentë u dakorduan që shujta studentore të ishte sipas kritereve të vjetra, si dhe që pagesa të bëhet edhe për muajt e vonuar e deri në mars 2023. Parlamenti e miratoi ligjin me procedurë të shkurtuar, i cili parasheh që pagesa deri në mars të jetë 120 denarë. Gjatë ditëve kur organizoheshin protesta, MASH prezantoi planin për rinovim të konvikteve. (koha.mk)